InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD publikon dokumentin: Çmimi i naftës do të rritet, Rama gënjeu qytetarët

14 Korrik, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
PD publikon dokumentin: Çmimi i naftës do të rritet, Rama gënjeu qytetarët

Edmond Spaho, nënkryetari i Partisë Demokratike, është shprehur se kryeministri Edi Rama do të rrisë çmimin  e karburantit.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, theksoi se më këtë rritje të çmimit, miliona euro do të dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Gjatë një dalje për mediat, spahi, publikoi dhe dokumentin, që sipas tij, tregon qartë se Rama gënjeu kur deklaroi se nuk do ketë rritje të çmimit të karburantit.

Deklarata e plotë:

Edi Rama po rrit sërish çmimin e karburantit, duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës. Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetëore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.

Ai dhe ministrja e tij e Financave gënjyen paturpësisht, kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburanteve. Por Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend.

Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para Agjencinë e Edi Ramës, thuhet qartë se “kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor”.

Dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit është prova nga vetë qeveria se ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët dhe i varfëron akoma më shumë. Aktualisht, Shqipëria e ka të rregulluar shumë mirë rezervën e sigurisë së karburanteve, pa kosto të tjera shtesë mbi qytetarët. Këtë gjë e bëjnë kompanitë private prej 20 vjetësh me një praktikë të konsoliduar ligjore. Kjo e bën krijimin e agjencisë së propozuar prej Edi Ramës një vendim puro hajdutëror, që rrit çmimin e karburantit dhe hap rrugën për një tjetër koncesion për klientët e Edi Ramës. Shqipëria është vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë, pasi Edi Rama vendosi 4 vjet më parë edhe taksën e qarkullimit 270 lekë për litër. Kjo ndërhyrje e re e qeverisë për të rritur sërish çmimin nëpërmjet një takse tjetër është goditje direkte për qytetarët, 31 përqind e të cilëve nuk mbyllin dot muajin dhe nuk ushqejne dot plotësisht fëmijët.

Ky është një nga ato vendime për të cilat Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi për herë te parë Shqipërinë si vendin me qeverinë më të korruptuar në Ballkan.

Ajo që na duhet është të largojmë këtë bandë hajdutësh që po thellon çdo ditë e më shumë krizën. Duke larguar këtë qeveri që punon kundër interesit të qytetarëve shqiotarë, ne do t’i hapim rrugë, me zgjedhje të lira e të ndershme, një qeverie që punon për qytetarët. Partia Demokratike e ka gati planin për rimëkëmbjen emergjente të vendit! Ne do të anullojmë që ditën tonë të parë në qeverisje taksën Rama mbi karburantet. Ne do ta ulim me 300 lekë më pak çmimin për çdo litër naftë!

Prioriteti ynë absolut është ekonomia e shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, jo pasurimi i kryeministrit, ministrave dhe disa biznesmenëve pranë tyre! Prandaj, ne jemi të vendosur të shkojmë përpara me betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të patur një qeveri normale, që respekton parimet dhe standardet më të mira europiane për mirëqenien e të gjithë qytetarëve./

Të Lidhura

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026

19 Shkurt, 2026
“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…
Aktualitet

“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…

18 Shkurt, 2026
Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit
Aktualitet

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit

17 Shkurt, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura
Aktualitet

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

17 Shkurt, 2026
Pas krimit u arratis me Range Rover/ Cili është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi
Aktualitet

Pas krimit u arratis me Range Rover/ Cili është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi

16 Shkurt, 2026
Korreshi: Skandal në Spitalin e Lushnjës! Rrezikohet shpërthim nga bombulat e oksigjenit
Aktualitet

Korreshi: Skandal në Spitalin e Lushnjës! Rrezikohet shpërthim nga bombulat e oksigjenit

16 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026

19 Shkurt, 2026

Vatikani nuk pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, reagon Shtëpia e Bardhë
Bota

Vatikani nuk pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, reagon Shtëpia e Bardhë

19 Shkurt, 2026

HOROSKOPI DITOR, 19 shkurt 2026
Horoskopi

HOROSKOPI DITOR, 19 shkurt 2026

19 Shkurt, 2026

“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…
Aktualitet

“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…

18 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com