InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Të ëndërroj demokraci, aq sa të ëndërronte im atë tre dekada më parë

9 Shkurt, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Të ëndërroj demokraci, aq sa të ëndërronte im atë tre dekada më parë

Nga Elsa SULA

Ardhja ime në jetë në pesë vjeҫarin e parë të demokracisë ka qenë shpresëdhënëse për tim atë, sepse kështu kishte ëndërruar se e bija, unë, vajza e parë e familjes do të kem mundësi të jetoj e lirë, në një sistem ku të ëndërrosh nuk është faj dhe kështu shpresëplotë se ҫdo gjë arrihet kur e do diҫka dhe punon për të.

Kjo rrugë drejt ëndrrës, mendimit, fjalës dhe gjykimit të lirë do të quhej demokraci.

Jam shumë e bindur se tim ati demokracia  i ka tingëlluar shumë bukur e me plot ngjyra jete aq  e shëmtuar  më tigëllon mua sot.

Aso kohe një njëzet e shtatë vjeҫar shembull në parimet e vyrtetet e larta njerëzore dhe vetëm një punëtor në kooperative, sepse notat e shkëlqyera të tij nuk arritën të thyenin akullin e komunizmit dhe bursat e mundësitë iu jepeshin të dashurve të sistemit dhe jo atyre që e gjenin rastin nëpër dhëmbë të shprehnin dufin e një sistemi që të zinte frymën që në gjenezë.

E vështirë t’ia shkulim rrënjët një sistemi të tillë , që përpos ҫdo gjëje na la pas në trashëgimi servilizmin dhe lëpirjen ndaj pushtetit, të fortëve dhe drejtuesve ku përballë tyre populli hesht dhe ushtarët e tyre të paaftë dinë vetëm të miratojnë.

Demokraci që të bën për të vjellë  e një e ardhme që  të premton më shumë në tokë të huaj se në tokën amë, sepse të rinjtë duhet të dëgjohen e jo vetëm të përdoren sa për lojëra interesash e ligjesh vetëm të bukurshkurara që nuk do të gjejnë zbatim kurrë në një demokraci të pademokraci.

Rinia e di potecialin që ҫdo pushtet ia adhuron, por duhet dëgjuar që të qëndrojë  e duke qëndruar i shërben familjes, vendit, shoqërisë dhe padyshim pushtetit për ta bërë demokratit, sepse rinia qëndron kur ka përfaqësi në vendimmarrje dhe zëri I dëgjohet, rinia investon në edukim kur e di se ҫdo pozicion pune është një lloj konkursi mes të aftëve dhe fiton aftësia, jo burokracia dhe po ashtu rinia sjell ndryshime me votë, kur e di se vota është vullneti i saj i shenjtë dhe patjetërsueshëm dhe jo mall tregu që shitet e blihet sipas rastit.

Unë njëzet e shtatëvjeҫarja e familjes sot jam pjesë e një sistemi të ngjashëm me tim atë.

Ne jemi dy të rinj të ngjashëm në sisteme të ndryshme me ëndrra të njëjta dhe vite të largëta ku shifrat nuk kanë shërbyer për të sjellë asnjë ndryshim.

Ҫdo ditë përpara syve të mi kalon burokracia, frika për të kundërshtuar padakortësinë me eprorin, mungesa e guximit për të folur për kushtet e këqija në punë, për pagat e ulta, për presionin e propagandës që duhet shpërndarë kudo.

Ҫdo ditë dëgjoj si të aftët flaken nga dyert e institucioneve, sepse me të drejtë e logjikë një i aftë nuk i bashkohet padrejtësive dhe kartoni jeshil në këtë demokracinë pademokraci nuk i besohet në dorë një të afti që funksionon me arsye  dhe vepron sipas kuadrove ligjor të demokracisë, sepse meritokracia funksionon me argumenta.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com