InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shqipëria përsëri shënjestër e Fake News-ve Ruse

17 Korrik, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Shqipëria përsëri shënjestër e Fake News-ve Ruse

Nga Florion Metohu

Ditët e fundit po qarkullon një video e një makinë me targa shqiptare, duke pretenduar që është filmuar në Ukrainë, me anë të së cilës po bëhet kontrabandë e sistemeve anti-tank amerikan dhe britanik.

Targat shqiptare të makinës “AA 851 EE”, dyshohet të jenë të vjedhura në vendin tonë apo të falsifikuara, pasi ato rezultojnë se i përkasin një mjeti tip “Mercedes”, ndërsa në video shfaqen në një “Volksëagen”.

Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë lajme të tilla. Në fakt, portalet serbe www.srbin.info dhe www.sb.by kanë publikuar lajme mbi përfshirjen e shqiptarëve në kontrabandën e armëve anti-tank që prej mesit të muajit qershor, duke ju referuar deklaratave të ministrit të jashtëm rus Lavrov.

Po, është e vërtetë që Shqipëria do pajiset me armët amerikane anti-tank Javelin, por kjo do ndodhi pas firmosjes e një kontrate blerje nga ana e qeverisë tonë, të bërë publike në datën 21 maj nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.

Me shumë mundësi kjo s’i ka pëlqyer Moskës, duke harruar që rritja e shpenzimeve ushtarake, që po ndodh në të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, janë rezultat i rikthimit të luftës territor – grabitës në Europë, pas shumë dekadash, pikërisht nga vetë Rusia.

Nuk është hera e parë që vendi jonë, si dhe Kosova, janë shndërruar në objektiv i propagandës dhe dezinformimit rus, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës. Në 18 qershor ambasada ruse në Shqipëri do të publikonte një tabelë të ministrisë së mbrojtjes të vendit të tyre, me numrin e pretenduar të mercenarëve të huaj, që sipas saj, janë duke luftuar në Ukrainë. Nga ajo listë, sipas Moskës, 150 ishin shqiptar dhe 156 kosovar.

Ministria jonë e Jashtme i mohoi kategorikisht keto akuza dhe thirri ambasadorin rus, duke i dorëzuar një note proteste dhe duke kërkuar prova mbi këto akuza, prova të cilat nuk janë publikuar asnjëherë.

Ndoshta pala shqiptare duhet të ngerë më shumë zërin, si nga ana mediatike ashtu edhe në kontaktet zyrtare me palën ruse, për të luftuar propagandën dezinformuese.

Akuzat për përfshirjen e mercenarëve shqiptar dhe kosovar datojnë që në 18 shkurt kur Sergei Lavrov do të deklaronte se po rekrutoheshin për tu dërguar në Donbas të Ukrainës.

Një deklaratë që do të merrte një përgjigje dhe nga presidenti Ilir Meta, i cili do i përkufizonte akuza të tilla: “Mund të jetë ndikuar nga dezinformacionet në mediat e ndryshme dhe në rastin më të keqe një shpikje propagandistike sikur vendet tona përbëjnë një rrezik apo një tendencë të caktuar ndaj Rusisë, gjë që nuk është e vërtetë”.

Nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja se pse Shqipëria është objektiv i propagandës dhe dezinformimit rus. Roli aktiv që vendi jonë po luan, si anëtare e përkohëshmë e Këshillit të Sigurimit në OKB krahë aleatëve tanë, në rezolutat dhe iniciativat e ndryshme që dënojnë pushtimin që Kremlini po kryen ndaj Ukrainës, duket se ka ngacmuar nje nerv të zbuluar në Moskë.

Edhe pse nuk ua mbyllëm derën turistëve rus, ndryshe nga sa bënë shumë shtete të tjera, territori jonë po shndërrohet në një hapësirë shumë të rendësishme në planet strategjiko – operacionale të NATO-s.
Investimet që aleanca po bën në aeroportin ushtarak të Kuçovës, si dhe mundësia e investimeve të tjera në ish portin sovietik të Pash Alimanit apo porteve të tjera, do ta transformoj Shqipërinë në një fortes të Aleancës në Ballkanin Perëndimor dhe spirancë të stabilitet në një hapësirë ku Rusia, historikisht, ka pasur një influencë të madhe.

Nxitja dhe mbajtja gjallë e konflikteve në rajon, sidomos ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe fraksioneve në Bosnje – Hercegovinë, është një nga mënyrat e pengimit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në kampin euro – atlantik dhe rrjedhimisht zvogëlimit të influences ruse.

Mjetet që Moska përdor janë të shumta dhe nje nga më efikaset është propaganda dhe dezinformimi.

Të Lidhura

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025

TË FUNDIT

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025

Vijojnë temperaturat e larta në vendin tonë, vlera maksimale regjistrohet në këtë qark
Aktualitet

Vijojnë temperaturat e larta në vendin tonë, vlera maksimale regjistrohet në këtë qark

13 Qershor, 2025

U fut të shpëtonte djalin, u mbyt edhe e ëma! DETAJE nga ngjarja TRAGJIKE
Aktualitet

U fut të shpëtonte djalin, u mbyt edhe e ëma! DETAJE nga ngjarja TRAGJIKE

13 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës së sotme, e premte 13 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës së sotme, e premte 13 qershor 2025

13 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com