InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Burrështetasit, si Ahmet Zogu kanë vetëm ditëlindje!

9 Prill, 2025
in Aktualitet
A A
Burrështetasit, si Ahmet Zogu kanë vetëm ditëlindje!

Nga Shpetim Axhami, kryetar i PLL

Burrështetasit kanë vetëm ditëlindje, ata mbeten të pavdekshëm falë veprës, përkushtimit të tyre dhe asaj që ata bëjnë për komb dhe për atdhe.
I tillë mbetet NTM Zog I Mbret i Shqiptarëve🇦🇱

Mbretin Zog I, një vizionar shumë dimensional, politikan dhe diplomat, atdhetar dhe patriot nacionalist, që udhëhoqi gjithë jetën e Tij me moton “ATDHEU MBI TË GJITHA.”

Në moshë të re, vetëm 17 vjeç, Ahmet Zogu ishte pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Jetësimi i vendimeve të Kongresit të Lushnjës më 1920, ku filloi institucionalizimi i shtetit shqiptar, “Triumfi i Legalitetit” më 1924 ku u hodhën themelet demokratike të një stabiliteti politik, si dhe shpallja e Mbretërisë Kushtetuese në vitin 1928 – janë etapa të rëndësishme historike të cilat mbajnë emrin e Ahmet Zogut.

Mbreti Zog I bëri më shumë se çdo kryetar e drejtues shteti tjetër që nga Shpallja e Pavarësisë e deri më sot.
Nga deputet, ministër, kryeministër, president, e deri Mbret i Shqiptarëve – Ai solli stabilitet dhe zhvillim, rend e qetësi, bëri shtet institucional të së drejtës ku cilido para ligjit ishte i barabartë, solli hapje drejt perendimit dhe ruajti sovranitetin tonë kombëtar, vlerësoj pronën dhe të drejtën e besimit në një shtet laik dhe të civilizuar duke bërë fiset shtet dhe shtetin komb.

Në vitin 1939, me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, si shumë mbretër të tjerë europianë, me vendim parlamenti u detyrua të largohej nga Shqipëria, por jo nga përkushtimi i Tij ndaj politikës, diplomacisë dhe çështjes kombëtare. Ai kurrë, deri kur, si sot më 9 Prill të vitit 1961 ndërroj jetë, nuk e ndali punën për bashkim kombëtar dhe për një Shqipëri perendimore pa komunizëm.

Në “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, akorduar nga Kryetari i Shtetit, në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, thuhet:
“Figurë madhore dhe qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor dhe europian.
Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit.Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”

Po këtë vit, më 17 nëntor 2012, shteti shqiptar zhvilloi një ceremoni zyrtare për rivarrimin e eshtrave të NMT Zog I, Mbret i Shqiptarëve, në mauzoleun e sapondërtuar të Familjes Mbretërore në Tiranë.
Pas 73 vitesh, Mbretit Zog iu përmbush amaneti për t’u rikthyer në atdhe.

I paharruar qoftë kujtimi i NMT Zog I, Mbret i Shqiptarëve!🇦🇱

Të Lidhura

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë
Aktualitet

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë

12 Mars, 2026
Skandal në Gjirokastër: Polici përdor makinën e shtetit për të rregulluar makinën personale
Aktualitet

Skandal në Gjirokastër: Polici përdor makinën e shtetit për të rregulluar makinën personale

12 Mars, 2026
Arben Malaj, ish ministri socialist: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen, mund të ketë fund të hidhur
Aktualitet

Arben Malaj, ish ministri socialist: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen, mund të ketë fund të hidhur

12 Mars, 2026
Turistët zgjedhin Gjirokastrën, qyteti historik me rritje vizitorësh në 2026
Aktualitet

Turistët zgjedhin Gjirokastrën, qyteti historik me rritje vizitorësh në 2026

11 Mars, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të martë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të martë

10 Mars, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt
Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt

9 Mars, 2026

TË FUNDIT

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë
Bota

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë

13 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026

13 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com