Palçi, në ritualin e moçëm historiko-festiv!

Nga, Kole BUJA

Ndreajt e Palçit në ritualin e tyre të përvitëshem bashkohen në vëndlindje për kujtuar betejën historike anti Osmane në koder të Palçit, kjo nga fshatrat Palç, Salcë e Brisë, betejë e cila daton me 10 korrik 1910-të, duke triumfuar si fitimtarë brenda disa ditëve.
Takim brezash në çdo vit, ka si qellim kujtesën e përcjelljen e bashkimit, historisë e kulturës për të nderuar emrin e të parëve tanë.
Vitin që shkoi, u nisem që në mëngjes herët, u nisëm në udhëtimin drejt vëndlindjes nga Tirana, Lezha, Shkodra, Kosova etj.
Edhe ne disa shokë vazhuam udhëtimin tonë së bashku me organizatorin e sponsorizuesin e shume aktiviteteve shoqates tonë z. Pashk Preka- kryetar nderi i shoqatës, me z. Ded Uka si më i vjetri ndër ne, por nuk ju mungon aktiviteteve tona, si dhe me komisarin Gjin Gjoli dhe operatorin e festave të Nikaj – Merturit z.Sokol P. Qokaj, i cili do të fiksoj momentet kryesore të ketij eventi që nga udhëtimi.
Pasi u nisem herët në mëngjes
kafen e parë e pime ne Kukes, bash aty ku bashkohet Drini i Bardhe me Drinin e Zi, aty dhe bashkëbiseduam edhe me miq e bashkefshatarë të tjerë që po udhtonin drejt vëndlindjes.
Një pjesë udhëtarëve për vëndin e lindjes kishin arritur një natë më parë, disa për kënaqësinë e flladit të bjeshkës, ndërsa me organizimin e mikpritjes e cermonisë historiko -festive do ishin Besim Mala, Afrim Gjergji së bashku me kryetarin e shoqates Av. Dhimiter Muslia.
Në këtë event festiv erdhi edhe kryetari i shoqatës për Kosovën & n/kryetar i shoqatës Nikaj- Mertur zoti Krist Mula, gjithashtu edhe Gjergj Geci me vllaznitë e Palçit që po udhtonin drejt vëndelindjes.
Ndërsa operatori Sokol Qokaj si ndjekës i aktiviteteve tona flet me respeket për vlerat e Palçit ndër vite duke vlerësuar mesazhet që po përcjellni brezi juaj tek të rinjet, kjo si në asnjë fshat tjeter në zonë e veri, të cilin do ta dekumentojmë nepermjet një reportazhi.
Takimi tjeter ishte në Fierzë, aty ku bashkohen Valbona me Drinin, ku
Ded Uka na flet me nostalgji pasi ka kaluar një pjesë të jetës së tij me familjen, por disa vite si kapiteni i anijes “Labeati“ e cila bënte linjen Fierzë – Koman.
Më pas ndalesa vjen takimi në Koder Markaj te Kryqi i Nikaj-Mertuit i vëndosur nga Pellum Vatnika dhe Vladimir Gecaj, si simbol i unitetit mes ketyre dy fiseve, ketu bashkohet dhe lumi i Merturit me Drinin.
Te kryqi u bashkuam edhe me kryetarin e Shoqates Nikaj-Mertur zotin Gjin Progni se bashku me bashkeshorten e tij Irena Progni që ja shton kenaqesinë udhtimit tonë, edhe Agron Qokaj- sekertari i përgjithshem i shoqates si dhe noteri ynë z.Leke Vatnikaj, të cilët tashmë ju bashkuan festës tonë.
Ne hyrje të fshatit Lekbibaj vjen ndalesa e mirënjohjes në vëndin e pushkatimit nga regjimi komunist të Fete Sadikut dhe Uk Qunit, aty morëm nga një cigare duhani nga Gjin Gjoli si vazhdues i dënjë i ketij trolli.
Në qënder të Lekbibajve ishte takimi me kryetarin e Bashkisë Tropojës z.Rexh Byberi se bashku me stafin e tij, se bashku me grupin e këngëtarve e valltarve të Tropojes, të gjithë për në bjeshkët e Palçit, ku do hapet sezioni turistik për Nikaj-Merturin.
Në qëndren Lekbibaj u bashkuem edhe me vllezerit nga Kosova me Kryetarin z.Krist Mula me vllezërit Gervalla, Gecaj, Gjolaj, Ndreajt dhe shume bashkë krahinas.
Po qershia mbi tortë i ketij takimi ishte pjesmarrja e bashkortës së të ndjerit Jusuf Gervalla, ishte zonja Suzana Gervalla, pasi me propozim të Ndreajve të Palçit, Bashkia e Tropojë e kishte shpallur “Qytetar Nderi”, por edhe rruga që shkojë drejt fshatit tij do mbaj emrin e “Jusuf Gervalla“. Pas një ceromanie zyrtre dhe vëndosjes së pllakatës, udhtimi jonë vazhdoj drejt Bjeshkes te Bujtina e Ugarit, aty ku ishte oeganizuar gjithçka përfekte nga vëllezërit Mala me Ndue e Afrim Gjergji për pritjen e festarve.
Një atmosferë festive që nga mikpritja, muzika, Ugari i mbushur me makina flamuj e këngë e valle.
Fjalen e mirësardhjes e mbajti profesori Kole Buja, ai uroj mirëse’ardhjen por dhe foli për vlerat njerëzore e historike të Palçit, foli për traditat që po trashgohen nga brezi në brez, ky emeri që na bën krenar edhe sot e në përjetësi.
Pastaj fjalën e merr Kryetari i Bashkisë z.Rexh Byberi, ku foli për vlerat e bukuritë e zonës tonë dhe detyrat e bashkisë ndaj kësaj njësie administrative.
Pastaj në emer të keshillit të bashkisë i jep titullin: Qytetar Nderi i Tropojes- Jusuf Gervalla, titull të cilin e mori bashkeshortja e tij znj. Suzana Gervalla.
Në përshendetjen e saj zonja Gërvalla falenderoj keshillin bashkiak Tropojë dhe bashkë krahinasit e pjesmarrsit.
Për jetën e veprimtarinë e Jusuf Gervalla foli kryetari i shoqatës Nikaj – Mertur zoti Gjin Progni, i cili
përshendeti gjithë pjesëmarrësit me besim se takimin i tjeter do ta bejmë në bjeshket e Salcës.
Pastaj kërciti koncerti me këngë e valle Tropojane, fyelli, çiftelia me këngetarë Gjok Mulaj etj, por edhe recitimi i poetit Ndue Vatnikaj befasoi me shumë duartrokitje.
Dreka e organizuar nga Bujtina me Besimin dhe Afrimin, e pasur me ushqimet tracionale, mish ferligu, meze, fli, mjaltë, këngët e pasuar me përshndetjen e z.Kole Malaj – Qytetar Nderi i Tropjës, i cili ja shtoj kënaqësinë ketij takimi.
Në fund erdhi nipi ndër dajë, festimi i ditëlindjes së nipit të Dhimiter e Sokol Muslia, dita e lindjes për Tedi Malaj, djali i Violeta Muslisë – mesueses së përkushtuar që nga shoqeria në aktivitetet tona.
E ku ka me mire se nipi t’a festojnë në keto bjeshke e me dajet, duke i uruar edhe 100 vite te lumtura për Ju nga të gjithë ne!
Gëzuar e shumë urime, 101!
Festa e Palçit në çdo verë,
-Bjeshket tona na shtojnë nderë e burrni,
-Bëhet festë e këndon djelmnia,
-U trashgue në breza historia!