InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

18 Maj, 2022
in Artikuj, Bota, InfoPress, Lajme
A A
Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

Ura e Peleshcit në Kroaci, së shpejti, do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare.

Nga pista e papërdorur ende e Urës së Peleshcit, Ivo Jerkoviç shikon fshatin bregdetar të Komarnës, ku shërben si kryetar bashkie.

“Kur të hapet ura, ne do të jemi në qendër të një rrethi”, thotë ai, duke treguar nga qytetet turistike të Dubrovnikut dhe Mostarit, e më pas përtej Adriatikut, deri në Gadishullin malor të Peleshcit.

“Mendoj se ky sezon turistik do të jetë shumë i mirë. Pas dy vjetësh me pandeminë, ne jemi gati”, thotë ai.

Ura prej 2.4 kilometrash, në të cilën qëndron Jerkoviç, pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik. Ajo pritet të hapet në korrik të këtij viti.

Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci – që është territor i Bashkimit Evropian – rreth 9 kilometra më vonë.

Kroacia duhet të pranohet në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen, në vitin 2024, dhe kalimi nëpër Bosnje do të ishte një pengesë masive për të.

Një kusht për anëtarësim në Shengen është që udhëtarët dhe automjetet të kontrollohen në hyrje dhe në dalje të territorit Shengen.

Pika shtesë e kontrollit në Neum të Bosnjes do ta rriste ngarkesën në trafik, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.

Disa opsione të tjera për kapërcimin e territorit të Bosnjes kanë përfshirë më herët një shërbim tragetesh, një tunel nënujor dhe një korridor “të mbyllur” autostrade përmes Bosnjes.

Punimet në urën e projektuar nga slloveni Marjan Pipenbaher kanë filluar në vitin 2018, pasi Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të mbuluar 85 për qind të kostos, ndërsa Kroacia 15 për qind. Kostoja totale e projektit është 438 milionë dollarë.

Tenderin për ndërtimin e urës me katër korsi e ka fituar korporata kineze Rruga dhe Ura.

Në Neum të Bosnjes, vendin që do të shkarkohet nga trafiku kur të hapet ura, parashikimet lokale për të ardhmen janë të përziera.

Nikita, një kamerier në restorantin Motel More, nuk është optimist.

“Kjo rrugë është jeta”, thotë ai dhe shton se kur të hapet ura dhe pushuesit do të kalojnë me makinë rreth Neumit, biznesi i tij, i cili kryesisht varet nga turistët që kalojnë andejpari, “do të mbarojë”.

Larg autostradës ka më pak ankth. Në kafenenë City Bar që ndodhet pranë bregdetit të Neumit, pronari Davor shpreson se qasja e lehtë në plazhet e Gadishullit të Peleshcit, do të tërheqë më shumë qytetarë nga Bosnja. Ai përmend edhe një pjesë të një rruge të re që do të hapet, e që do të shkurtojë udhëtimin nga Mostari për në Neum. “Disa njerëz, thjesht, kanë frikë nga ndryshimet”, thotë ai.

Në Komarna të Kroacisë, vendasit po përgatiten për një fluks turistësh këtë verë. Fshati piktoresk, me anijet e tij të peshkimit që mbushin Detin Adriatik, do të jetë në pamje të plotë të shoferëve që kalojnë përmes urës.

Ivo Jerkoviç tashmë ka nisur të riemërojë disa biznese në fshat. Restoranti që ai drejton në Komarna, i cili përdorej për të ushqyer punëtorët gjatë dimrit, do të rihapet së shpejti me emrin e ri, Ura, për t’iu referuar pamjes spektakolare nga tarraca e tij./RFE/

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com