InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama kapet në gënjeshtër flagrante si aktor/ Mos e humbni videon ku inskenoi ai

7 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Lajme, Të ndryshme
A A

Pak qytetarë në botë e kanë fatin që bashkë më një kryeministër të marrin bonus edhe një showman. Ne shqiptarët kemi Edi Ramën. Dhe ai nuk le rast pa na e vërtetuar këtë. Dje ai shpërndau një video të xhiruar nga një pjestar i stafit të tij, ku dukej sikur merrte live lajmin me telefon se BE i kishte akorduar 15 milionë euro Shqipërisë. Pastaj këtë sihariq kryeministri ia kumtonte këshilltarit të tij Fugës dhe, përmes kësaj bisede, të gjithë shqiptarëve.

Por kjo mis en scene, nuk ka qenë reale, por nje video me regji të paracaktuar që Rama me Fugën e kanë inskenuar vetë.

Që kur e pamë atë në fakt na lindën disa dyshime. Si ishte e mundur që Rama ishte duke u filmuar pikërisht në momentin që atij i dhanë lajmin e mirë? Apo mos vallë ai paguan dikë që  filmon gjatë gjithë kohës, pavarësisht nga gjërat që bën ose thotë?

Në fakt pas këtyre dyshimeve, kemi provën reale se kryeministri ka qenë thjesht duke inskenuar në një kafene të thjeshtë italiane, ku ai ka bërë aktorin, Fuga regjisorin dhe një person i tretë kameramanin. Dhe kjo dallohet duke kqyrur një detaj nga videoja, pikërisht telefonin I Phone të Ramës. Aty duket qartë se ai e mban kot në vesh dhe nuk është duke folur me kërkënd dhe fjalët “thanks, thanks” që shqipton i hedh kot në erë pasi celulari është i mbyllur.

Cila është prova? Po të vërehet me vëmendje xhirimi, celulari i Ramës nuk fiket asnjëherë.

Por I Phone ka një sensor që në momentin kur përdoruesi merr një telefonatë e ndjen afërsinë dhe ekrani bëhet automatikisht i zi në mënyrë që të mos shtypet padashje asnjë tast apo komandë që mund të ndërhyjë në telefonatë. Ndërkohë në video duke që telefoni i Ramës është i ndezur me dritë, gjë që tregon se pas tij nuk ndodhet asnjë bashkëbisedues.

Megjithatë, pavarësisht nga ky mashtrim i vogël kryeministrit, i duhet thënë “Chapeau Artiste”, rolin e luajte shkëlqyeshëm dhe ne e morrëm në mënyrën më të mirë lajmin e dhurimit të 15 milionë eurove./lapsi.al

Të Lidhura

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

TË FUNDIT

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com