Nga Lirim Nezha
Lufta e Dukatit
Ne pervjetorin e 76-te te Luftes se Dukatit,kesaj ngjarjeje qe ka lene shije te hidhur jo vetem tek ata qe e jetuan por edhe tek brezat e mevonshem,po perpiqem qe te rihedh drite mbi ate te vertete te dhimbshme,per t’u bere keshtu barrikade edhe e manipulimeve historike qe njerez te caktuar kane bere dhe vazhdojne te bejne mjerisht edhe sot ne sherbim te nje kauze te deshtuar.Po perpiqem qe te jap nje permbledhje te koncentruar te nacionalizmit dukatas si dhe momentin historik te fundvjeshtes tragjike ’43.
“Dukati gjysma e misirit!”
Kjo thenie honorifike,superlative per krahinen e Dukatit,ka origjine te lashte,ndoshta edhe me te lashte se koha e mergimit historik te rilindasve shqiptare.Kjo shprehje do te thote se behet fjale per nje krahine te pasur,me det,fushe dhe mal.Nga rapsodet popullore eshte cilesuar si e barabarte me fushat pjellore te brigjeve te Nilit.Natyrisht qe ne Dukat nuk ka patur faraone dhe as piramida,por ka qene gjithashtu veshtire qe te gjeje dukatas qe punonin per te tjere.
Secili ka patur pronen e vet te vogel apo te madhe dhe ndihej zot i punes se vet.Pas kesaj do te ishte e tepert te renditen arsye te tjera per te perligjur pse Dukati dhe dukatasit perkrahen alternative nacionaliste dhe u radhiten me se shumti perkrah Ballit Kombetar gjate Luftes se Dyte boterore.Ata nuk ishin proletare dhe kishin c’te humbisnin ndaj nuk mund te perkrahnin komunizmin dhe bolshevizmin.Ata nuk mund te pranonin te humbnin pronen e tyre sepse e dinin qe pas saj do te humbnin dhe identitetin e tyre,ashtu sic ndodhi ne te vertete per fatin e keq te te gjithe shqiptareve
Lufta e Dukatit ka vetem nje te vertete.
Ne radhet me poshte do te mund te lexoni per nje dite terrori te pashembullt,nje dite tmerri mbi popullsine e pafajshme te Dukatit qe u ndodh krejt befasisht,ne terrin e nates,perballe nje sulmi te forcave partizane duke u gdhire 1 dhjetor 1943.
Naten e 30 nentorit,dy brigade partizane te perbera nga gati 400 forca te armatosura,te udhehequra nga Mehmet Shehu,Hysni Kapo,Muhamet Prodani,Shefqet Peci e te tjere,ishin grumbulluar ne hyrje te territorit te Dukatit ne kufi me Terbacin dhe prisnijn momentin e pershtatshem per te nisur sulmin.
Ne paranteze duhet te themi se disa dite perpara se te organizohej ky sulm I pabese mbi Dukatin,kreret komuniste Hysni Kapo e Shefqet Peci kishin kerkuar nga paria e Dukatit si dhe nga komandanti I cetes se ballit Maliq Koshena qe te behej I mundur nje takim I forcave partizane me popullin e Dukatit.Kjo kerkese e tyre nuk u prit mire nga dukatasit per vete faktin se dukej e pamotivuar hyrja e batalioneve te tera me partizane ne fshat nderkohe qe Brenda territorit te fshatit nuk kishte pushtues.
Ata e kuptuan se nje tjeter qellim fshihej pas kesaj kerkese dhe dukatasit e sprovuar nuk mund t’ja lejonin vetes nje gabim te tille.Aq me teper qe marredheniet e Partise komuniste me Ballin Kombetar nuk ishin aq miqesore.Megjithate,duke qene se dukatasit kishin shume lidhje miqesore me Hysni Kapon dhe Terbacin ne teresi,u ra dakord qe nje perfaqesi e forcave partizane tem und te bente takimin e kerkuar me popullin e Dukatit,por kurrsesi te shoqeruar nga batalione te tera.
Dukej se besimi mes dy forcave kryesore politike ne vend kishte marre nje krisje te thelle.Dukatasit inteligjente nga natyra ndonese jo fort te shkolluar e kuptuan fare mire qellimin ogur zit e krereve komuniste.
Dhe nuk kishin gabuar!Nuk vonoi shume dhe do te vinte pergjigja dhembekercellitese e Shefqet Pecit:”Ne do te hyjme ne Dukat me hi rose me pa hir.”Nga kjo kunderpergjigje pa takt ,nga ky kercenim I hapur,kuptohej lehte se qellimi I tyre nuk ishte thjesht takimi me popullin e Dukatit per qellime propaganda,sepse per kete do te mjaftonin vetem disa me kryesoret te cileve u ishte premtuar siguri absolute dhe do te ishin ne beset e Dukatit.Gjithashtu ishin lejuar qe te kalonin perms Dukatit krejt forcat partizane me kusht qe Dukati te mos ishte destinacioni I tyre por vetem rrugekalimi per qellimin e perbashket te luftes kunder pushtuesit.Por nuk kishte qene ky qellimi I vertete.Kete do ta deshmonte nata e 30 nentorit.
Mbas pergjigjes kercenuese te Shefqet Pecit dukatasit moren masa per te ruajtur fshatin me patrulla nga cdo e papritur.Ishin pikerisht keto patrulla qe dhane alarmin ate nate kur do te niste sulmi famekeq I shqiptareve mbi shqiptaret.Pati luftime te pergjakshme ate nate duke u gdhire 1 dhjetori 1943.Dukati u mbyt ne gjak.Pati shume te vrare dhe te plagosur nga te dyja palet.Ajo dite shenoi me te vertete nje tragjedi.
Tete burra dukatas humben jeten dhe ca me shume partizane.U vrane pa e ditur kurre qellimin e vertete te asj lufte sa kohe perballe nuk kishin armikun por vellezer te nje gjaku,ca burra shqiptare me tirq e me qeleshe.Jane teper te njohura dhe shume domethenese vargjet qe thuri poeti popullor menjehere pas kesaj dite macabre ne lidhje me vrasjen flake per flake te partizanit nga Terbaci Myrto Sadiku dhe dukatasit te mire Murat Bodo.
“-Hidh armet fashist I ndyre!
-S’jam fashist po I ducat,
Po I thone taksirat,
Qe vjen e te gjen ne prag.”