InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Armiku” i padukshëm që po na kërcënon më shumë se koronavirusi

8 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga Red VARAKU

Është e vërtetë që në këto kohë të vështira Shqipëria është në një betejë historike ,për jetë a vdekje me një armik të padukshëm.

Një armik i pamëshirshëm, që kërcënon seriozisht jetën e kombit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, por ai nuk është Covid 19. Sepse, Covid 19 është vërtet një virus vdekjeprurës, por njerëzimi është përballur shumë herë me viruse të tilla dhe gjithmonë ia ka dalë të mbijetojë.

Ky armik, që po na kërcënon sot, në fakt nuk është i ri. Ai është i lashtë sa vetë njerëzimi. Ai nën maskën e frikës dhe urrejtjes, po ripushton me shpejtësi territoret e pavetëdijes tonë kolektive dhe po ringjall në mënyrë agresive nostalgjinë tonë për ‘murtajën’ morale të kolektivizmit.

Ai po ringjall nostalgjinë për kohën kur individit, nuk i merreshin me dhunë vetëm të drejtat dhe liritë në emër të pjesës tjetër, por edhe pronat dhe pasuria. Nostalgjinë për kohën ku njeriu duhet t’i nënshtrohej vullnetit të një njeriu tjetër vetëm në emër të së mirës së përbashkët.

Simptomat e tij, që po i hasim gjerësisht këto ditë, të gjithë i njohim mirë. Sepse, kjo murtajë morale është një sëmundje me të cilën luftuam një betejë të përgjakshme për 45 vjet. Një betejë që na kushtoi humbjen e qindra mijërave jetëve, rrënimin e ekonomisë dhe izolimin e shqiptarëve.

Është një virus që është pasojë e një konstrukti të deformuar politik dhe social. Produkt i një ideje imorale, antinjerëzore, siç është komunizmi , skllavëria e njeriut ndaj njeriut.

Duke asgjësuar lirinë individuale dhe duke ia nënshtruar atë vullnetit kolektiv, ky virus synon të shkatërrojë qelizat e shëndetshme të shoqërisë me qëllim eliminimin e imunitetit dhe rezistencës.

Dihet që një shoqëri pa imunitet dhe rezistencë është ëndrra e çdo tirani, sepse një shoqëri e tillë është lehtësisht e qeverisshme dhe manipulueshme. Lufta kundër këtij virusi bëhet vetëm nëpërmjet kurës tradicionale, që në thelb ka mbrojtjen e lirisë së individit.

Pra, mbrojtjen e lirisë së fjalës, mbrojtjen e lirisë së lëvizjes, mbrojtjen e lirisë së besimit, mbrojtjen e lirisë për të ndjekur atë që të bën të lumtur etj. Në fakt për tu mbrojtur nga murtaja e kuqe e kolektivizmit, kjo është e vetmja kurë.

Ajo është e pazëvendësueshme dhe për të duhet të jemi gati të sakrifikojmë çdo gjë, sado e shtrenjtë qoftë për ne, madje dhe jetën tonë.

Ndryshe, nëse vazhdojmë duke dorëzuar liritë tona, të drejtat tona, nën presionin e histerisë kolektive, tek një diktatoruc, pinjoll i murtajës komuniste, atdheu që do t’i lëmë trashëgim brezave të ardhshëm, nuk do të jetë tjetër, vetëm se një burg i madh skllevërish.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com