InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Triumfi i Legalitetit gurë themel i shtetit modern shqiptar

23 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Triumfi i Legalitetit gurë themel i shtetit modern shqiptar

Nga Azgan HAKLAJ

Në vitin e 95 -vjetorit ky triumf kujtohet me krenari dhe Vepra Mdhështore e Mbretit Ahmet Zogu me nostalgji. 24 Dhjetori i vitit 1924 i njohur si Triumfi i Legalitetit është një ngjarje madhore historike, e cila i dha fund anarkisë së brendëshme të provokuar nga Kryengritja e Armatosur e Grushti i Shtetit të 10 qershorit të po atij viti.

Historiografia komuniste në njërën anë e ka anatemuar ngjarjen historike të 24 dhjetorit e në anën tjetër e ka glorifikuar rebelimin e armatosur të organizuar nga elementët radikalë të së majtës së asaj kohe si revolucion demokratiko- borgjez, i cili do ta çonte Shqipërinë drejt demokracisë, mirëqenies e zhvillimit.

E parë në dritën e qartë të historisë pas kaq dekadash historianët e studiuesit seriozë të paanshëm e kuptojnë pa veshtirësi se ai revolucion nuk ishte as demokratik as borgjez. Argumenti i parë i historianëve marksist bie poshtë që në fillim për arsyen kokëfortë se të rrezosh një shtet politikanët e të cilit kishin ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve të lira parlamentare të 27 dhjetorit 1923 është një gënjeshtër kaq e trashë sa askush me mendje të shëndoshë nuk mund ta kapërdijë.

Së dyti ta quash borgjez një rebelim të armatosur, të udhëhequr nga eksponentë të majtë, të frymëzuar nga Bolshevizmi e Revolucioni Socialist i Tetorit e përkrahur nga shtresat më të varfëra, të prapambetura e të paarsimuara të shoqërisë bie ndesh me të gjithë praktikën botërore, së paku që nga Epoka e Revolucionit Francez.

Në gjashtë muaj që zgjati kjo Komunë e Parisit “Made in Albania”, vendin e përfshiu anarkia totale dhe destabilizimi. Idetë bolshevike të Nolit dhe njohja prej tij e Shtetit të Sovjetëve e izoluan atë totalisht në politikën e jashtme e nga ana tjetër monarkitë ballkanike të trembura se modeli shqiptar e rreziku komunist mund të kërcënonte vendet e tyre gati sa nuk e pushtuan Shqipërinë duke rrrezikuar zhdukjen e saj nga harta politike e Europës.

Është kjo arsyeja që e nxiti Ahmet Zogun dhe personalitete të tjera nacionaliste të rigrupoheshin pas ngjarjeve të qershorit dhe ti jepnin fund grushtit të shtetit. Është kjo aspiratë e nacionalistëve dhe e Popullit Shqiptar për të mbrojtur tërësinë territoriale, lirinë dhe shtetin e tyre të ngritur në këmbë me aq mund, sakrifica e përpjekje që e bëri aq të shpejtë triumfin e Legalitetit. Ahmet Zogu ka meritën e madhe historike jo vetëm se eleminoj gjakderdhjen e luftën civile vëllavrasëse me largimin e tij por edhe sepse vuni autoritetin e shtetit me shpejtësi e vendosmëri të pabesueshme kur u kthye ngadhnjimtar.

Ai mori nën kontroll territorin. Rivendosi autoritetin e Asamblesë Kushtetuese, organi suprem i zgjedhur nga populli. Përmes rrugës legjislative krijoj Republikën e Parë Shqiptare duke i hapur rrugën progresit të Popullit Shqiptar në të gjitha fushat.

Ahmet Zogu i tregoj Botës dhe armiqëve të Shqipërisë se çfarë është në gjendje të bëjë në një periudhë aq të shkurtër kohore Populli Shqiptar kur është i lirë e sovran në trojet e veta. Triumfi i Legalitetit është eveniment shumë i madh historik sepse arriti të konsolidonte lirinë e pavarësinë e Atdheut dhe të hapte një epokë të re duke e futur Shqipërinë me dinjitet në familjen e popujve të civilizuar të Europës.

Arritjet e Monarkisë Shqiptare në 10-të vjet të jetës së saj janë madhështore. Në vetëm një dekadë Shqipëria njohu një zhvillim që se kishte njohur prej pesë shekujsh. U krijua një shtet modern me legjislacionin më të përparuar të kohës U zhvillua me ritme të shpejta ekonomia, arsimi kultura. Forca e monedhes ishte e jashtëzakonshme. Shtetasit shqiptarë u pajisën me pashaportë shumë të vlefshme dhe u sigurua levizja e lirë e tyre në mbarë Botën. Populli e ka të skalitur në memorjen e tij: “Paraja e Zogut – Pashaporta e Zogut”.

Ahmet Zogu me veprimin diplomatiko- politik të emërtimit Mbret i Shqiptarëve mbajti lart shqiptarizmin dhe Kauzën Kombëtare. Këto janë arsyet që Triumfi i Legalitetit në këtë 95 -vjetor kujtohet me madhështi dhe Vepra Madhështore e Ahmet Zogut me nostalgji nga shqiptarët në të gjitha trojet etnike.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com