=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“U ankua për dhëndrin dhe të bijën, se ata e rrahin”- Tragjedia e arkitektit që u spiunua nga vjehrra austriake

1 Shtator, 2023
in InfoPress, Të ndryshme
A A
“U ankua për dhëndrin dhe të bijën, se ata e rrahin”- Tragjedia e arkitektit që u spiunua nga vjehrra austriake

Më 31 gusht 1935, lindi në Paris piktori, studiuesi, arkitekti dhe shkrimtari Maks Velo.

Fëmijërinë do ta kalonte në Korçë. Me të mbaruar gjimnazin, Maksi nisi studimet në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Institutit Politeknik. Më pas u specializua për arkitekturë. Në vitin 1960 ka marrë pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë dhe më pas ka punuar pranë byrosë së projektimit të kryeqytetit. Vitet ‘78-‘79 ishin më të vështirët të jetës së tij, pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg.

Ai ka vuajtur dënimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjallërisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera. Velo është autor i një sërë botimesh si “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele” etj. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell material mbi diskutimet në mbledhjen e organizatës së Lidhjes së Shkrimtarëve, ku flitet për Maks Velon.

HISTORIA

Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta më 7 maj 2020, është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes. I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij, ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial. Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90, ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10-vjeçar.

Shumë vite më vonë, ai do të lexonte dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit. Dosja, ka një numër të madh dokumentesh sekrete dhe jo sekrete –aktakuza, ekspertiza, procesverbale të marrjeve në pyetje nga hetues dhe vendime të gjykatës. Maksi e dispononte pjesën më të madhe qysh nga koha e hetuesisë dhe i pati me vete gjatë gjithë kohës së burgut – kalvar, i cili nisi më 14 tetor të vitit 1978. Materialet e arkivit të Sigurimit nuk i kishte e as nuk ishte në dijeni, derisa aplikoi pranë Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit për ta marrë të plotë dosjen e tij. Maksi do të mësonte gjëra që nuk i kishte ditur më parë për dramën e jetës së tij.

Për të vjehrrën, austriakja Gertrudë Buheckes që ishte një nga ato gra të huaja, të cilat u martuan me burra shqiptarë dhe mbetën brenda kufijve gjatë regjimit komunist, Maks Velo ishte borgjez. Po ashtu, do ta cilësonin edhe dhjetëra bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe denoncues të Velos. Në denoncimin e vjehrrës në Sigurimin e Shtetit do të shkruhej: “Sot në datën 4.7.‘75 pata një bisedë në prezencë të punonjësit operativ Gëzim Bejko, me qytetaren Gertrudë Buheckës që banon në rrugën ‘Bajram Curri’ 36/4. Ap.10. Kjo është e vjehrra e Maks Velos që ndiqet nga ana jonë nën p. Paraprak për Agjitacion propagandë. Gertrudë u ankua për dhëndrin e saj si dhe për të bijën, se ata e trajtojnë shumë keq, bile edhe e rrahin. Gertrudë është me kombësi austriake. Ajo duke qarë fliste me një urrejtje të thellë për Maksin dhe familjen etij. Për Maksin ajo thotë se është një njeri hipokrit, egoist, për familjen e tij, ajo është familje aristokrate.

Më ka qëlluar, tha ajo, në ndonjë rast kur kam shkuar në shtëpinë e tyre dhe kam dëgjuar fjalë e së ëmës së Maksit, e cila më thoshte se Maksi im është rritur me çokollata, se ai ka lindur në Paris etj.

Vajza ime, vazhdon më poshtë Gertrudë, qysh se është martuar, nuk ka sjellë asnjë lek në shtëpi, bile dhe tani që ka lindur djalë. Ai është një tip psikopati dhe shumë i ulët në karakter. Tani ka dy ose tre muaj që sjellë vajzën në shtëpi me gjithë djalin, dhe nuk interesohet fare për ta. Do që ta ndajë time bijë, por nuk do që ta padisë në gjyq. Me një fjalë, Maksi është një tip borgjezi që unë nuk gjej fjalë t jua shpjegoj karakterin e tij.

Tani ai më quan mua spiune se kam dorëzuar dy librat e tij, në degën e brendshme, që kanë përmbajtje jo të mira. Unë në të vërtetë kam shpënë dy libra në lidhjen e shkrimtarëve, që më janë dukur jo të mirë dhe jo në degën e brendshme. Nuk di kush mund t’i ketë thënë Maksit për këto. Bile edhe ime bijë po më thotë që po që se do i ndodhe gjë Maksit, dije se kam për të zhdukur. Ime bijë bile më ka goditur mua, ajo është bërë si e lojtur mendsh. Në këtë gjendje atë e solli Maks Velo. Vajza ka rënë në një pesimizëm kaq të madh sa më ha meraku se mos ajo për shkak të Maksit mos kalon në vetëvrasje. Dua që ta bind që ajo të shtrohet në spital, por ajo nuk më bindet mua. I them që ta ndjek Maksin, por ajo përsëri nuk pranon”.

Të Lidhura

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

26 Shtator, 2026
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

26 Shtator, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

26 Shtator, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

VITI JUBILAR/ NGJITET NË DUKAGJIN TRUPORJA E ZOJËS MARI
Aktualitet

VITI JUBILAR/ NGJITET NË DUKAGJIN TRUPORJA E ZOJËS MARI

28 Shtator, 2026

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”
Aktualitet

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”

28 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Aktualitet

Martin Henze kërkon hetime deri te Rama: “Shqipërisë i duhet një fillim i ri politik”

27 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Artikuj

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave

26 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com