InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Studimi: Ja pse njerëzit optimistë jetojnë më gjatë

11 Prill, 2022
in Artikuj, InfoPress, Lifestyle
A A
Studimi: Ja pse njerëzit optimistë jetojnë më gjatë

Njerëzit që kanë një pikëpamje më optimiste mbi botën, mund të jetojnë më shëndetshëm dhe më gjatë se të tjerët, sepse përjetojnë më pak situata stresuese. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri. Shkencëtarët zbuluan se ndërsa optimistët reagonin dhe e merrnin veten nga situatat stresuese në të njëjtën mënyrë si pesimistët, ata ia dilnin më mirë në aspektin  emocional, për shkak se kishin më pak ngjarje stresuese në jetën e tyre të përditshme.

Mbetet ende e paqartë se si optimistët e minimizojnë dozën e tyre të stresit. Por studiuesit besojnë se ata ose i shmangin debatet, nuk e prishin gjakun nga humbja e çelësave të shtëpisë apo nuk nervozohen kur bllokohen në trafik, apo thjesht nuk arrijnë t’i perceptojnë këto ngjarje si stresuese.

Studimet e mëparshme, kishin gjetur prova se optimistët jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm, por studiuesit nuk e kuptojnë plotësisht se pse qasja e “shikimi në çdo rast të gotës gjysmë plot”, mund të kontribuojë në një plakje të shëndetshme.

“Duke pasur parasysh studimet e mëhershme, që e lidhnin optimizmin me jetëgjatësinë, plakjen e shëndetshme dhe rreziqet më të ulëta të sëmundjeve serioze, dukej si një hap tjetër logjik të shqyrtohej nëse optimizmi mund të mbronte të moshuarit nga efektet e dëmshme të stresit”- thotë dr.Levina Li, psikologe klinike në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor të Bostonit për Çështjet e Veteranëve, njëherazi asistent/profesore e psikiatrisë në Universitetin e Bostonit, SHBA.

Li dhe kolegët e saj analizuan informacionin e dhënë nga 233 burra, të cilët ishin të paktën 21 vjeç kur u regjistruan në Studimin Normativ të Plakjes së Veteranëve në SHBA midis viteve 1961-1970. Sondazhet e kryera në vitet 1980-1990, matën nivelet e optimizmit të këtyreburrave.

Gjatë viteve 2002-2010, ata u dhanë përgjigje deri në 3 pyetjeve në një ditar 8-ditor që përshkruante gjendjen e tyre shpirtërore dhe çdo situatë stresuese që hasnin. Studiuesit mendonin se optimistët mund të rikthehen më shpejt, në një gjendje normale sesa pesimistët pas një ngjarjeje stresuese.

Por të dhënat nuk e vërtetuan këtë.“Ne zbuluam se burrat më optimistë, raportuan se kishin më pak ngjarje të përditshme stresuese, gjë që shpjegoi pjesërisht edhe nivelet e tyre më të ulëta të humorit negativ. Kjo gjë na nxiti të hipotetizojmë se ndoshta burrat më optimistë

ose e kufizuan ekspozimin e tyre ndaj situatave stresuese, ose kishin më pak gjasa t’i perceptonin apo etiketonin si stresuese situatat e ndryshme”- thotë Li.

Edhe pse studimi i botuar në “Journals of Gerontology” u fokusua tek burrat e moshuar, Litha se priste që gjetjet të vlenin edhe për gratë e moshuara. “Dihet më pak mbi dallimet e moshës në rolin që luan optimizmi tek shëndeti i njeriut”- shtoi ajo.

Nivelet e optimizmit apo të pesimizmit, priren të jenë mjaft të qëndrueshme gjatë gjithë jetës së njerëzve. Por Li beson se ka mënyra për të nxitur një këndvështrim më rozë për ata që duan ta bëjnë këtë. “Një nga mënyrat për t’u bërë njerëz më optimiste, është të zhvillojmë një vetëdije se si reagojmë së brendshmi, apo si e gjykojmë një situatë”- thotë ajo.

“Shpeshherë reagimi ynë automatik, përfshin një vlerësim negativ, apo skenarin më të keq të mundshëm. Është e dobishme të përpiqemi të gjejmë mënyra të ndryshme për t’iu qasur situatës.

Të qenit më optimist, nuk do të thotë të injorosh rreziqet, gjë që është një keqkuptim i zakonshëm për optimizmin. Ai mund të përfshijë njohjen e pikave tona të forta, shembujve të kaluar të suksesit, dhe fushave mbi të cilat kemi kontroll, në mënyrë që të arrijmë në një këndvështrim më pozitiv dhe më të sigurt”– përfundoi ekspertja.

Të Lidhura

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com