InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shqiptarët nuk po qeverisen nga rilindja, por po sundohen!

2 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A

Nga Lefter Geshtenja


Besoj që të gjithë jemi dakort që Shqipëria ka gati 7 vjet që sundohet e nuk qeveriset. Kjo është edhe arsyeja se përse vazhdoj të përsëris ftesën për të reaguar kundër këtij rregjimi, kundër kësaj diktature të re që po instalohet në Shqipëri.

Ne sot vazhdojmë të sundohemi nga një pushtet që nuk ka në listë asnjë nga ne, me përjashtim të oborrtarëve të tij, tashmë të gjithë jemi të qartë, që ky pushtet i ka rrënjët e tij te vjedhja e votës, te deformimi i vullnetit të qytetarëve.

Ky sundim e nisi rrugëtimin e tij pas viti 2013 dhe mori vulën dhe bekimin me zgjedhjet e 2017. Të gjithë e dimë se çfarë katastrofe ndodhi në zgjedhjet e 2015 apo 2017 pa folur për votimet e 2019 që ishin më shumë se turp për këtë qeveri.


Sot është koha që ne të gjithë bashkë si qytetarë të lirë, të reagojmë fort për rikthimin e një demokracie funksionale, për një Shqipëri të shanseve e mundësive të barabarta për cdonjërin nga Ne.


Në një demokraci normale funksionale pushteti jep llogari qytetarëve, dhe jo qytetarët pushtetit, në një demokraci normale pushteti iu shërben qytetarëve dhe jo qytetarët pushtetit. Nëse kjo nuk ndodh atëherë, duam apo nuk duam ne jemi në diktaturë.


Të gjithë ne po vuajmë e do vazhdojmë të vuajm mbi kurrizin tonë pasojat e borxheve që kjo “qeveri” vazhdon e merr në emrin tonë e të fëmijëve tanë, pa të cilat kjo qeveri e ka të pamundur të qëndroj në këmbë, sidomos pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pas Covodit 19.


Sot shqiptarët janë të stresuar më shumë se cdokush tjetër, pasi shumica po humbasin punën në privat si pasoj e rënies së ekonomisë, një pjesë kanë frikë mos humbasin punën edhe në shtet, pasi shteti është bërë njësh me pushtetin, i cili i përdor rrogat për të mbajtur në këmbë një ushtri shërbëtorësh dhe militantësh për të shpërndarë apo bërë like faqeve të qeverisë.


Unë do të kërkoja një reflektimi nëpërmjet disa pyetjeve për secilin prej Nesh, duke e filluar nga familja jonë, nga të afërmit, nga komshinjtë , nga miqtë, nga gjithë komuniteti ku Ne jetojmë:


A Ju ka kontaktuar njeri nga pushteti qëndror apo vendor në këtë situatë që po kalojmë?


A keni përfituar suport finaciar gjatë kësaj periudhe (familjet në nevojë)?
A jemi dakort me këtë lloj qeverisje nëpërmjet fcb?
A jeni dakort me këtë lloj menaxhimi që qeveria po bën në këtë situate?
A ndjehemi vërtetë të lirë?
A jemi në demokraci reale?
A kemi një shtet funksional?
A kemi Parlament?
A kemi Gjykatë Kushtetuese?
A kemi Gjykatë të Lartë?
A kemi Pushtet Vendor të zgjedhur?
A kemi media të lire?


A kemi institucione të lira e të pavarura?
E nëse JO, atëhere a pranojmë që jemi në diktaturë? E nëse këto qëndrojnë a duhet që të gjithë bashkë të ngrihemi??
Është koha që këto të drejta dhe institucione t’ia kthejmë me të gjitha format dhe mënyrat e lejuara demokratike qytetarëve, qoftë duke protestuar dhe mbajtur distancimin social.


Miqtë e mi! Eshtë koha të reagojmë!
Ky regjim çdo ditë e më shumë që kalon është një kosto e lartë për ne dhe për vendin, prandaj duhet ndalur me çdo çmim, me çdo mënyrë e me çdo formë.


MOS HARRO NE NUK PO QEVERISEMI, NE PO SUNDOHEM I!!

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com