InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Opozita e opozitës, çështje e mungesës së karakterit!

15 Janar, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga Red VARAKU

Mirëkuptoj zemërimin e çdo qytetari fisnik dhe patrioti , i cili nisur nga përvoja e hidhur me politikën shqiptare nuk e shmang dot mosbesimin dhe zemërimin , kur shikon prezencën e Gjiknurit në Këshillin Politik. Por nga ana tjetër nuk mund të lë pa komentuar ‘kodoshët’ e zakonshëm, që e majta i përdor zakonisht në rolin e qenit të gjahut për të hedhur baltë mbi çdo iniciativë që konsiderohet sukses i Opozitës.

Krejt i pacipë është edhe reagimi i një reparti sharlatanësh dhe renegatësh ‘revolucionarë’ , pa asnjë kontribut publik dhe eksperiencë, një shtojcë e shoqërisë civile ,e sponsorizuar nga Rama dhe oligarkët pranë tij, e ngjashme me opozitën e sajuar, që akuzon Opozitën për marrëveshje, kur vetë ajo disa ditë më parë, në emër të ndryshimit të sistemit ishte gati të ulej me produktet më të deformuara të këtij sistemi, Gjiknurin dhe Rudinën .

Është edhe një pjesë tjetër, e cila në fakt nuk është as naive dhe as shërbëtore e askujt, por politikën e shikon si sport për të shkarkuar pesimizmin e tyre depresiv. Kjo kategori reagon thjesht për snobizëm dhe triumfalizëm. Ajo flet gjithmonë me cinizëm dhe mllef ndaj çdo iniciative, pa asnjë argument, pa ofruar asnjë ide për zgjidhje konkrete.

Ndërsa, ajo që bën më shumë përshtypje në këtë reagim, është shqetësimi deri në histerizëm i këtij grupi sharlatanësh, jo dhe aq për faktin se Opozita ia doli të diktojë axhendën politike në vend, se sa për faktin se është pikërisht Lulzim Basha, njeriu më i sulmuar politikisht në Shqipëri , i cili ia doli të ketë sot një mbështetje të padiskutueshme ndërkombëtare dhe të jetë sot kandidati i padiskutueshëm për kryeministër. Në kërcëllitjet e dhëmbëve dhe midis jargësh servilizmi , lexohet qartazi përpjekja e shëmtuar për ta njollosur këtë fitore .

Por, për të parë sa të besueshme janë të gjitha këto broçkulla, le të analizojmë me kujdes disa fakte. Së pari, Opozita e kishte deklaruar vazhdimisht në çdo dalje të saj prej vendimit për bllokimin e integrimit , se formula për zgjidhjen e krizës kalonte përmes nëntë kushteve të Bundestagut. Pra, nuk ka asnjë surprizë në lidhje me këtë edhe pse një pjesë e kontestuesve të këtij vendimi po shfaqen si të befasuar.

Së dyti, Këshilli Politik është një mekanizëm i mbështetur plotësisht nga SHBA dhe BE. Ai nuk është gjë tjetër vetëm se një mekanizëm që pranon indirekt krizën shqiptare, pranon realitetin e vjedhjes së votave dhe nxjerr jashtë loje parlamentin , i cili konsiderohet ilegjitim nga çdo pikëpamje.

Së treti, procesi i reformës nuk është as marrëveshje dhe as negociatë. Është një kontratë midis palëve për mënyrën se si do të realizohen zgjedhjet e parakohshme. Është mekanizmi që do të formalizojë kërkesën e Opozitës që zgjedhjet të zhvillohen me një qeveri tranzitore me një kryeministër të dakortësuar . Pa këtë kontratë nuk mund të ketë zgjedhje.

Ndaj, dikush duhet urgjent t’i shpjegojë këtyre larvave që Opozita nuk është tërhequr në asnjë rast nga kauza e saj për zgjedhje të lira ,qeveri tranzitore , pa Edi Ramën kryeministër. Dikush duhet t’ia hapë sytë dhe t’i zgjojë nga gjumi dhe dehja e pushtetit, që të kuptojnë që Rama ka mbaruar punë dhe do të ikë shumë shpejt, por njolla e turpit mbi fytyrën e tyre do të mbetet përjetësisht.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com