InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Universiteti i Oksfordit: Kemi vaksinën kundër covid-19

20 Korrik, 2020
in Artikuj, InfoPress, Shëndetësi
A A
Britania porosit 90 milionë vaksina anticovid

Shkencëtarët e universitetin të Oksfordit njoftuan se sipas gjetjeve paraprake vaksina e tyre eksperimentale që lufton koronavirusin ka treguar se ka nxitur një përgjigje imunitare tek qindra persona të cilët ishin pjesë e eksperimentit.

Studiuesit britanikë nisën testimin e vaksinës në muajin prill tek rreth 1 mijë vetë. Vaksina eksperimentale u injektua tek gjysma e tyre. Teste të tilla të hershme janë projektuar për të vlerësuar sigurinë dhe për të parë se çfarë lloj reagimi imunitar provokon vaksina, por nuk mund të dalin në përfundimin nëse vaksina mbron vërtet. Në hulumtimin e publikuar të hënën në revistën “Lancet”, shkencëtarët thanë se kishin zbuluar se vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 prodhonte një reagim të dyfishtë imunitar tek njerëzit e moshës 18 deri 55 vjeç, që zgjaste të paktën dy muaj pas imunizimit të tyre.

“Po shohim një reagim të mirë imunitar tek pothuajse të gjithë (pacientët)”, tha Doktor Adrian Hill, drejtor i Institutit “Jenner” në universitetin e “Oksfordit”.

“Ajo çka bën këtë vaksinë të veçantë është se nxit të dy krahët e sistemit imunitar”, tha ai. Zoti Hill tha se vaksina mundësoi prodhimin e antitrupave neutralizues, molekula të cilat janë thelbësore për bllokimin e infeksionit. Për më tepër, vaksina shkaktoi një reagim të të ashtuquajturave qelizat T të trupit, të cilat ndihmojnë në luftimin e koronavirusit.

Vaksina eksperimentale COVID-19 shkaktoi efekte të vogla anësore si temperaturë, të dridhura dhe dhimbje të muskujve. Zoti Hill tha se janë ende në proces prova më të gjera klinike për të vlerësuar efektivitetin e vaksinës, që përfshijnë rreth 10 mijë persona si në Britani ashtu edhe në SHBA, Afrikë të Jugut dhe Brazil. Një tjetër provë klinike është planifikuar të nisë së shpejti në SHBA, duke synuar të përfshijë rreth 30 mijë persona.

Sipas zotit Hill studiuesit mund të kenë të dhëna të mjaftueshme deri në fund të vitit për të vendosur nëse vaksina duhet të miratohet për një fushatë vaksinimi masiv. Ai tha se vaksina dukej se prodhonte një nivel të krahasueshëm të antitrupave me ato të prodhuara nga njerëz që ishin shëruar nga COVID-19 dhe se shpresonte që përgjigja e qelizave T të siguronte mbrojtje shtesë.

“Ka dëshmi në rritje se të kesh një përgjigje nga qelizat T si dhe antitrupa, mund të jenë shumë e rëndësishme në kontrollin e COVID-19”, tha zoti Hill.

Ai sugjeroi se reagimi imunitar forcohej pas injektimit të një doze të dytë të vaksinës. Gjatë provës së tyre klinike u testuan dy doza të saj në një distancë prej rreth katër javësh. Zoti Hill tha se vaksina e Oksfordit është krijuar për të dobësuar sëmundjen dhe transmetimin.

Ai shtoi se “Oxfordi” ka bashkëpunuar me kompaninë e prodhimit të barnave “AstraZeneca” për prodhimin e vaksinës në nivel global dhe se kompania është zotuar tashmë të prodhojë 2 miliardë doza. /VOA

Të Lidhura

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com