InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shqiptarët përballë aleancës sllavoortodokse. Shqipëria e Kosova, dy mushkëritë ku ajri i lirisë pulson nga gjaku i Atdheut

22 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Shqiptarët përballë aleancës sllavoortodokse. Shqipëria e Kosova, dy mushkëritë ku ajri i lirisë pulson nga gjaku i Atdheut

Nga Azgan Haklaj

Shqiptarët Përballë Aleancës Sllavoortodokse. Shqipëria e Kosova janë dy mushkëritë nga të cilat ajri i lirisë pulson nga gjaku i Atdheut.

Edi Rama mbron Vuçiçin si Abdullah Pashë Dreni Mehmet Ali Pashë Maxharrin.

Edi Rama sozia e Mark Milanit. Edi Rama përsërit tradhëtinë e Esat Pashës. MiniShengeni Ballkanik -bajpas për daljen e Jugosllavisë së re apo Serbisë së madhe në det.

Pas shterrimit të ëndrrave serbiane për ndarjen e Kosovës elaborohet miniShengeni Ballkanik për aneksimin e Kosovës dhe izolimin e saj.
Shqiptarët u banë deshmitarë të një tradhëtije të lartë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare të shqiptarëve.
Kryeministri i Malavitës, armiku i egër i shtetit të së drejtës, opozitës dhe fjalës së lirë, i atyre që mendojnë ndryshe nga kalifati i tij kriminal Edi Rama e blindoj Tiranën me qindra forca policore të ndërhyrjes së shpejtë dhe agjent të sherbimit informativ për të siguruar miqt e tij të Klubit Sllavoortodoks se plani i tyre për Shengenin Ballkanik do të këtë përkrahjen e tij të plotë e pa kushte.

Kjo maskaradë politike e diplomatike e gatuar në guzhinat e armiqëve shekullor të Shqipërisë dhe e bekuar nga Sulltan Rama nuk mund të këtë emër tjetër veçse tradhëtisë së lartë kombëtare.
Aleksandër Vuçiç, Gebëlsi i Çenghis Khanit të Ballkanit Millosheviç, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç janë liderë politik të popujve të cilët në luftërat ballkanike e botërore kanë kryer genocid të egër, debime nga trojet e tyre e vrasje masive të qindramijëra shqiptarëve.
Diplomatja e Shquar e Shtetit Amerikan Medlin Ollbrait e cilësoj krimin e makinës gjakatare serbe mbi shqiptarët e Kosovës si një Holokaust të dytë.

Serbia e Vuçiçit dhe vetë Ai jo vetëm nuk i njeh krimet e llahtarëshme të viteve 1998-1999 në Kosovë por në një mënyrë të paskrupullt edhe Masakrën e Reçakut më të madhen në Europë pas Sebrenicës e quan sajesë të shqiptarëve.
Ideimi dhe krijimi i “Shengenit Ballkanik” nuk është gjë tjetër veçse një maskë për të fshehur Projektin antishqiptar të Jugosllavisë së re shoviniste.
Atë që nuk arritën ta bëninin Tito me Enver Hoxhën në vitet 1945-1948, për ta shndërruar Shqipërinë në republikë të 7-të të Jugosllavisë e kanë marrë përsipër ta realizojnë Rama- Vuçiç.
A mundet Rama ti fusë shqiptarët e Republikës së tij si delet në vathën e ujqërve serbosllavë?
Jo kurrë na thotë historia dhe zëri i Atdheut.
Kosova djepi i nacionalizmit e patriotizmit, i kuvendeve e kryengritjeve të mëdha, i fushëbetejave të përgjakshme ku lanë kokën e ushtritë e tyre krajla e sulltana do ta thotë fjalën e fundit siç e ka thanë në Betejën e FushëKosovës e në Lidhjen e Prizrenit, në Kryengritjen e Përgjithshme të Pavarësisë e së fundmi në betejat e UÇK -së.
Kosova është Alfa dhe Omega e patriotizmit shqiptar.
Falë luftës heroike të saj Shqipëria u çlirua nga robëria otomane.
Edi Rama është damkosur me vulën e tradhëtarit dhe si të tillë do ta gjykojë historia e ndeshkojnë shqiptarët.

Sigurisht që do të këtë fatin e Mehmet Ali Pashë Maxharrit dhe Abdullah Pashë Drenit në shtatorin e vitit 1878 në Gjakovë, në aksionin e parë të Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku u ekzekutuan zbatuesit e planit për ndarjen e trojeve shqiptare.
Shqipëria e Kosova janë dy mushkëritë nga të cilat ajri i lirisë pulson me gjakun e Atdheut.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com