InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

8 Dhjetori, dita kur kthyem drejtimin e historisë sonë nga Perëndimi

8 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A

Nga Çlirim GJATA

Sot është 8 dhjetor. Dita kur studentët e `90 dolën në rrugë për të kërkuar pluralizëm politik. Filloi në fakt për dritat dhe me kërkesa ekonomike – varfëria ishte ekstreme, shtypja politike në kulm. Por shumë shpejt me intuitë dhe falë informacioneve – kishte rënë Muri i Berlinit; në Rumani ishte pushkatuar Çaushesku(me gjithe grua); ngjarjet e ambasadave; kishin ndodhur disa përplasje politike në Shqipëri – u kalua në kërkesa politike, si ajo për pluralizëm politik dhe për më shumë liri demokratike. Ajo që i vuri kapakun ishte thirrja:“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ndoshta pa e kuptuar ne kthyem përfundimisht drejtimin e historisë sonë nga perëndimi.
E mbaj mend të gjithën atë ditë për çdo minutë të saj. E pra nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Dhe filloi vonë në 10 të darkës, po?! Pra vonë. Duket e çuditshme që një ditë ngjarjeje në histori fillon në 10 të darkës. Por historia me orarin shpesh nuk janë në përpjestim të drejtë.

Është hera e parë kto 29 vite që po shkruaj diçka për dhjetorin 90. Sado që është shkruar shumë, asnjëherë nuk shkruhet ashtu si përjetohet. Sepse përjetimi është edhe emocional, i momentit, ndërsa përshkrimi vjen më i vonë, më i ftohtë. Për demostratat e dhjetorit mund të jenë shkruar deri tani, diku te 25 libra(nga një libër në vit të paktën deri para pak vitesh). Dhe për çdo vit mund të ketë patur diku, pak me thanë, nja 10 artikuj gazetash, intervista, kujtime, etj.(po ti shumëzosh për 29...).Pra, smë ka mbetur asgjë çfarë të them, për dhjetorin që s`e ka thënë dikush më parë, apo të mos jetë thënë disa dhjetra herë.

Fakti është se atëherë ne ishim fëmijë. Të tjerat i di historia.

Kjo ditë, ato ngjarje, marrin kuptim të madh sepse ndryshuan historinë. Ndryshuan historinë e jetës time dhe të të gjithëve ne e për pasojë të Shqipërisë. Kështu, vlera e saj qëndron në faktin se sa herë kujtohemi për të(zakonisht më 8 dhjetor, jo ditë tjetër), seicili nga ne thotë:“Kam qënë edhe unë aty”.

Ka edhe një fakt, që qëndron bashkë me ngjarjet, por edhe veqant tyre, si një ngjarje më vehte. Ky është Azem HAJDARI. Ishte në një fakultet me ne, nje vit më poshtë, por më madh i madh në moshë, dhe binte në sy, sidomos se fliste me zë të lartë kundër, në atë kohë.

Ka mbetur epike përgjigja që i dha Ramiz Alisë në orën një pas mesnate në një auditor të universitetit:“Nëqoftëse kujton se kam dalë për një gotë çaj më tepër gabohesh”. Dikush ka thënë se fjala e Azem HAJDARIT natën e 8 dhjetorit shpëtoi demostratën. Mendoj se ka të drejtë. Ajo fjalë ishte përgjegjësia, që lideri merr mbi vete duke shpëtuar të tjerët.

Shumë ka ndryshuar nga ajo kohë. Çfarë nuk ka ndodhur deri sot. Por një gjë që u vendos në atë datë, nuk mund dhe nuk do të ndryshojë kurrë: drejtimi Europian i Shqipërisë.

P.s. jo shumë kohë më parë, gjatë një diskutimi spontan, i fola studentëve te mi se më 8 dhjetor ne kërkuam pluralizëm politik. Njëri me sinqeritet ma ktheu “e ça është kjo?”… Kështu është jeta. Duhet të çuditemi për të kundërtën.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com