InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

KRYEBASHKIAKU I TROPOJËS, REXHË BYBERI, DËRGON PARATË E KORRUPSIONIT DERI NË AMERIKË!

7 Mars, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
KRYEBASHKIAKU I TROPOJËS, REXHË BYBERI, DËRGON PARATË E KORRUPSIONIT DERI NË AMERIKË!

Nga A. P

KRYEBASHKIAKU I TROPOJES, REXHE BYBERI, DËRGON PARATË E KORRUPSIONIT DERI NË AMERIKË!

***Çfarë bëri McGonigal për Tropojën që ti jepet dekorata nga kryebashkiaku Byberi, apo vetëm si shpërblim për shpikjen e dosjes non grata për Sali Berishen???

Mund të duket një komedi, kur marrim parasysh vendin e vogël që nxë Shqipëria në arenën botërore, por kur bëhet fjalë për korrupsion, vendi ynë na “përfaqëson denjësisht”.

Politikë, lobingje, korrupsion dhe spiunazh. Këto janë ato që ofron historia e ish agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, një histori e denjë për filmat aksion të Hollywood-it, ku përfshihen politika, lobingjet, rrjeti i spiunazhit dhe paratë e korrupsionit.

Charles McGonigal, u arrestua në SHBA pasi akuzohet për bashkëpunim me rusët, deklarim të rremë dhe pastrim të parave të pista.

Drejtësia amerikane konfirmon se një ish agjent i SHIK-ut shqiptar, i quajtur Agron Nezaj, i ka paguar mikut të tij McGonigal plot 225 mijë dollarë në data të ndryshme. Dyshimet janë që këto para janë paguar që ish agjenti i lartë i FBI-së të punojë për të nisur një hetim ndaj lobimeve të Partisë Demokratike në ShBA dhe të ndërhyjë në formulimin e dosjes për shpalljen non grata të ish kryeministrit Sali Berisha.

Pas arrestimit të McGonigal, ka dyshime që janë nën hetim nga institucionet e larta amerikane, jo vetëm kryeministri i vendit, z. Edi Rama, ish agjenti i SHIK-ut shqiptar, z. Agron Nezaj, si miq të afërt me z. McGonigal, por gjithashtu ka indicie që është nën hetim edhe kryebashkiaku socialist i Tropojës, z. Rexh Byberi. Ky i fundit dyshohet të jetë nën hetim nga institucionet amerikane si një ndër financuesit e shumës së parave që i janë dhënë ish-agjentit Charles McGonigal përmes ish-agjentit të SHIK-ut Agron Nezaj, mik i afërt i kryebashkiakut socialist.

Në fakt, kryebashkiaku socialist, në mënyrë të habitshme, pa asnjë fakt konkret të lidhjes së ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, me Tropojën, e ka dekoruar këtë të fundit me titullin “Mirënjohja e Tropojës”, në një event të mbajtur në Tiranë, në muajin Shtator të vitit 2021, nën praninë e figurave të larta lokale dhe qëndrore të Partisë Socialiste, si Damian Gjiknuri. Ky event është reklamuar dhe nga vetë kryebashkiaku socialit, Rexh Byberi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Në Tropojë përflitet shumë që Agron Nezaj, është në fakt personi që ka promovuar si kandidat për kryetar bashkie të Partisë Socialiste, Rexh Byberin, dhe ky i fundit e ka shpërblyer me para atë, para te cilat duket që janë përdorur për të paguar ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, për punën e bërë nga ana e tij në përgatitjen e dosjes kundër ish kryeministrit Berisha dhe nxitjen e hetimeve ndaj Partisë Demokratike.

Por sa para i ka dhënë ish agjenti i SHIK-ut, Agron Nezaj, ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal ? Nga erdhën këto para ? Çfarë pjese të kësaj shume janë paguar nga kryebashkiaku socialist, Rexh Byberi dhe ku e gjeti ky i fundit këtë sasi lekësh me rrogën e një nëpunësi shteti ? Pas arrestimit të Charles McGonigal a do ketë arrestime të tjera ?

Këto dhe shumë pyetje të tjera do marrin përgjigje pas zbardhjes së dëshmive të Charles McGonigal, Agron Nezës dhe shumë dëshmitarëve të tjerë kyç në lidhje me këtë çështje.

Një gjë është e sigurt, hetimet vazhdojnë dhe institucionet e pavarura amerikane e kanë marr shumë seriozisht këtë histori të denjë për filmat aksion. Mbetet të shohim nëse kësaj here do e pësojnë edhe peshqit e mëdhenjë apo do vazhdojmë të mbetemi në rangun e cironkave. Vazhdon…!

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com