InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pse klonimi nuk do të përdoret kurrë tek njerëzit

24 Maj, 2019
in Artikuj, Bota
A A
Pse klonimi nuk do të përdoret kurrë tek njerëzit

Nga Kerën Veintraub

Fotoja e dy majmunëve të vegjël të kapur pas njëri-tjetrit, tërhoqi vëmendjen e botës në fillim të vitit të kaluar. Dhe jo vetëm se makakët bisht-gjatë, Zhong Zhong dhe Hua Hua, ishin shumë të lezetshëm, por sepse kishin diçka që i bënte tejet të veçantë: ishin primatët e parë të klonuar.

Asnjë shkencëtar, nuk kishte arritur më herët të bënte një kopje kaq të saktë të kafshëve, që janë shumë të afërt me ne njerëzit në pemën e jetës. Për disa, imazhi ishte një farë ngushëllimi. Shumë kohë përpara se të klonohej delja Dolli, gati 23 vjet më parë, shkrimtarët e zhanrit të fanta-shkencës, imagjinuan ushtritë e klonëve që zhduknin pjesën tjetër të njerëzimit, ose klone të edukuara që ndihmonin paraardhësit e tyre identikë.

Ideja e klonimit është shqetësuese, pasi shkel parimin tonë themelor moral, se të gjithë jemi të ndryshëm, por njëlloj të vlefshëm. Dhe ata që merren me shkencën e klonimit, bien dakord më këtë. Shkencëtarët e shquar të përfshirë në procesin e klonimit, thonë se nuk kanë synuar kurrë të klonojnë ndonjë qenie njerëzore, dhe janë po aq të kujdesshëm ndaj kësaj ideje, sa edhe gjithë të tjerët.

Ata thonë se hulumtimet e tyre në këtë fushë, u shërbejnë qëllimeve të tjera. Për dekada me radhë, studimet mbi klonimin janë ndarë në dy fusha:klonimi riprodhues, kryesisht për të përmirësuar mbarështimin e bagëtive; dhe klonimi terapeutik që synon qelizat, që mund të përdoren për të kuruar sëmundje të ndryshme.

Sot, vetëm një pjesë e vogël e laboratorëve në botë merren me klonimin, dhe përparimet e tjera bëjnë që klonimi të përdoret edhe më pak në të ardhmen, thonë studiuesit. “Njerëzit i kanë qejf këto risi, që duket sikur do ndryshojnë botën, por ka përherë pengesa biologjike, që nuk janë aq të thjeshta për t’u kapërcyer”- thotë Dietrih Egli, asistent profesor i biologjisë së qelizave zhvillimore në Universitetin e Kolumbias, SHBA.

Pra, çfarë i ndalon studiuesit që të nisin të klonojnë njerëzit? Kryesisht disa parime bazike, që ekzistojnë mes njerëzve.“Askush nuk ka sugjeruar realisht ndonjë arsye të fortë mire, për ta bërë këtë”-thotë Robin Louell Beixh, biolog i zhvillimit dhe shkencëtar i qelizave staminale në Institutin Frensis Krik në Londër.

Ekziston një mënyrë shumë më e lehtë për të rikrijuar veten, dhe që nuk ka asnjë problem etik:të kesh një fëmijë. Nëse shpresoni të kopjoni një fëmijë apo bashkëshort që tashmë ka vdekur, apo edhe një kafshë që ju ka ngordhur, klonimi nuk do ta realizojë dot këtë mashtrim. “Nuk do të funksiononte. Madje, do të ishte kundërproduktive, pasi do të ishit me një individ që nuk është i njëjti person, dhe kjo të ishte më traumatike për të gjithë personat e përfshirë”- thotë ai.

Louell Beixh, thotë se ne jemi të gjithë më shumë se sa vetëm një manual udhëzimesh gjenetike, të cilat janë përfshirë në krijimin tonë. Ne jemi të formuar nga mjedisi ynë, që nga dita e konceptimit:Ajo që nënat tona kanë konsumuar gjatë shtatzënisë, viruse nga të cilat janë prekur mund të kenë ndikim, për të mos përmendur cilësinë e prindërimit, apo ngjarjeve që kemi përjetuar gjatë fëmijërisë.

