InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ritmi i jetës moderne na pret sërish, ndoshta edhe më i vrullshëm nga ç’ishte.

25 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Ritmi i jetës moderne na pret sërish, ndoshta edhe më i vrullshëm nga ç’ishte.

Nga, Elsa SULA

Të qëndrosh në shtëpi ,nuk do të thotë të izolohesh,përkundrazi. Je aty në një karantinë ku dashuria fillon dhe nuk mbaron kurrë,sepse je vetja dhe familja. A mund të ketë diçka më të rëndësishme se aq? Po më të bukur? Po më të dashur? … Jo,por padashje nuk e kemi kuptuar,duke vrapuar pas rutinës së përditshme,kafe,punë,fastfood-e,palestër… etj e jemi rikthyer në shtëpi vonë,ndonjëherë aq vonë sa prindërit i kemi gjetur në gjumë,gjyshërit nuk i kemi takuar,sepse as në fundjava nuk e kemi patur kohën për to,kemi vrapuar pas botës moderne. Kemi frekuentuar restorantet,kinemat apo kafet e mbipopulluara, me njerëz plot,ku shpesh na është zënë dhe fryma nga tymi i cigareve,ku sytë na kanë rrokur pamjet më të trishta,ku veshët na kanë zënë bisedat më të ndyra,por prapëseprapë e kemi dashur atë ritëm jete ,duke mos e njohur dashurinë e vërtetë,apo duke e kaluar në plan të dytë.
Koronavirusi nuk na izoloi na bëri ta shohim botën ndryshe, ashtu siç nuk e kemi parë kurrë më parë,ashtu si as gjyshërit tanë se kanë përjetuar ndonjëherë, ndonëse mbajnë mbi supe vite të tëra jete.
Le të shërbejë karantina e këtyre ditëve se vendi ideal për të lexuar gjithë ato libra ,ku koha nuk na ka mjaftuar për ti lexuar.
Dashuria e të prindërve të formësohet në sytë e atyre fëmijëve që nuk i kanë parë kurrë prindërit bashkë,pasi njëri duhet të jetë në punë, e në shumicën e rasteve punët alternohen me turne,që fëmijës të mos i mungojë asgjë materiale.
Le të qeshim me gjyshërit,kur të shërbejmë ndonjë kafe turke apo të lozim domino.
Përrallat e gatimet e gjyshes kush nuk i do?
Kush nuk i do gatimet në shtëpi,byreqët,lakrorët,flinë etj…
Le të shërbejë karantina si vendi i dashur i gatimeve të gjyshes.
Të luajmë ,të qeshim, të argëtohemi sepse jemi një familje e shëndetshme brenda një shtëpie dhe kurrë nuk mund të ketë bekim më të madh se kaq.
Gjithçka jashtë saj i përket diçkaje që zëvendësohet, diçkaje që mundesh edhe pa të.
Sepse mundesh… e kur mundesh të bësh diçka që e do vërtetë shumë do të thotë se je i lirë,se nuk jeto në izolim as në karantinë.
Zemra,pasioni,dashuria nuk karantinohen kurrë e kur e do dikë e do edhe pa e përqafuar,edhe pa e puthur,edhe pa e parë ,pra dashuria jeto edhe në distancë nëse është nevoja.
Nëse e do dikë apo diçka e do edhe pa e ndeshur nëpër kafene,restorante,rrugicat e qytetit apo diku tjetër ,sepse zemra nuk i përket karantinës as. Le të jetojmë të karantinuar këto kohë aq sa të vështira edhe të bukura. Të vështira se po përballemi me një virus që nuk na kursen jetën dhe të bukura sepse jemi strukur në strehëzat e ngrohta të shpirtit. Me njerëzit e gjërat që kemi përzemër,dhe aty ku jeton dashuria gjithçka është e mundur,pra do ia dalim!
Ritmi i jetës moderne na pret sërish,ndoshta edhe më i vrullshëm nga ç’ishte.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com