InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK nis hetimet/ Sekuestron dokumentet e tenderit të tunelit të Llogarasë, nis verifikimi ndaj kompanisë “Hill International NV”

22 Prill, 2025
in Aktualitet
A A
SPAK nis hetimet/ Sekuestron dokumentet e tenderit të tunelit të Llogarasë, nis verifikimi ndaj kompanisë “Hill International NV”


Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, ka sekuestruar dokumentet e kompanisë “Hill International NV”, e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është firmosur nga prokurori Dritan Prençi.

Mësohet se ka nisur verifikimi ndaj kompanisë “Hill International NV” dhe kontratave të saj me Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku.

Dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania dhe stafi i angazhuar për ofrimin e shërbimit, po kalohet në “sitë” nga SPAK, ndërsa po analizohen edhe të dhënat mbi të ardhurat, kostot dhe fitimin.

Një hetues i BKH, është angazhuar për veprime hetimore.

Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda për këtë tender, duke akuzuar Belinda Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama për abuzime.

Investigimi i Vetting: Roli i Ballukut dhe ish-vartësit të saj Evis Berberi te tenderi i tunelit të Llogarasë

Në dhjetor 2021, Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.

Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki” eltidi dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “Net-Group”. Dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki” eltidi dhe “Gjeokonsult&CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.

Zv/Kryeministrja Belinda Balluku në Parlament do të shprehej: “Dua të falenderoj të gjithë supervizorët, kompaninë Hill e cila punon këtu prej kohësh dhe siç e kemi thënë, këtu kemi skuadrat e kompanive turke, skuadrat e kompanive shqiptare dhe supervizionin grek të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer. Duket si një forcë ballkanike që po ndërton një tunel që quhet ‘Long Range’, pra këto 6 km dhe ndërkohë dua të falënderoj të gjithë ekipet e ARRSH-së që kanë qenë gjithë kohën këtu në mbështetje dhe kanë mbikëqyrur punimet për të arritur në këtë moment”.

Në deklaratën e saj, në fund të janarit të vitit të kaluar, zv.kryeministrja Belinda Balluku, duke përmendur “Hill Internnacional” për supervizimin, do të anashkalonte kompaninë “Net-Grup” sh.p.k, e cila është në pronësi të Valter Begaj, ish-ortak i ish drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, në kompaninë “DAAM”.

Natën e 13 marsit 2024, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të bastisnin banesat e Evis Berberit dhe Valter Begajt, duke i arrestuar të dy nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.

Ky i fundit, biznesmen dhe ortak me Evis Berberin, është personi kyç që është nën akuzë nga SPAK, pasi ka pastruar paratë e përfituara përmes tenderave të paligjshëm nga ish kreu i ARRSH-së.

Njohjet mes Valter Begajt dhe Evis Berberit janë të hershme, ato datojnë përpara se ish-drejtori i ARRSH-së të ngjiste shkallët në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikes. Me emërimin në krye të ARRSH-së, Evis Berberi do t’i shiste aksionet e kompanisë “DAAM” te Valter Begaj, për 1.7 milionë euro, ndërsa vetë i kishte blerë për 800 euro.

Por Valter Begaj ishte pronar edhe i kompanisë NET-GROUP (ish “B-VAAL ENXHENIERING”), e cila rezulton dhe kompania që ka fituar tendera në mënyrë të paligjshme nga Evis Berberi.

Këto të ardhura transferoheshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas Prokurorisë së Posaçme vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve.

Kompania ‘Net-grup’ në këtë periudhë ka marrë një numër të lartë tenderash, ndërsa SPAK ka listuar vetëm 3 tendera me vlerë rreth 1 milion euro.

Nga informacionet zyrtare bëhet fjalë për tendera të firmosur në një datë, më 18 prill 2022 me vlera 270 mln lekë, 450 milion lekë dhe rreth 400 milion lekë, të cilat koicidojnë edhe me tenderin për mbikëqyrjen e Tunelit të Llogarasë.

Pasi fitoi këto tendera, “NET-GROUP”, përmes transaksioneve, i kalonte të ardhurat tek kompania ‘DAAM’ shpk, që Evis Berberi e zotëronte në mënyrë indirekte. Këto fitime përllogariteshin në vlerën 223 milionë lekë ose gati 2.2 milion euro.

Nga burime konfidenciale, “Vetting” mëson se SPAK ka zgjeruar hetimet, duke vendosur në lupën e investigimit edhe tenderin për supervizimin e punimeve të Tunelit të Llogarasë, që është fituar nga Valter Begaj, miku i Evis Berberit, ish krahu i djathtë i Ballukut.

Më datat 1 dhe 29 dhjetor 2022, me anë të dy akteve normative nr.17 dhe 19, në mënyrë të paprecedentë, në cilësinë e zv/kryeministres, Belinda Balluku do të miratonte ndryshimet në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 5 miliardë lekë ose 50 milionë euro te portofoli i ministrisë që drejtonte vet.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit është konstatuar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara nga Ministria e Financave, por që përgjegjësitë në këtë rast bien edhe mbi zv. kryeministren Balluku. Aq më tepër, kur këto 50 milionë euro janë transferuar te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për projekte si Rruga e Arbrit dhe Tuneli i Llogarasë, të dyja projekte të kompanisë “Gjoka Konstruksion”.

Të Lidhura

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026
Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com