Nga Shpëtim Axhami, kryetari i PLL
Asnjë objektiv, premtim apo program nuk u realizua përgjatë mandatit Rama 1 e sidomos Rama 2.
Hapni dhe shikoni propogandën elektorale të shkuar dhe kjo vertetohet më së miri.
Ajo që sot po vuajnë shqiptarët në një krizë ekonomike, institucionale dhe sociale si shkak i kësaj keqqeverisje i shtohet keqmenaxhimi i situatës së krijuar nga tërmeti dhe pandemia.
Janë pikërisht edhe këto, që nxorën të palarat se prej kujt qeverisemi dhe cili duhet të jetë reagimi i pritshëm qytetarë.
Pas tërmetit, atyre që u goditën, nuk ju afrua asgje nga një qeveri prej kartoni deri sa edhe qentë e zbulimit u desh të vijnë nga Kosova, nderkohë pa le shtëpitë, pavarsisht fondeve të siguruar prej bamirsive, u keqmenaxhuan dhe sot jepet në mënyrë hipokrite një shtëpi për fshat.
COVID-19, ZOT ruaj shqiptarët, por çfarë mirmenaxhimi flitet nderkohe kur ata që përballen me këtë flamë i dijnë vështirësitë e hasura nga moskujdesja prej mjeksisë shtetërore dhe kostot ekonomike për ta përballuar atë në kushte shtëpie.
Janë pikërisht këto përballje, forca e shtetit duket në ditë të vështira, dy prej shumë arsyeve që kjo qeveri jo vetëm nuk meriton mandat të tretë por shyqyr që i ka ditet e numeruara deri datë 25 Prill 2021.
Vetë shqiptarët e kanë në dorë të atdhmen e tyre duke i dhënë grushtin dërmues me votën e tyre “Rilindjes”.