InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Liverpuli “shtyp” Juven, formacioni i anglezëve vlen sa dyfishi i italianëve

18 Shkurt, 2020
in Artikuj, InfoPress, Sport
A A
Liverpuli “shtyp” Juven, formacioni i anglezëve vlen sa dyfishi i italianëve

Fjalët e Jyrgen Klopit se Juventusi ka një ekip të çmendur dhe është favoriti për të fituar Ligën e Kampioneve kanë ngjallur debat. “Sky” ka analizuar dy ekipet dhe në fakt rezulton e kundërta.

VLERAT- Formacioni i mundshëm i Juventusit vlen 531 milionë euro. Sipas “transfermarkt”, Kristiano Ronaldo me shokë kapin shifrën e gjysmë miliardi euro. Në këtë pikë nuk ka histori me Liverpulin, sepse formacioni i drejtuar nga Jyrgen Klop vlen 960 milionë euro. Kampionët e Europës kanë pasur një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit dhe vlera e tyre është rritur ndjeshëm në merkato.

SKUADRAT- Për të treguar se Liverpuli i këtij viti është i “frikshëm” mjafton një tjetër e dhënë. Skuadra e Juventusit me gjithë lojtarët e stolit vlen 762 milionë euro, ndërsa Liverpuli kap shifrat 1.1 miliardë euro. “Zonja” lë në stol lojtarë si Ramsej, Kielini dhe Duglas Kosta. Klop ka luksin që të mbajë futbollistë si Origi.

PIKËT- Mauricio Sarri e ka sezonin e tij të parë në pankinën e Juventusit, ndërsa vitin e kaluar fitoi Europa Ligën me Çelsin. Aktualisht mesatarja e tij e pikëve është 2.33 për ndeshje. Këtu nuk ka vend për krahasim sepse Jyrgen Klop ka mesatare 2.08 pikë për ndeshje, që nga momenti kur ka marrë drejtimin e skuadrës.

AKTIVIZIMET- Në kërkim të lojës së bukur dhe fitoreve, dy trajnerët kanë bërë shumë ndryshime në skuadrat e tyre. Juventusi ka aktivizuar 22 lojtarë këtë vit, pa llogaritur Emre Xhanin që shkoi te Dortmundi. Liverpuli ka aktivizuar dyfishin e Juves (44) duke llogaritur të rinjtë që morën pjesë në Kupën e Ligës.

TË BESUARIT- Dy janë lojtarët më të aktivizuar nga Sarri në këtë sezon: Gonzalo Higuain nga njëra anë dhe Bonuçi në anën tjetër. Të dy kanë luajtur nga 32 ndeshje, por mbrojtësi ka më shumë minuta. I besuari i Klopit është sulmuesi Firmino, i cili ka luajtur 37 ndeshje. Megjithatë, lojtari me më shumë minuta është Van Dajk.

EKSPERIENCA- Te skuadra e Juventusit, Kristiano Ronaldo ka 5 Champions dhe Danilo 2. Sami Khedira gjithashtu ka një trofe. Te Liverpuli, përveç portierit Adrian dhe Minaminos, të gjithë kanë një Champions. Xherdan Shaqiri ka dy./panoramasport

Të Lidhura

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com