InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“Bindja Demokratike”, Besnik Mustafaj: Dështuan Pashko dhe Imami. Pse PD nuk duhet të shpenzojë energji

29 Prill, 2019
in Artikuj, Opinione, Politikë
A A
“Bindja Demokratike”, Besnik Mustafaj: Dështuan Pashko dhe Imami. Pse PD nuk duhet të shpenzojë energji

Nga Besnik Mustafaj

Ditët e fundit, opinioni ynë publik është njoftuar për krijimin e një partie të re politike. Emri i saj është Bindja Demokratike. Nismëtarët janë të gjithë të ardhur nga Partia Demokratike. Besoj se askush nuk është zënë në befasi nga ky lajm. Është një skizmë e shfaqur dy vjet më parë, saktësisht në maj 2017, kur Partia Demokratike publikoi listat e saj të kandidatëve për deputetë dhe ka ardhur vazhdimisht vetëm duke u acaruar. Por vetëm tani mori formën institucionale të një formacioni politik. Në këtë kuptim, unë mendoj se ky është një lajm i mirë për opinionin publik, sigurisht është një lajm i mirë për nismëtarët, por, e them me bindje se është një lajm i mirë edhe për vetë Partinë Demokratike.

Ky aspekt i fundit ka nevojë për një sqarim të vogël: Kush më shumë e kush më pak, nismëtarët e grupit themelues, me në krye Astrit Patozin, janë të gjithë figura të zëshme për opinionin publik. Gjatë këtyre dy vjetëve, secili veç e veç, ata kanë qenë pjesë e kritizerëve më të rreptë ndaj PD-së. Nganjëherë, madje, edhe më të rreptë se Partia Socialiste. Kritika dukshëm të zhbalancuara krahasuar me shigjetat që lëshonin ndaj Kryeministrit Rama. Nga ana tjetër, PD, si forcë e strukturuar politike, e kishte praktikisht të pamundur të ndërtonte një sjellje adekuate ndaj tyre. Ajo nuk mund të hynte as në polemika me ta, siç nuk mund të hyjë në mënyrë sistematike një parti e madhe politike në polemika me të gjithë individët që e kritikojnë, nuk mundej as të shtronte me ta një rrugë dialogu dhe bashkëpunimi për arsye se ata kishin një kusht të papranueshëm e që ishte largimi i Lulzim Bashës nga kreu i partisë. Bindja ime, nisur vetëm nga interesi publik, qysh në korrik 2017, ka qenë se ata duhej të krijonin partinë e tyre, gjë që ia kam shprehur miqësisht edhe Astrit Patozit, e kam shprehur edhe publikisht.

Ja ku u hodh edhe ky hap vendimtar. Vetëm tani Patozi dhe miqtë e tij kanë mundësi të bëjnë politikë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Deri tani ata vetëm kanë folur për politikën. Dhe kanë folur madje jo gjithmonë me gjakftohtësinë që do të kërkonte një ligjërim serioz politik. Me programin që do ta hartojnë pa vonesë, ma merr mendja dhe me sjelljen e tyre politike në vazhdim, ata duhet të tregojnë sa më shpejt se frymëzimi i tyre nuk është inati kundër Lulzim Bashës, Partisë Demokratike apo qoftë edhe kundër Sali Berishës. Po nuk e arritën këtë perceptim nga ana e publikut, me siguri e them se dështimi i tyre është i sigurt. Kur dështoi Gramoz Pashko e Arben Imami me Aleancën Demokratike apo Genc Pollo e Dashamir Shehi me Partinë e Re Demokratike, nuk shoh arsye pse nuk do të dështonte Astrit Patozi me Bindjen Demokratike. Unë nuk e dëshiroj dështimin e tyre. Dhe aq sa kuptoj unë nga politika, jam i bindur se suksesi i Bindja Demokratike nuk e cenon aspak suksesin e pritshëm e të dëshirueshëm të Partisë Demokratike. Përkundrazi. Dhe ja sepse: përvoja me skizmat e mëparshme më mëson mua se grupet e shkëputura nga PD, për të dalë “shtëpi” më vete, nuk kanë mundur kurrë të marrin me vete pjesë substanciale të elektoratit demokrat. Por, duke u konsumuar në sharje e në denigrim ndaj PD-së, ato e kanë tërhequr, megjithatë, PD-në në polemika të dëmshme, duke i marrë asaj pjesë të energjive politike dhe komunikative, që do të duhej t’i harxhonte në luftën politike me kundërshtarin e vet kryesor që ka qenë dhe është Partia Socialiste.

Kjo është arsyeja parimore pse unë këshilloj që Partia Demokratike si institucion, por edhe çdo demokrat individualisht nuk duhet t’i kushtojnë Bindjes Demokratike vëmendjen që meriton një kundërshtar i rrezikshëm. Shumë, shumë ata duhet të shohin në këtë rast lindjen eventuale të një konkurrence, e cila ka dobinë e vet edhe për një parti të madhe, siç është Partia Demokratike, në qasjen ndaj elektoratit gri, i cili, siç del edhe nga sondazhet serioze, përbën sot më shumë se gjysmën e elektoratit aktiv. Çdo sjellje tjetër nga ana e demokratëve do të nxirrte në pah vetëm një sedër të tepruar, të lënduar e që politikisht nuk do t’i prishte asnjë punë Edi Ramës. Do të jetë kjo forcë e re politike një opozitë fasadë për Edi Ramën apo një opozitë reale, këtë do të mund ta tregojë vetëm Astrit Patozi me bashkëpunëtorët e vet dhe jo ne, demokratët, me fjalët tona. Elektorati gri, i cili nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij për votën, do të gjykojë mbi faktet për të krijuar bindjen e vet, dhe jo mbi denoncimet tona, sado këmbëngulëse të jenë këto denoncime. Meraku im në këtë rast është që Partia Demokratike të mos lodhet kot, ndërkohë që ka përpara sfida shumë të rëndësishme, të cilat kërkojnë nga ajo shumë energji si dhe përmirësim të vizionit dhe të aksionit të asaj të përditshëm politik.
Kjo që po them unë nuk synon aspak një pajtim midis Lulzim Bashës dhe Astrit Patozit. Si demokrat i vjetër dhe si qytetar thellësisht i shqetësuar për gjendjen e rëndë ku e ka katandisur vendin qeverisja e korruptuar e Edi Ramës, unë po përpiqem thjesht të tërheq vëmendjen, sa nuk është vonë, te një e keqe që na ka bërë, pak a shumë, dëm në të shkuarën, duke e shfokusuar gjithsesi luftën tonë politike. Askush nuk e ka monopolin e opozitës, i madh apo i vogël qoftë ai. Aq më tepër në kontekstin e zhvillimeve të sotme. Rëndësinë e vet si opozitar e përcakton secili vetë, me të vërtetat që thotë dhe alternativën që i ofron mbarë shoqërisë. Kjo i nevojitet sot Shqipërisë.

Të Lidhura

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!
Show Biz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

13 Korrik, 2025

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com