Ish-kryeministri Berisha, citon burime të besueshme, sipas tij, se ministri brendshëm Sandër Lleshi ka bërë gati forcat speciale për ti rrëzuar me forcat e bashkisë dhe ministrisë së transportëve disa banesa përgjatë Unazës së Re të Tiranës.
Sipas tij forcat e FNSH po bëhen gati që sonte, për nesër, të prishin në orët e para të mëngjesit disa prej godinave.
“Ndal dhunës, terrorit dhe prishjes së banesave në Unazën e Re!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e oficerit dixhital.
“Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shebmen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe as vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit…”
Kujtojmë se, banorët e Astirit janë në protesta të përditshme prej muajsh në mbrotje të banesave dhe bizneseve të tyre. Në Zonën e Unazës së Re është dhënë alarmi që sonte.