InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Znj. Margariti, dorëhiquni! Ju dështuat në mbrojtjen e identitetit kulturor të Kombit Shqiptar

24 Korrik, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Shqiptarët janë një dhe kanë një flamur

Nga Azgan HAKLAJ

E nderuar Ministre e Kulturës së Shqipërisë znj Elva Margariti deshtuat:

Dorëhiquni!! 

Ministria e Kulturës me veprimin apo mosveprimin e saj në vijimësi nuk e mbrojti  identitetin kulturor të Kombit Shqiptar.

Eposi i Kreshnikëve është pasaporta e trashëgimisë shpirtërore.

Lahuta e çiftelia, ashtu si plisi i bardhë, xhamadani, xhubleta e fastanella janë kolona vertebrale e etnokulturës shqiptare.

Ministria e Kulturës në vend që të hartonte një strategji kombëtare për mbrojtjen e etnokulturës shqiptare, me veprimin apo mosveprimin e saj u bë pjesë e projekteve ogurzeza sllavo – bizantine, neootomane të zhbërjes së identitetit kulturorë

Përpjekjet e barbarëve sllavë serbo- grekë dhe të amiqëve shekullorë të shqiptarëve për të zhbërë trashëgiminë kulturore, përvetësuar apo përbaltur simbolet kombëtare, zvetënuar gjuhën dhe doket, zakonet e traditat e të parëve tanë nuk janë të reja as të panjohura.

Ato zënë fill që nga Epoka e Rilindjes Kombëtare në shekullin e XIX-të, në kohën e krijimit të shteteve nacional shoviniste të Ballkanit, Greqisë, Serbisë e Malit të Zi.

Mohimi i ekzistencës së kombësisë shqiptare në Ballkan.

Njësimi i trojeve tona të lashta pellazgo- ilire me një areal osman.

Përpjekja për kolonizimin dhe asimilimin e shqiptarëve kanë qenë alfa dhe omega e politikës dhe diplomacisë së fqinjëve tanë ballkanikë.

Ideja e Greqisë së Madhe apo “Megali Idea”, një projekt shovinist për ngjalljen e perandorisë bizantine, ashtu si projekti famëkeq i Akademisë së Shkencave Serbe e shtetit serb “Naçertanija” “Serbia e Madhe” drejtoheshin në radhë të parë kundër shqiptarëve.

Kundër ketij agresioni ideologjik, kulturorë e ushtarak u ngritën korifejtë e Rilindjes Kombëtare, De Rada, Pashko Vasa, Sami Frashëri e të tjerë.

Gjeniu Arbërorë De Rada, ura lidhëse mes Rilindjes Shqiptare dhe Rilindjes Europiane ka meritën historike sepse e prezantoj Atdheun e tij para Europës si një Komb kulturor.

Ky është një fakt historik tek i cili ia vlen të ndalemi, jo vetëm për arsyen se deri tani nuk është analizuar, studiuar e promovuar, por sepse trashëgimia kulturore është çertifikuar si ADN-ja e ekzistencës së një Kombi, e tashmja dhe e ardhmja e tij.

Trashëgimia kulturore shqiptare është e shenjtë për ne, sepse u rrezistoj madhërisht rrebesheve të shekujve, invadimeve të huaja, e erozionit të kohërave, përpjekjeve të amiqëve tanë për zhbërjen e asimilimin e saj. 

Për fat të keq, paradoksalisht, Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë e shtetit të sotëm shqiptar të narko trafiqeve, i cili e shembi vetë tempullin e kulturës, Teatrin Kombëtar, s’kanë si t’i njohin simbolet e mëdha të historisë dhe etnokulturës shqiptare dhe nuk presim prej tyre që t’i mbrojnë ato.

Po cilat janë këto thesare të trashëgimisë kulturore?!

Trashëgimia pellazgo – iliro- arbërore, Eposi i Kreshnikëve e lahuta si zemra dhe gjaku i tij, Epopeja e Gjergj Kastriotit, Kanuni i Lek Dukagjinit, etnografia me simbolet e madhërishme e të lashta plisin, xhamadanin, xhubletën fustanellën, vallen e Pirros (pirrike), “Gjamën e Burrave”, “kënga majëkrahu” “kushtrimtare”, monofonia, apo polifonia, e në fund çiftelia, ky instrument i mrekullueshëm me të cilin shqiptarët e Gegënisë që përbëjnë rreth shtatëdhjetë për qind të Kombit Shqiptar kanë shoqëruar këngët e luftërave e dasmave, të kreshnikëve të rënë për liri, të vajzave të bukura si zana e djemëve si luanë, traditës, zakoneve dhe natyrës mahnitëse shqiptare.

Nëpërmjet çiftelisë, artisti i popullit Ndue Shyti e instrumentistë të tjerë virtuozë të veriut e kanë bërë publikun shqiptarë dhe të huaj të përjetonte të njëjtat emocione si ato që të dhuronte para dy shekujsh Paganini i madh me violinën e tij magjike.

Ministria e Kulturës, “të urtët” e Akademisë së Shkencave dhe sivllau i Vuçiçit Rama lahutën ia dhuruan Serbisë, buzukun e promovuan si trashëgimi të Greqisë, ndërsa çiftelinë, të çertifikuar tashmë si një element thelbësorë të kulturës dhe folkut ia dhuruan Iranit.

