InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Lërini disa fjalë brenda mureve të shtëpisë, është më e mirë kjo, se të vrisni “nderin” që kërkoni ta fitoni në portale e lajme ku keni vjell gjithë moralin e shoqërisë.

29 Maj, 2022
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Lërini disa fjalë brenda mureve të shtëpisë, është më e mirë kjo, se të vrisni “nderin” që kërkoni ta fitoni në portale e lajme ku keni vjell gjithë moralin e shoqërisë.

Muret kanë veshë, por nuk kanë gjuhë të flasin, se nëse do të flisnin sot shumë gjëra mund të ishin ndryshe, por lërini disa fjalë brenda mureve të shtëpisë, është më e mirë kjo, se të vrisni “nderin” që kërkoni ta fitoni në portale e lajme ku keni vjell gjithë moralin e shoqërisë.

Nga Elsa Sula

Këto kohë që po jetojmë duken se nuk janë asgjë më shumë se një plus në kalendare, nuk janë më shumë se një e shkuar e vakët, e zbehtë, e trishtë. Nuk janë më shumë se dhembje apo trishtim që vret botën e nuk qan vetëm syri.

Këto vite dashje padashje janë luftë për egzistencë, luftë për të mbijetuar.
Janë dashuria për drejtësinë që e ka bazën tek frika e vuajtjes nga padrejtësia.
A ka qenie më të pambrojtur se vajzat?!
A ka njerëz më të vuajtur se gratë?!
Askush!

Askush nuk flet kur të gjithë duhet të flasin, zgjidhet të heshtet, sepse nuk njohin drejtësi edhe pse në heshtje e admirojnë atë.
I frikësohen më të madhes frikë dhe pikërisht ajo po ndodh.
Sa nëpër vite shkuar e të tjerë që po vijnë do e mbajnë mbi shpatulla si viganë peshën më të rëndë të shoqërisë, frikën e vuajtjes nga padrejtësia.
Miliona faktorë të jashtëm i bëjnë të ndjejnë, mendojnë, vepronjë ndryshe e po ndryshe të flasin.

Turp!
Turp se si vajzat dhe gratë janë në shënjestër, e me gabimin më të vogël pushtojnë portalet. A kjo qenka më e rëndësishmja në këtë vend, të të bëjnë lajm sipas interesave.

Është padrejtësi të kërkosh të drejtën aty, ku drejtësia ka rënë në gjumë të fundit, e zor se do të zgjohet.
Aty ku aftësia për të vepruar ka vdekur.
…
Aty ku edhe të ëndërrosh do të quhet e padrejtë. Edhe të frymosh është e padrejtë.
Ku ëndrrat do të shiten e të blihen si të ishin mall tregu dhe vajzat viktimë e vetëgjunjëzuar para forcës për të thënë mjaft.

Padrejtësi në drejtësi apo drejtësi në padrejtësi është fakti i të qenurit vajzë?
Ngjan me një lojë fjalësh,ashtu siç mbase ngjan edhe femra në sy të shoqërisë, një lodër që mund të luhet çdo lloj loje.
Epo mjaft!

Kurrë nuk mund të ketë barrë më të rëndë për një zemër që të vritet padrejtësisht,ashtu siç nuk mund të ketë as lot më të trishtë.

A vritet liria?
Vetëm në vitet e botës tonë moderne ndodh dhe të gjithë “hedhin” valle me të padrejtën.
Vuajnë dhe qeshin njëkohësisht, mbase për të treguar se te gratë flenë dhe zgjohen miliona ndjenja.

Të shtypura, të dhunuara, të poshtruara dhe vetëm të thuash se nuk mundesh më , do të vritesh.
Do të mbushësh kronikat e lajmeve për një kohë të caktuar, do të bëhesh objekt bisede nëpër kafenetë e qytetit, mos edhe më keq e pastaj do të harrohesh si ajo, ajo dhe ajo tjetra…

E duan të drejtën,por heshtin kur kanë më shumë të drejtë se kurrë.
Kanë lidhur besë me frikën e në frikë pranohet më e dhimbshmja frikë.
E trishtë realja për vajzat aq sa e trishtë bota pa femrën…

Kam dëgjuar shpesh frazën se edhe muret kanë veshë. Po muret kanë veshë e kanë dëgjuar gjithë trishtimin e një jete të vuajtur brenda katër mureve. Muret pengesa e madhe mes dy realjeve, mes lotëve e ëndrrave të thyera.

Muret janë ato që kanë fshehur gjithë gllabërimin e një jete që vetëm jetë nuk mund të quhet.
Muret kanë veshë,por s’kanë gjuhë ti thonë drejtësisë të vërë drejtësi, e vajzat prap peng që vriten e harrohen…

Vriten e harrohen…

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com