InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Jepini fund dominimit të jetës politike nga PS

9 Maj, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Jepini fund dominimit të jetës politike nga PS

Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit, në Shqipëri, janë ndër më të rëndësishmet në historinë e pluralizmit shqiptar.

Pas tetë vitesh, më në fund shqiptarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes një morie kandidatësh për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë.

Kjo është një kthesë e rëndësishme demokratike dhe shqiptarët nuk duhet të humbasin shansin për të votuar për kandidatët dhe partitë e tyre të preferuara. Ky është një shans për njerëzit që t’u dëgjohet zëri. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të shenjtë për të votuar.

Ky është gjithashtu një shans i mirë për t’i dhënë fund dominimit të jetës politike dhe publike në Shqipëri nga Partia Socialiste. PS ka pasur mjaft kohë për të zbatuar vizionin e saj dhe arritjet thjesht lënë për të dëshiruar.

Socialistët e kanë kthyer vendin praktikisht me një sistem njëpartiak. Ata sunduan pothuajse të gjitha bashkitë dhe tani po përdorin burimet shtetërore për fushatën zgjedhore.

Nuk mund të ketë ekonomi të suksesshme, drejtësi të vërtetë, të ardhme të garantuar nën një regjim autokratik. Nuk mund të presësh që t’i bashkohesh familjes së demokracive perëndimore si një sistem njëpartiak.

Pluralizmi dhe rotacioni i pushtetit është thelbësor për një demokraci dhe socialistët e kanë qendruar tashmë mjaft gjatë në fuqi. Tepër pushtet politik dhe shtetëror është grumbulluar vetëm në duart e një njeriu. Tani, vendi ka nevojë për një sinjal të fortë ndryshimi.

Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është vota për grupimin më të madh të opozitës: Koalicionin Bashkë Fitojmë, me në krye ish-Kryeministrin Dr. Sali Berisha dhe ish-Presidentin Ilir Meta. Edhe partitë e tjera opozitare kanë kandidatë të mirë, por ato nuk kanë mundësi që të fitojnë dhe druhem se vota për ta do të shkojë dëm dhe do të ndihmojë socialistët që të fitojnë sërish.

Më e rëndësishmja, kandidatët e koalicioni Bashkë Fitojmë kanë dalë nga zgjedhje primare të stilit amerikan, ndryshe nga të tjerët që janë caktuar nga kryetarët e partive. Ky është një shembull demokracie.

Në 14 maj votoni për kandidatët e popullit, jo për të emëruarit e kryetarëve. Votoni për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tuaj! Votoni për të ardhmen e Shqipërisë. Riktheni demokracinë dhe bëhuni si shembull për mbarë kombin shqiptar.

Më 14 maj votoni për ndryshim! Jepini demokracisë një shans!

Harry Bajraktari është themeluesi dhe botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një udhëheqës dhe filantropist shqiptaro-amerikan. Është nderuar me shumë dekorata, përfshi edhe Urdhërin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale për Merita të Kosovës, dhe Çmimin e Thirrje Presidenciale për të Shërbyer nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com