InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Çfarë mund të mësojnë arkitektët nga vrapimi i demave

25 Dhjetor, 2021
in InfoPress, Kuriozitete, Të ndryshme
A A
Çfarë mund të mësojnë arkitektët nga vrapimi i demave

Çdo vit mijëra njerëz mblidhen në qytetin e Pamplonës ​​në Spanjën Verilindore, për të vrapuar dhe shpëtuar jetën e tyre, ndërsa 6 dema të frikshëm lirohen në rrugë për të sulmuar cilindo që ndeshin përballë. Çdo vit nga plagosen dhjetëra njerëz, ndërsa që nga viti 1910 ka pasur të paktën 15 vdekje të regjistruara.

Por ky aktivitet është me shumë interes jo vetëm nga ata që e duan adrenalinën apo aktivistët e të drejtave të kafshëve. Një studim i botuar së fundmi në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, përshkruan leksionet që ofron kjo garë e rrezikshme mbi psikologjinë e turmave të kapluara nga paniku.

Kjo është një temë shumë e dobishme për t’u eksploruar. Arkitektët, inxhinierët dhe planifikuesit urbanë, duhet të përpiqen të përcaktojnë se si do të sillen njerëzit në rastin e ngjarjeve tragjike si zjarri, përmbytja apo një sulm terrorist, që të mund t’i dizajnojnë projektet e tyre në një mënyrë të tillë që të shmangin përplasjet potencialisht vdekjeprurëse.

Për fat të keq, është e vështirë të arrihet tek një informacion i fortë. Por Daniel Parisi, fizikant dhe shkencëtar i kompjuterave në Institutin Teknik të Buenos Airesit në Argjentinë, dhe autori kryesor i studimit, e kuptoi i pari se vrapimet me dema në Pamplona, ofronin eksperimentin e përsosur natyror.

Dr.Parisi dhe ekipi i tij shkuan në dy lokacione të ndryshme mbi çati në Pamplona në korrikun e vitit 2019, dhe regjistruan pamjet e vrapuesve teksa lëshoheshin demat që vraponin në rrugë. Një turmë njerëzish që vraponin me shpejtësi maksimale, kaluan pranë kamerave të tyre disa sekonda përpara demave.

Studiuesit i analizuan regjistrimet e tyre në laborator, duke llogaritur me saktësi shpejtësinë e vrapuesve, dendësinë e turmës, dhe probabilitetin që një vrapues të rrëzohej përtokë. Po ashtu ata ekzaminuan trajektoret që ndiqnin demat, reagimin e vrapuesve individualë kur iu afruan demat, dhe marrëdhënien midis dendësisë, dhe shpejtësisë së grupit të njerëzve që vraponte para demave.

Siç mund të pritej, studiuesit zbuluan se vrapuesit e rritën shpejtësinë kur iu afruan demat. Më pak i pritshëm, ishte zbulimi se shpejtësia e vrapuesve individualë rritej me dendësinë e turmës. Me shpejtësinë maksimale të turmës prej rreth 4 metra në sekondë, dendësia arriti afro 1 njeri për 1 m2.

Ky zbulim është në kundërshtim me supozimin e besuar prej kohësh në qarqet e ekspertëve të arkitekturës dhe urbanistikës, se njerëzit e ngadalësojnë ritmin e tyre të lëvizjes kur ritet dendësia e grupit, në mënyrë që të reduktojnë rrezikun e një përplasjeje, e cila mund të çojë në rrëzimin përtokë, dhe ndoshta plagosjen apo edhe vdekjen, pasi një vrapues shkelet nga të tjerët.

Të dhënat e dr.Parisi sugjerojnë se grupet e vrapuesve të shpejtë dhe plot me njerëz janë vërtetë të rrezikuar: nga 20 persona që u rrëzuan, të gjithë ata e bënë këtë brenda një grupi të dendur dhe me lëvizje të shpejtë. Shumica (14 nga 20) ndodheshin në grupe me 2 ose më shumë persona, dhe kur njëri person e pengonte tjetrin.

Megjithatë, duket se kur situata është në kulmin e vet, njerëzit i kushtojnë pak vëmendje rrezikut të përplasjes me njëri-tjetrin, dhe nuk e ngadalësojnë shpejtësinë. Prandaj, projektuesve urbanë u bie përgjegjësia të gjejnë mënyrën më të mirë për të planifikuar ndërtimin e rrugicave, tuneleve, urave dhe kalimeve të tjera që kufizojnë flukset e njerëzve. Mundësia e vetme mund të jetë që t’i projektojnë ato më të gjera.

Të Lidhura

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026

27 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com