InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shembja e ndërtesave 50-vjeçare? Ide e kopjuar nga Moska

3 Mars, 2023
in InfoPress, Lajme, Opinione
A A
𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐞̈𝐧 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐚𝐤𝐭𝟏𝐢𝐯𝐢𝐬𝐭𝐢

Lutfi Dervishi

Nëse do të isha i interesuar për të ndërtuar në Tiranë, problemi më i madh do të ishte gjetja e truallit. Ka pak troje të lira. Shumë pak. Edhe ato pak troje që kanë mbetur kanë një çmim të tillë a thua se po te hapesh një gropë do të dalë naftë!
Një zgjidhje mund të ishte tërmeti. Bie tërmet, godinat marrin disa krisje dhe një komitet ekspertësh e lehtëson punën duke u vënë kryqin godinave. Shpejt e shpejt mbi të “vjetrën” brenda natës lind e “reja”. Rrethim i truallit të ri. Tabelë dhe njoftim për shitje. Okazion.
Tërmetet ende nuk i komandojmë dot, por dimë që nuk ka hall pa derman.
Zgjidhja është para syve. Është fakt se këto vite më shumë godina ka shembur “qeveria” se tërmeti. Pse të mos bëjmë një “tërmet”?
Dhe ky “tërmet” është i bekuar sepse ti mund të parashikosh jo vetëm vendin ku do të bjerë tërmeti, por edhe kohën. Për shembull mund të bjerë në qendër të Tiranës, por jo në periferi, mund të bjerë në Durrës, Vlorë, Fier, Sarandë, por jo në Librazhd, Çorovodë, Maliq etj etj.
Ku do të bjerë saktësisht ky “tërmet”? Saktësisht aty ku ndërtuesi vendos syrin. Trualli lirohet. Kaq e thjeshtë. Eureka!
Si do të bjerë “tërmeti”?
Tërmeti këtë radhë mund të vijë në formën e një projekt-vendimi. Godinat e ndërtuara para 50 viteve do të prishen. Pse? Për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja? Jo, kurrsesi! Godinat prishen sepse nuk plotësojnë kushtet e sigurisë! Jeta e shqiptarit mbi të gjitha. Qeveria përkujdeset për sigurinë, për modernizimin, për standartet perëndimore.
Ndokush, nga ata që kërkojnë qimen në qull mund të pyesë:
Nëse qeveria e ka hallin te siguria:
1. Sa pallate të reja kanë shkallë anësore emergjente?
2. Sa ashensorë kanë kohë pa u inspektuar apo nuk janë inspektuar fare?
3. Pse në flotat e mjeteve të transportit publik (autobuzë urbanë e interurbanë, furgonë etj) janë mjetet më të vjetra?
4. Pse do të inspektojnë ndërtesat dhe jo urat dhe tunelet që janë ndërtuar para 50 vitesh?
5. Po digat e ujëmbledhësve të ndërtuar para 50 viteve?
A është origjinale ideja e shembjes së godinave 50-vjeçare? Jo. Është ide relativisht e re, por jo origjinale. Origjinali është në Moskë. Por në Moskë (më 2017) janë treguar më të sinqertë. Nuk kanë bërë projekt-vendim për sigurinë e godinave. Nuk janë sorollatur me Institutin e Ndërtimit, por thjesht kanë thënë: do t’i prishim godinat 5 katëshe të ndërtuara në kohën e Hrushovit dhe do të ndërtojmë kulla.
Në Moskë nuk thanë që e kemi hallin te siguria e ndërtesave. Aty u bë e qartë se halli ishte te siguria e parave.
Sigurisht te ne halli është te siguria e njerëzve jo te siguria e parave (të pista)!

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com