InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandal në drejtësi/ Gjokutaj për ‘Partizanin’: Gjykatësja noterizon falsifikimet e SPAK kundër liderit të opozitës

26 Prill, 2025
in Aktualitet
A A
Skandal në drejtësi/ Gjokutaj për ‘Partizanin’: Gjykatësja noterizon falsifikimet e SPAK kundër liderit të opozitës

Manipulim i provave nga ana e prokurorisë, ekspertiza të rreme e të pavlefshme, hetime të orientuara politikisht, shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, janë tiparet dalluese të procesit kundër liderit të opozitës Sali Berisha dhe dhëndrrit të tij, Jamambër Malltezi në çështjen ‘Partizani’, dosje e cila nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar në seancën paraprake, që sipas palës mbrojtëse, gjykatësja e seancës paraprake, ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar pa asnjë hezitim aktet e prokurorisë për të çuar para drejtësisë një çështje të mbushur me falsifikime qe perdoren per te fshehur mungesen e faktit penal.

Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genci Gjoktaj ka theksuar në intervistën e dhënë në SYRI TV, se në këtë proces gjyqësor janë paraqitur prova të pavlefshme dhe të falsifikuara, perfshirë edhe ato të aktakuzës, si dhe kanë kaluar shkelje flagrante të procedurës. Në to përfshihen ekspertiza të falsifikuara ku toka jashtë Tiranes (Yzberisht) jane sjellë nga ekspertë të SPAK në qendër të qytetit, ekspertizat të kryera nga ekspertë të njëanshëm që nuk mund të bënin ekspertizë sipas ligjit, deklarime të rreme të prokurorisë, si deklarimi që toka ishte e shpronësuar nga italianet kur fletoret zyrtare tregonin që ajo ishte e rekuizuar dhe jo e shpronësuar, se klubi Partizani ishte në planin e përhapjes kur dekretet e presidentit tregonin se klubi nuk ka qenë në planin e përhapjes të paktën që prej 2004, se ndryshimin e destinacionit e bëri Berisha kur në fakt e ka Rama dhe SPAK ka refuzuar ta thërrase për ta pyetur, se aktakuza nuk tregon cilat janë veprimet e paligjshme të Berishës apo Malltezit, cila dispozitë ligjore është shkelur prej tyre, kur aktakuza përmban deklarime të rreme dhe shumë aspekte të tjera që avokatët i detajuan në seancën paraprake.

Gjokutaj thotë se gjykatesja kishte detyrimin të deklaronte të pavlefshme aktet që ishin të tilla sipas ligjit dhe t’i kerkonte SPAK saktësimin e akuzës sipas kërkesave ligjore. Por gjykatësja Florela Davidhi veproi si notere e SPAK.
Në këtë kontekst, avokati Gjokutaj akuzon gjyqtaren e çështjes për një veprim të njëanshëm, duke thënë se ajo ka refuzuar kërkesën për të saktësuar akuzën dhe për të eliminuar akte të pavlefshme.


“Nëse kjo dosje është e mbushur me falsifikime, atëherë nuk mund të lejohet që ajo të shkojë në gjyq pa u pastruar nga shkeljet që ndodhen në të”, theksoi Gjokutaj, duke akuzuar gjykatën për përpjekje të qartë për të mbështetur prokurorinë dhe për të vijuar me gjyqin politik nga liderit te opozitës.
Gjokutaj vë në dukje se e njëjta gjyqtare që në këtë proces bën xhelatin e ligjit ka qenë gjyqtare e seancës paraprake të Vangjush Dakos, ku ka vepruar si të ishte avokate mbrojtëse e tij.
Gjokutaj thotë se Vangjush Dako pranoi akuzën dhe kërkoi gjykim të shkurtuar, nuk kundërshtoi ekspertizat e SPAK dhe kërkoi vijimin e gjykimit. Por gjykatësja Davidhi vendosi, pa kërkesë të të akuzuarit, të kthente çështjen në hetim për korrigjimin e ekspertizës, pa e kërkuar asnjë palë.
Ky veprim, sipas avokatit, është një shembull i dyfishtë i përdorimit të drejtësisë për interesa politike, duke favorizuar politikanët e lidhur me qeverinë dhe duke u shkelur ligjin për të sulmuar opozitën.
Gjokutaj thotë se në këtë proces gjyqësor janë të qartë se kjo është një përpjekje e hapur për të ndëshkuar ata që janë pjesë e opozitës dhe që kundërshtojnë regjimin aktual.
“Kjo është drejtësi e politizuar dhe e paaftë për të ofruar një proces të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, theksoi Gjokutaj, duke shtuar se kjo ka shndërruar drejtësinë në një mjet të shantazhit politik.
Sipas tij, nëse këto shkelje të procesit hetimor dhe gjyqësor nuk korrigjohen, do të jetë e pamundur të flitet për një sistem të drejtë dhe të pavarur në Shqipëri.
Avokati Gjokutaj theksoi se kjo çështje të pushohet, pasi sipas tij, mungon fakti penal.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026
Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com