InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Sundimtarët e tiranët i tmerron fjala e lirë

23 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Sundimtarët e tiranët i tmerron fjala e lirë

Nga Azgan HAKLAJ

Sulltan Rama gllabëron pushtetet si vampirët e legjendave. Ai nuk mund të lidhë fjalën e lirë me litarët e Kristaq Ramës që lidhën qafën e Havzi Nelës.

Fjala është pushteti që Zoti ju ka dhuruar krijesave të veta. Liria e fjalës është vija e demarkacionit që ndan shtetin e së drejtës me atë totalitar.

Despotët nuk ngopen, ata kërkojë të gjitha pushtetet e pasi i kanë uzurpuar dhe nënshtruar ato i vërsulen të vetmit pushtet hyjnor, me të cilin Zoti i ka pajisur që në gen krijesat e tij, pushtetit të fjalës, pa të cilën çdo qenie njerëzore do të tjetërsohej zvenitej jashtë çdo përfytyrimi filozefik.

Nga ky soj tiranësh, nga kjo racë kanibalësh politik është Kryeministri Ynë. Ai ka pushtet të pakufizuar politik, ekonomik, mediatik sa asnjë njëri tjetër që ka qeverisur këtë vend duke ia kaluar edhe diktatorit Hoxha, por nuk ngopet ashtu si vampirët e legjendave me mashtrime dhe urrejtje paranojake.

Ai i ka etiketuar mediat e lira që kanë mbetur jashtë kontrollit të tij si të keqen më të madhe të këtij vendi, sepse e din fuqinë e medies dhe ka përvetësuar mirë postulatin e babit të bolshevizmit Lininit; “Më jepni një gazetë ta rrëzoj Carin”. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që qeveria i ban opozitë opozitës dhe mediave.

Ligji i ideuar nga paranoja e tij dhe i votuar nga një parlament anonim e injorant dhe nga një “opozitë”e krijuar dhe sponsorizuar nga Kryeministri me paratë e pista të drogës, krimit dhe trafiqeve dhe ato që u zhvat me ligjin e Maliqit taksapaguesve shqiptarë të varfër të këtij vendi është denimi me vdekje i fjalës së lirë, armës së vetme që kanë në duar qytetarët e një vendi të lirë e demokratik. Shkrimtari i madh amerikan, Witman, autor i veprës” Fijet e Barit” e çmon si pasurinë më të madhe fjalën, prandaj me madhështi shprehet: “Nuk kam çfarë ti jap Atdheut tim përveçse fjalës”.

Nga kush keni frikë me shumë e pyetën Carin? Nga Tolstoi u përgjigj Ai. Fjalët e urta popullore “Fjala është më e rëndë së plumbi”apo “Burri lidhet për fjale” deshmon peshën e saj tek Shqiptarët. Liria e fjalës është vija e demarkacionit që ndan shtetin e së drejtës me atë totalitar. Liria e fjalës është kryefjala e Kushtetutës e vendosur në preambulën e saj. Ajo mbrohet nga të gjitha konventat më të rendësishme ndërkombëtare, prandaj çfarë do ligji që e cënon atë bëhet nul, për sa kohë shtetet anëtare i kanë ratifikuar ato dhe janë pjesë e tyre.

Sulltan Rama në mënyrë djallëzore e mashtroj opinionin publik duke thënë se janë ekspertët e OSBE- së hartues të ligjit antishpifje. Reagimet e forta jo vetëm të shoqatave të gazetarëve e të shoqërisë civile por dhe të Këshillit të Europës e SHBA-së i hyjnë nga njëri vesh e i dalin nga tjetri, njeriut që në vitet 1990-të hiqej si dishepull i fjalës së lirë.

Sot pas tre dekadash, ashtu si etërit e tij byroist denon me vdekje fjalën e lirë dhe rikthen me një fytyrë karnavaleske nenin 55- së të diktaturës. AMA e tij nuk është gjë tjetër përpos një Gestapo e cila ka të drejtën ti mbylle gojën kujtdo e të falimentojë të gjitha mediat e shkruara e vizive, të cilat guxojnë të kritikojnë e ti nxjerrin të palarat në shesh Sulltanit të Rilindjes. Liria e fjalës është ADN e dinjitetit të Kombit Shqiptar.

Ajo gezon mbrojtjen absolute nga kodi i nderit i shqiptarëve. Askush nuk mund të grabit pushtetin hyjnor të fjalës shqiptarëve. Sulltan Rama nuk mund ta lidhë fjalën e lirë me litarët e Kristaq Ramës që lidhën qafën e Havzi Nelës.. Koha e tij po përendon.

Të Lidhura

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00
Aktualitet

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00

12 Qershor, 2026

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

9 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com