InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Dr. Rovena Vata: “Miti industrial dhe miti i urbanizimit në poezinë shqipe të viteve ’60: rasti i shkrimtarit Ismail Kadare”.

3 Tetor, 2024
in Artikuj
A A
Dr. Rovena Vata: “Miti industrial dhe miti i urbanizimit në poezinë shqipe të viteve ’60: rasti i shkrimtarit Ismail Kadare”.

Në kuadër të 29 Shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe të Ditëve Europiane të Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, organizoi konferencën shkencore: “Dritëhije të regjimit komunist”, e mbajtur më datën 27 shtator 2024, në Tiranë, ku referoi Dr. Rovena Vata-Mikeli (kërkuese shkencore e departamentit të Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë): “Miti industrial dhe miti i urbanizimit në poezinë shqipe të viteve ’60: rasti i shkrimtarit Ismail Kadare”.

Një përmbledhje e shkurtër e kumtesës:
Letërsia shqipe në fillim të viteve ’60 pati një prirje të dukshme për risi dhe novacione, ku poezia ishte gjinia që u prek më së shumti. Si rast konkret në këtë referat do sjellim poezinë e Ismail Kadaresë. Miti i industrializimit dhe i urbanizimit, që mbizotëroi në letërsinë e realizmit socialist prej viteve 1960, e në vijim, u vu re më shumë se kudo tjetër në zgjerimin e figurshmërisë poetike.

Ekzistenca e këtij miti në letërsinë shqipe, bëri që fjalori i saj të pësojë ndryshime të dukshme, ku temat më të përdorura në poezinë e kësaj periudhe ishin: sateliti, shtyllat, sirenat, telat etj, siç vërehen edhe në titujt e disa prej poezive të Kadaresë shkruar në vitet ’60-të, si: “Teknologjia e një poeme”, “Ëndërr industriale”, “Antena”, “Poezia dhe teknika”, etj.

Poema me titull: “Blindazh” përbëhet nga terma tipikë industrialë për kohën që u shkuan, si: autoblinda, alarme, gozhda, armë, kundragaz, atom, kuintalë, bombë, blindazh, rripa meshini, procesverbal, predha, plumb, mitingje, afishe, antenat, tatuazh, neon, reklamë, internet, energji elektrike, diga, hekurudhë, helmetë, shekulli XX, shekulli i shpejtësisë. Ismail Kadare nuk iu kundërvu realizmit socialist në mënyrë teorike, por si në poezi edhe në prozë, ai e kapërceu atë në mënyrë të dukshme.

Të Lidhura

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com