InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Paulo Coelho: Dashuria është një pyll plot me kurthe…

6 Shtator, 2022
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Paulo Coelho: Dashuria është një pyll plot me kurthe…

Dashuria është si një pyll plot me kurthe. Kur do që të shfaqet, ajo lë të duket vetëm dritën e saj dhe na lejon të shquajmë vetëm hijet që krijon ky ndriçim.
“Shiko përreth”, tha ai. “Shtrihemi përtokë, të dëgjojmë të rrahurat e zemrës së planetit.”
“Jo tani”, iu përgjigja. “Nuk kam ndër mend të bëj pis xhaketën që kam veshur.”

Shëtitëm nëpër kodrina të veshura me ullinj. Pas shiut të një dite më parë, në Bilbao dielli i atij mëngjesi më jepte ndjesinë se po jetoja në një ëndërr. Nuk kisha as edhe një palë syze dielli, nuk kisha asgjë me vete, sepse mendoja të kthehesha në Saragozë po atë ditë. M’u desh të flija me një këmishë që ma huajti ai; bleva pastaj një bluzë pambuku afër hotelit, që të laja atë që kisha veshur.

“U mërzite duke më parë me të njëjtën veshje”, i thashë duke qeshur për të parë nëse një argument banal si ky do të më sillte në realitet.
“Jam i lumtur që ti je këtu.”
Nuk kishte folur më për dashurinë që kur më ktheu medaljonin, por dukej në humor të mirë dhe ngjasonte me një tetëmbëdhjetëvjeçar. Ecte bri meje, i zhytur edhe ai në agun e këtij mëngjesi.
“Çfarë do të bësh atje?” e pyeta duke treguar majat e Pirenejve në horizont.
“Përtej atyre maleve është Franca”, u përgjigj ai duke buzëqeshur.
“Di gjeografi. Desha të di përse duhet të shkojmë aq lart.”
Për një copë herë nuk tha asgjë, vetëm buzëqeshi.
“Që ti të shohësh një shtëpi. Mbase të intereson.”
“Nëse ke ndër mend të më shesësh ndonjë shtëpi, harroje. Nuk kam para.”

Për mua ishte e njëjta gjë si të rrija në ndonjë vend të Navarrës, si të shkoja deri në Francë. Sidoqoftë, nuk doja t’i kaloja ditët e festës në Saragozë.

“E sheh?” i thoshte truri im zemrës. “Je e kënaqur që ke pranuar ftesën. Ke ndryshuar dhe nuk e kupton ende.”
Jo, në fakt nuk kisha ndryshuar. Vetëm sa isha çlodhur pak.
“Shikoji këta gurë.”
Ishin të rrumbullakët, pa cepa. Dukeshin si guralecë deti. Dhe deti nuk kishte ardhur kurrë nëpër fushat e Navarrës.
“Këmbët e punëtorëve, të pelegrinëve, të aventurierëve u kanë dhënë këtë formë të gurëve”, tha ai,. “Dhe ato kanë ndyrshuar si vetë udhëtarët.”
“Nga udhëtimet i ke mësuar të gjitha këto?”
“Jo. Nga mrekullitë e Ringjalljes.”
Nuk e kuptova dhe nuk desha që ai ta thellonte këtë argument. Isha e zhytur në diell, në fushë, në malet e horizontit.
“Ku po shkojmë tani?, e pyeta.
“Asgjëkundi. Po i gëzohemi këtij mëngjesi, diellit, peisazhit. Kemi për të bërë një udhëtim të gjatë në makinë.”
Pas një mëdyshjeje, ai më pyeti:
“E ke ruajtur medaljonin?”
“Po”, iu përgjigja dhe fillova të eci me hap më të shpejtë. Nuk doja ta prekte këtë çështje, do të na e prishte gëzimin dhe lirinë e këtij mëngjesi.

Dikur, u shfaq një vendbanim. I ngjajshëm me qytetet mesjetare, ndodhej në majën e një kodre dhe unë, nga larg, mund të shikoja kambanoren e kishës dhe rrënojat e një kështjelle.

“Do të shkojmë deri atje lart?” e pyeta.
Ai ishte në mëdyshje, por më në fund tha po.
Gjatë rrugës, gjetëm një kishëz ku unë desha të hyja.
Nuk isha më e zonja të lutesha, por qetësia e kishave më qetëson gjithmonë.
“Mos u ndiej fajtore”, thashë me vete.”Nëse ai është i dashuruar, ky është problemi i tij.”
Më kishte pyetur për medaljonin. E dija që donte ta vazhdonte bisedën e barit. Por, në të njëjtën kohë, kishte frikë të dëgjonte atë që nuk dëshironte, prandaj nuk e çonte më tej bisedën dhe nuk e prekte këtë temë.
Ka mundësi që më donte vërtet. Por a do të mundnim ta shndërronim këtë dashuri në diçka të ndryshme, më të thellë.
“Qesharake”, mendova . “Po a ka gjë më të thellë se dashuria. Në rrëfimet e fëmijërisë, princeshat puthnin thithëlopën, që transformohet në princ. Në jetën reale, princeshat puthin princërit dhe këta shndërrohën në thithëlopa.”

*Shkëputur nga romani i Paulo Coelho: “Buzë Lumit Piedra u ula dhe qava“

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com