InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Një këshillë për socialistët për të shmangur një dështim edhe më të madh

15 Shkurt, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga Red VARAKU

Nuk besoj se ka tallje më të madhe me opinionin publik sesa përpjekja për t’ia servirur shqiptarëve dështimin spektakolar të Ramës si sukses. Kjo jo për vetë përpjekjen, sesa për fyerjen e inteligjencës që mund t’i bësh, qoftë edhe një njeriu me formim elementar.

Tashmë të gjithë e kanë të qartë atë që përgjimet bënë të qartë, ndaj spërdridhet dhe i merret goja sa herë i përmenden dosjet 339 dhe 184. Jo vetëm Rama, që është një sharlatan politik i mirëfilltë, por edhe kryeministri më i suksesshëm i globit, do të rrëzohej nga ato përgjime.

Nga momenti i publikimit të tyre , Rama nuk po qeveris më. Ai është kthyer nga regjisor i qeverisjes, në një aktor të skenarit të Opozitës. Fatkeqësia qëndron në faktin se tashmë është i detyruar t’i bindet këtij skenari, sepse sa më shumë të rezistojë, aq më shumë ia bën më të lehtë punën Opozitës.

Çdo vendim që ka ndërmarrë prej momentit të daljes së përgjimeve ka rezultuar fatal jo vetëm për të , por edhe për partinë socialiste, të cilën etja për pushtet e këtij njeriu po e zhyt në një spirale të pakthyeshme drejt asgjësimit.

Edi Rama po vuan dështimin e “rilindjes” së tij, të cilën e solli në jetë nga përdhunimi që i bëri PS . Ai po tenton me çdo mjet ta mbajë gjallë artificialisht, në një përpjekje të shëmtuar për të justifikuar normalitetin me karagjozllëqe.

Sigurisht, që ai e ka të vështirë ta pranojë dështimin, dhe një delirant si ai nuk do ta pranojë kurrë, por tashmë është shumë vonë.

Shumë njerëz të ndershëm të rreshtuar pranë kësa partie nuk e kanë kaluar akoma tronditjen që zbuluan përgjimet, ku vetë kryeministrin i tyre ‘çorapekuq’ bashkë me ministrat e tij, parakalonin në përgjime zyrtare të prokurorisë me një fjalor ordiner duke organizuar bashkë me kriminelët, krimin elektoral më të përbindshëm që ka ndodhur ndonjëherë.

Gjithashtu, sondazhet tregojnë një disfatë të frikshme të PS në zgjedhje . Kjo jo vetëm për shkak të një bilanci skandaloz qeverisës dhe korrupsionit kapilar, por edhe për faktin se struktura politike e PS në bazë është në një gjendje të rrënuar, për shkak të asgjësimit të aktorëve politikë dhe zëvendësimit të tyre me antarë të bandave kriminale.

Fillimisht , gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjë Rama dhe socialistët, është pranimi i dështimit si përgjegjësi e të gjithëve. Vetëm pas kësaj ata mund të ofrojnë edhe një plan të qartë se si do ta ringrejnë dhe rikthejnë PS në një forcë konkuruese.

Nëse nuk e kuptojnë dot këtë , do të vazhdojnë të rishpikin beteja qesharake si kjo e fundit me emër suxhuku dhe KaÇKavalli, beteja absurde me kriminelë, të cilët ata vetë i futën në sferat më të larta të pushtetit .

Pra, është koha që socialistët të ndërgjegjësohen që ky njeri me vendimet që po ndërmerr po tregon që as që do t’ia dijë për fatin e PS. Madje, me vendimin për të lënë eunukun Veliaj si pasardhës , është e qartë që ai synon të vazhdojë ta drejtojë PS edhe pasi të jetë larguar, çka do të sillte dhe fundin e sigurtë të PS, sepse do të sillte një çarje të parikuperueshme midis rilindasve dhe socialistëve.

Ndaj, është koha të reagojnë shpejt, sepse një gjë është e qartë: triniteti i korrupsionit, krimit dhe pandëshkueshmërisë është vdekjeprurës për një formacion politik dhe sa më vonë ta kuptojnë, aq më të vështirë do ta kenë të rikthehen sërish.

Të Lidhura

Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com