Këtë e ilustrojnë më mirë binjakët identikë. Binjakët kanë shpesh pamje, interesa dhe personalitete të ndryshme, veçanërisht kur rriten. Për më tepër, klonimi do të prodhojë një fëmijë, dhe jo një të rritur. Nëse doni një kopje të bashkëshortit tuaj të vdekur, do të donit sigurisht që ai të ishte sa mosha juaj.

Dhe, Luoell Beixh paralajmëron se papërsosmëritë e klonimit mund të shkaktojnë vuajtje: klonët e porsalindur, ndonjëherë vdesin vetëm pak kohë pas lindjes, dhe të tjerët vdesin para kohe. “Vetëm një pjesë e vogël do të kenë një jetë të lumtur dhe të gjatë”- thekson shkencëtari.

Por klonimi ka qenë, dhe mund të vazhdojë të jetë, i dobishëm për të lindur foshnje të bukura. Teknologjia e klonimit, ka sjellë lindjen e kurave të reja për sëmundje të rralla dhe shkatërruese, thotë Shukhrat Mitalipov, drejtor i Qendrës së Universitetit të Shëndetit dhe Shkencës në Oregon, i specializuar mbi qelizat embrionale dhe terapinë e gjeneve.

Ai ka zbuluar një mënyrë, që parandalon kalimin e sëmundjeve mitokondriale nga nëna tek fëmija. Duke e transferuar bërthamën e njërës prej vezëve të saj, në qelizën e vezëve të një gruaje tjetër (bërthama e të cilës është hequr), ai mund të shmangë të gjitha mitokondritë e dëmtuara, duke parandaluar sëmundjet. Kjo është një teknikë, që sjell një të ashtuquajtur “fëmijë me tre prindër”.

Një teknikë e ngjashme është përdorur në vitet 1990 në SHBA, dhe disa herë në vende të tjera në kurimin e grave që nuk lindin dot. Një “fëmijë me tre prindër” lindi në Meksikë  në vitin 2016 me një teknikë të ngjashme, por djali trashëgoi disa nga AND-ja mitokondriale e dëmtuar e nënës së tij. Por familja nuk pranoi ndjekjen e mëtejshme të rastit, duke shpresuar që fëmija të mos ketë në të ardhmen ndonjë problem shëndetësor.

Për shkak të popullaritetit të teknologjive të tjera, kryesisht të modifimit të AND-së, ka shumë pak fonde në dispozicion për hulumtimet më tejshme mbi klonimin, thotë Egli, dhe akoma më pak mbi fushat ku përfshihen qelizat njerëzore. Por klonimi mund të mbetet më i dobishëm në fushën për të cilën është zhvilluar në fillim:për të përmirësuar mbarështimin e kafshëve.

Shkencëtarët nuk e dinin mjaftueshëm rreth gjenetikës së kafshëve 25 vjet më parë, për të forcuar tiparet që ata dëshironin, dhe për të minimizuar të tjerat, ndaj klonimi i mostrave idealë, u duk sikur ishte rruga që duhej ndjekur. Klonimi përdoret ende për këtë qëllim, sidomos tek kafshët me një vlerë të lartë, siç janë demat.

Discover Magazine – Bota.al

Të Lidhura

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025
Trump nënvizon Nigerinë si ‘vend nën vëzhgim’ për dhunë ndaj të krishterëve
Bota

Trump nënvizon Nigerinë si ‘vend nën vëzhgim’ për dhunë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025
Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj
Bota

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

26 Tetor, 2025
Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë
Bota

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë

14 Tetor, 2025
Trump vuri ultimatum/ Hamasi: Gati të lirojmë pengjet
Bota

Trump vuri ultimatum/ Hamasi: Gati të lirojmë pengjet

4 Tetor, 2025
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë
Aktualitet

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë

11 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 11 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 11 Nëntor 2025

11 Nëntor, 2025

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com