InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Eksitimi” i parakohshëm i Kurtit dhe pabesitë e tij. A u zhgënjyen albinatorët?

29 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Vetëvendosje paralajmëron LDK-në: Nëse nuk arrijmë marrëveshje, shkojmë në zgjedhje

Nga Enrik Braho

Ngjarje interesante janë duke u zhvilluar në politikën shqiptare, në të dyja krahët e Morinës. Por, ndërkohë që shqiptarët e Shqipërisë janë duke kërkuar prej më shumë se një viti zgjedhje të parakohshme dhe nuk i gjejnë, ata të Dardanisë janë duke shkuar drejt zgjedhjeve të treta qëndrore brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit entuziazmi ishte shumë i madh jo vetëm te qytetarët e Kosovës por dhe te ata të Shqipërisë, të cilët mendonin se kishin gjetur doktorin e duhur për të shëruar plagët në të dyja krahët e shqiponjës. Por, po aq i madh sa ishte entuziazmi në ditët e tetorit, po aq i madh është dhe zhgënjimi këto ditë te ata të entuziazmuarit. Albin Kurti i vetëshpalluri parakohe kryeministër i Kosovës (pa bërë koalicionin qeveritar) nuk e ka marrë ende këtë post.

Dakordësimi nuk ka ardhur ende nga partitë fituese (VV-LDK), dhe duket se ky ngërç që s’po i japin dot zgjidhje po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja.

Por çfarë bënë pas 6 tetorit dy kandidatët Albin Kurti dhe Vjosa Osmani?

Kreu i VV-së edhe pse kishte fituar vetëm me një deputet më shumë u kap nga entuziazmi i tepërt dhe u vetëshpall kryeministër i Kososvës ende pa bërë koalicionin qeveritar. Albin Kurti e gjeje 24 orë në drejtëkëndëshin me ngjyra mjafton të lëvizje telekomandën. Albini ende pa u ulur në karrigen zyrtare të KM, në karriget e studiove televizive filloi të uleshe si një i tillë.  Vizitoi studiot e të gjitha emisioneve politike, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Ndryshe bëri “kundërshtarja” e tij në këto zgjedhje, kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo nuk ishte aspak në fokusin mediatik edhe pse ishte surpriza e vërtetë e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Ajo vendosi të fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleati kryesor i Kosovës, ku zhvilloi shtatë takime të rëndësishme me zyrtarë amerikanë, të cilat i bëri të ditura në rrjetet sociale. Ndoshta mund të ketë patur edhe takime të tjera, të cilat nuk ka dashur t’i bëjë publike. Ndërkohë Albin Kurti i VV-së, në axhendën e tij kishte takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ndoshta për të ai ishte më i rëndësishmi.

Zgjedhjet e 6 tetorit nxorrën në pah vetitë  e Albin Kurtit

Pangopja me pushtet. Edhe pse ishte pothuajse 50 me 50 me LDK-në, ku diferencën e bënte vetëm një deputet, Albin Kurti do donte që t’i drejtonte të gjitha vetë, nëse do ta lejonin. Ai nuk lëshoi aspak për të formuar koalicion qeverisës dhe t’iu jepnin zgjidhje problemeve të Kosovës. Ai kërkon edhe ministrinë e Punëve të Brendshme edhe atë të Punëve të Jashtme nëse LDK merr postin e Presidentit.

Pabesitë e Kurtit. Prej 80 ditësh VV dhe LDK po negocionin për të formuar një koalicion qeverisës, por këto negociata patën një ngërç që nuk i jepnin dot zgjidhje të dyja palët. Por Kurti “vrapoi” i pari për të thënë se dy fituesit kryesor nuk kishin rënë dakord për të formuar koalicionin qeverisës. Përmes një video, ai i drejtoi gishtin LDK-së si fajtor të mosdakordësimi edhe pse vetë nuk lëshoi aspak. Një sjellje jo e hijshme e tij ndaj “aleatëve” të LDK-së. Ndoshta e pa si një strategji për të përfituar më shumë në zgjedhjet e ardhshme.

Por të mosmjaftonte kaq, një tjetër pabesi do të vinte dy ditë më pas. Në konstituimin e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e 7-të, Lëvizja Vetëvendosje propozoi Glauk Konjufcën si kryetar të  Kuvendit, për të cilën asnjë prej anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin në dijeni. Kjo gjë i dha përfundimisht fund negociatave për një koalicioni qeverisës mes LDK-së dhe VV-së.

Por këto pabesi të Kurtit mund të jenë si një “këmbanë alarmi” për të gjithë ata që e besuan më 6 teor, pasi pabesia ndaj LDK-së mund të jetë pabesi për ta një ditë për të gjitha premtimet që ka dhënë.

Shumë enigma mbeten për këtë fillim 2020. E vetmja gjë që dihet është se Albin Kurti nuk është kryeministri i Kosovës dhe se te simpatizantët e tij ekziston një zhgënjim, pavarësisht mospranimit nga ana e tyre.

Kënaqësia që përjetoi Albin Kurti pas 6 tetorit si një KM i vetëshpallur (pa bërë koalicionin qeveritar)  ishte njëlloj si eksitimi pas një masturbimi artificial.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme: E enjte 16 prill 2026!

16 Prill, 2026

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com