InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Profilet/ Cilat janë fytyrat e reja të një qeverie të Albin Kurtit

6 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Profilet/ Cilat janë fytyrat e reja të një qeverie të Albin Kurtit

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar sot mrat e kandidatëve për anëtarë të qeverisë nga Vetëvendosja nëse ai do të arrijë të krijojë koalicionin aq shumë problematic me LDK-në. Ajo që bie në sy menjëherë është se kurti ka shmangur nga qeverisja emra tradicionalë dhe të vjetër të VV, madje dhe të njohur si besnikë të tij, për të surprizuar me disa figura të reja. Lapsi.al është përpjekur të bëjë disa portrete të shkurtra të tyre për të krijuar një pasqyrë të qeverisë së ardhshme të Vetvendosjes.

Haki Abazi kandidat për zv kryeministër

Haki Abazi, iu bashkau lëvizjes Vetëvendosje si një prurje e re pas ndarjes më të madhe që pati kjo parti kur grupi i drejtuesve kryesorë u larguan për të marrë drejtimin e PSD-së. Në gusht të këtij viti ky inxhinjer, 45 vjeçar i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, dhe George Mason në SHBA, mori edhe tesrën partiake të vetëvendosjes. Ai mbart 20 vite përvojë pune në pozita të larta menaxheriale në organizata të ndryshme ndërkombëtare nëpër shumë vende të botës dhe mbi 1 mijë projekte të realizuara. Tani është duke bërë studime në fushën e Energjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Universitetin e Cumbrias në Britaninë e Madhe. Ai u bë i njohur për publikun shqiptar si pasojë e qëndrimeve dhe analizave që ka mbajtur në media dhe në fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit u rendit shumë lar në listën e Vetëvendosjes me nr 8. Ai u bë gjatë fushatës pjesë e një skandali pasi u përlesh fizikisht një studion televizive të T7 me ish disidentin e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj. Ky baba i tre fëmijve u zgjodh për herë të parë deputet në këto zgjedhje dhe tani mendohet të jetë pretendent për zv kryeministër i dytë pasi njëri nga vendet do ti takojë LDK, së gjithmonë sëse marrëveshja arrihet.

Blerim Reka, kandidat për ministër i jashtëm

Pa dyshim që Blerim Reka do të jetë surpriza më e madhe e një qverie të mundshme Kurti. Pak muaj më parë ai ishte kandidat i shqiptarëve të Maqesonisë për postin e Presidentit të Republikës, në një garë ku u rendit i treti. Por postin shtetëror që nuk e mori dot në Shkup, me sa duket këtij diplomati 60 vjeçar duket se po i’a propozojnë në Prishtinë, sipas modelit të qeverive të rilindjes që ka futur në kabinet shqiptarë nga jashtë kufirit. Blerim Reka ka qenë më parë ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Gjithashtu ka mbajtur pozita këshillimore diplomatike dhe ligjore si Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës për Integrimin në BE. Reka ishte Këshilli Juridik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Ekipit të Ekspertëve për Strategjinë Kombëtare dhe Integrimin në BE. Me sa duket kjo eksperiencë e gjatë e këtij profesori të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës së BE në Universitetin e Evropës Juglindore, e ka joshur Kurtin ti ofrojë atij postin e kryediplomatit, në një periudhë kur marëdhëniet mes Prishtinës dhe Brukselit nuk janë në pikën më të lartë të mundshme.

Albulena Haxhiu, kandidate për ministre e drejtësisë

Albulena Haxhiu, ndoshta ishte emri më i pëërfolur dhe më pak surprizues për ktë post megjithëse ajo do të jetë e para minister e drejtësisë e dënuar më parë për dhunë ndaj institucioneve. Kjo 32 vjeçare, nënë e dy fëmijëve njihet si një nga aktivistet e e hershme të lëvizjes (anatësuar në 2010) dhe nga besniket e Albin Kurtit. Roli i saj në VV u rrit shumë pas ndarjes që pësoi kjo parti dhe vizibiliteti i saj në konferencat për shtyp u rrit ndjeshëm. Megjithëse  Albulena Haxhiu ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës tri mandate radhas. Për dy herë me radhë ajo ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishëm të Kuvendit.
Ajo ka qenë një nga deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me drejtësinë. Po raj është dënuar nga gjykata ëbaku me Albin Kurtin me një vit e 2 muaj burg për hedhjen e gazit lotësjellës në parlament në kohën kur diskutohej marëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Albuena u vu atëhere në qendër të vëmendjes pasi u akuzua se e kishte fshehur gazin lotsjellës në organet e saj gjenitale për të mos u kapur nga rojet e parlamentit.

Në zgjedhjet e 6 tetorit ajo ishte numri 3 i listës, direkt pas Kurtit dhe Konjufcës (kryetar i ri i parlamentit) ndaj dhe kandidatura e saj për minister e drejtësisë nuk përbën ndonjë surprizë.

Arben Vitia kandidat për ministër i drejtësisë

Arben Vitia, është i vetmi i kësaj lëvizje që kërkon bashkimin kombëtar që është diplomuar në Tiranë: për shëndetësi. Ky 44 vjeçar është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE që prej 2010 ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi. Ai ka ushtruar profesionin e mjekut në Mitrovicë dhe më pas qe një nga njerzit e besuar të Albin Kurtit që u dërgua në bashkinë e prishtinës, pasi Shpend Ahmeti e fitoi atë. Ai shërbeu si Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve. Me sa duket kjo eksperiencë po e katapultin atë drejt postit të ministrit të Shëndetësisë.

Besnik Bislimi dhe Rozeta Hajdari për Financat dhe Ekonomnë

Dy figurat më pak të njohura si politikanë por me një CË të pasur në profesionete tyre janë kandidatuarat e Besnik Bislimit si ministër i Financave dhe Rozeta Hajdari tek Ekonomia, i pari ka qene më parë edhe deputet e aktualisht nënkryetar i VV, por ai për arsye personale dhe dorëheqjen nga parlamenti dhe nuk mori pjesë as në garën e fundit elektorale. Ai është diplomuar në fillim të viteve 90 në Kroaci dhe ka mbrojtur doktoratën në universitetin e Freibergut Gjermani për makroekonomi. Ndërsa hajdari ka qenë Kordinatore për arsimin e lartë dhe qeverisjen në Agjensinë austriake të Zhvillimit.

©Lapsi.al

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 22 prill 2026

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com