InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mevi Rafuna: Nuk u bë gjithë ajo sakrificë që në liri të jetojmë si arabë

27 Tetor, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Poezi nga libri “Vetërrëfim” i cili u botua me autore Mevi Rafuna

Shkruan: Mevi Rafuna

Arrestimi i disa personave për terrorizëm në Kosovë, kaloi në heshtje. Kjo ndoshta nga frika apo që këto grupe tani janë më të fuqishme sepse ka dekada që kjo idelogji e cila tjetrin që është ndryshe dhe që mendon ndryshe, tenton që në çdo mënyrë ta likuidoj. Si fëmi e mbajë mend, se ne edhe kur i mbanim apo festonim festat fetare çdo gjë ishte në korniza normale,- sepse para së gjithash ishim shqiptarë dhe ndiheshim të tillë. Fill pas luftës më kujtohen dy vajza moderne, me gjinse dhe bluza që kishin jetën përpara dhe nuk shkoi larg ato u konvertuan në këtë frymë, duke vënë shaminë të cilën gjyshet tona,me fanatizëm dikur e kishin larguar. Dhe nuk shkoi shumë larg kur kjo frymë mbuloi gjithë shoqërinë në Kosovë. Nga 95 % shqiptarë tash u bëmë 95%mysliman. Nga një shtet i ri me shumicë shqiptare në Kosovë, u ndërrua termi duke na quajtur shtet i ri me shumicë myslimane në Ballkan. Sa për shpjegim nuk kam asgjë personale ndaj asni feje,mënyra se në çka besoj apo nuk besoj është krejt subjektive që më takon vetëm mua.Por më pengon kur ideologjitë qoftë politike, qoftë fetare marrin kahje dhe shtrihen edhe në hapsirën time dhe në ajrin tim ku frymoj.

Dhe ky degradim filloi me shoqata dhe OJQ të ndryshme të cilat në emrin e humanizmit dhe fesë u shtrien në shoqërinë tonë.Këtu më s’kemi të bëjmë me humanizëm por me biznes; i cili ju shkon përshtati agjendave të ndryshme të cilat me domosdo kërkojnë që Kosovën,ta largojnë nga Përendimi dhe ta pengojnë të rikthehet në origjinën e saj. Unë si nxënëse në gjimnaz dëgjoja një profesor i cili ishte indokrinuar i cili e shfrytëzonte orën e tij mësimore, ta përhapte idologjinë e tij duke sharë dhe mallkuar qafirat që sipas tij e urrenin islamin.

Dhe nuk është vetëm ky profesor, është ai doktor, ai polic, ai artist, ai politikan,ai klerik, ai sportist të cilët profesionin e tyre e shfrytëzojnë që ta përhapin ideologjinë e tyre e cila është në kundërshti me një shoqëri të lirë dhe është në kundërshti me gjithçka që është shqiptare.Shihni se si shumë artistë që dikur i këndonin këngët patriotike kur ishim nën sundim,sot përhapin dhe i janë nënshtruar kësaj ideologjie.Madje tendencat kanë shkuar aq larg dhe për turp saqë luftës në Kosovë dhe Heroin Kombëtar Adem Jashari duan ta paraqesin si një hero që paska luftuar për ideologjinë në të cilën këta thirren.Më pas e kemi me ngulm thirrjen për lejimin e shamisë në shkolla tek të miturat.

Kjo sepse sipas tyre shamia të bënë të moralshme, të devotshme, besimtare ndërsa ne femrat që nuk kemi shami jemi të degjeneruara,jemi lavire e turli të zeze.Kjo sepse kjo ideologji e do femrën të nënshtruar,sllave makina prodhimi dhe objekte për shfryrje epshesh.Shihni më pas se si mediat tona i promovojnë këta persona, duke i ftuar nëpër emisione televizive, duke ju bërë reklamë dhe duke ndihmuar trushpërlarjen masive.Poashtu, Bashkësia Islame e Kosovës me zell e përqafoi këtë ideologji, duke i shërbyer dhe duke e goditur kombin dhe shoqërinë shqiptare dhe vlerat që kishim si komb me shumë fe.

E ç’është me e keqja kjo ideologji përmes shërbëtorëve të saj u lidh me çdo parti politike dhe këtë grupacion e kemi në parlamentin e Kosovës.Një imam i kësaj ideologjie në një video fliste kështu, një mysliman i devotshëm i cili sakrifikohet për ideologjinë e tij, kur të shkoj në xhenet do i gjejë 72 hyrija të virgjëra. Edhe pse bënë seks me hyrijat atyre ju rikthehet virgjinteti me fuqinë e allahut.Dhe është tragjike që kjo video dëgjohet nga aq shumë njerëz. Siç është tragjike që ne për këto vite,për kokë banori nxorrëm aq shumë terroristë që luftuan në Siri dhe shkuan e vrarë atje fëmij të pafajshëm.

Shtrohet pyetja sa jemi të sigurtë si shoqëri nga këto grupe extreme dhe a jemi vërtetë një shtet laik?Kur gjatë këtyre viteve ndërtuam aq shumë xhami dhe nuk kemi një shtëpi opere.Kur nëpër fshatra s’kemi ambulanca por kemi xhami të thata.

Kur thirremi në kauza të huaja por harrojmë kush jemi dhe ku do shkojmë. Dhe a ndihemi shqiptarë kur thirremi se jemi 95% mysliman. A ja vlejti gjithë ajo luftë dhe sakrificë kur sot të rinjët tanë thejnë kokën për kauza të shkretinës .

Dhe sikur t’i njihnim dhe lexonim shkrimtarêt shqiptarë sikur i dëgjojmë me andje imamët degradues dhe përçarës a do ishim ndryshe?

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com