Po të kishin një karat të vetin nga floriri i trashëgimisë kulturore shqiptare, po të kishin dijeni nga visaret e Kombit tonë, nga vepra monumentale e Ramadan Sokolit ” Nderi i Kombit”, Akademk Mark Krasniqit, Qemal Haxhihasanit, Rrok Zojzit, Anton Çetës e korifejve të tjerë të kulturës nuk do të guxonin të mos reagonin e ti lejonin serbët, grekët e iranianët të na i përvetësojnë ditën për diell margaritarët e trashëgimisë tonë kulturore.

Reagimi idiotesk, me vonesë i Ministrisë së Kulturës për çiftelinë në rastin me të mirë për të është deshmi e paftësisë.

Ministria e Kulturës reagoj pas denoncimit të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.

Ministresha e Kulturës së Shqipërisë dhe specialistët përkatës të kësaj ministrie duhet të japin menjëherë dorëheqje sepse kanë deshtuar, madje disa herë.

Pararendësja e saj Kumbaro u dhuroj serbëve lahutën e lashtë iliro-dardane.

Edhe pse lahuta shqiptare është po aq e vjetër sa lira e Orfeut dhe e çertifikuar që në lashtësi si një instrument autentik i stërgjyshërve tanë, kjo nuk përbënte problem për një adhurues të tallavasë si Daja, Edi Rama, për Ministrinë e Kulturës dhe Akademinë e tij të Shkencave.

Ministria e Kulturës me dashje deshtoj me Eposin e Kreshnikëve.

Unesko refuzoj ta regjistronte si trashëgimi kulturore shqiptare sepse ishte propozuar bashkërisht, nga Shqipëria dhe nga Kosova, kur në fakt Kosova nuk është akoma pjesë e Uneskos dhe ata e dinin mirë këtë, por edhe përfundimin nul të propozimit të dyfishtë të tyre.

Natyrshëm lind pyetja?!

A mund ta dijë Edi Rama se përse Homeri ynë, Poeti Kombëtar Gjergj Fishta e ka pagëzuar “Iliadën” e tij shqiptare me emrin kuptimplotë e madhështor “Lahuta e Malsisë”.

A i ka degjuar ndonjëherë vargjet e interpretimin magjepsës të Fatime Sokolit, e cila i ngre një monument të pavdekshëm lahutës shqiptare:

“Me ja ba lahutës telin

Çikat tona e prenë bistekin”

Apo këngën tjetër:

“Mbi lahutë kryet e dhisë

E pat Gjergji në përkrenare

Ja pat dhanë lahutës shqiptare”

Lahuta e çiftelia janë pjesë e trashëgimisë tonë kulturore, si asete të çmuara të saj, si pasuri të patundshme dhe të patjetërsueshme e gjenisë krijuese të kaq brezave artistësh e instrumentistësh virtuozë, anonimë e të njohur të folkut shqiptar.

Serbët, miku i tyre Rama, Ministria e Kulturës nuk mund të rishkruajnë historinë e etnokulturës shqiptare, e për më tepër ta tjetërsojnë atë.

Znj Ministre nëse ndjeheni e urdhëruar, “e tradhëtuar” në këtë skandal të ri që prek në ashtin e saj etnokulturën e vendit tënd jepeni urgjentisht dorëheqjen e parevokueshme dhe bëja të qartë kryeministrit se:

Artistët e interpretuesit virtuozë të folkut shqiptar don apo nuk don ai do të dinë t’i dalin zot Eposit të Kreshnikëve, këngës dhe valles shqipe, lahutës e çiftelisë, xhamadanit, plisit, fustanellës, artit brilant, thesareve të çmuara të trashëgimisë tonë shpirtërore, pasaportës së identitetit tonë kulturor, visareve të Kombit Shqiptar.

Kryeministri i tallavasë nuk mund t’i detyrojë artistët të bëjnë “çekapin” tek “vilma nushët” e Ministrisë së Kulturës apo kudo tjetër në shoqëritë e PPP-të e kulturës, të cilat sponsorizohen nga qeveria me qëllimin e vetëm rrënimin e trashëgimisë kulturore e historike të Kombit tonë.

Znj Ministre, institucioni  juaj financohet nga buxheti i shtetit, kontributorë të cilit janë taksapaguesit shqiptarë.

Detyra juaj kushtetuese, morale e profesionale është të mbroni e promovoni identitetin kulturorë të Kombit, e jo t’i lejoni të tjerët, qoftë dhe për shkak të paaftësise tuaj ta grabisin ditën për diell pashaportën me të cilën kemi udhëtuar e mbijetuar në shekuj, por do të jetë fatale për ju nëse Unesko ka blerë heshtjen tuaj.

Si përfundim ju keni deshtuar.

Dorëhiquni!!

Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh”, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë

President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti”

Autor i 7-të librave

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

TË FUNDIT

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar
Aktualitet

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar

31 Maj, 2026

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar
Aktualitet

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar

31 Maj, 2026

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec
Aktualitet

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec

31 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com