InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Referendum për mbrojtjen e Republikës, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave përendimore të Shqipërisë

22 Nëntor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Referendum për mbrojtjen e Republikës, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave përendimore të Shqipërisë

Azgan HAKLAJ

E drejta për të luftuar pushtetet tiranike e iligjitime është e drejtë hyjnore e popujve.

Dhjetor të Dytë për institucionalizimin e votës së lirë e çlirimin e institucioneve të pushtuara.

Rreth 250 vjet më parë teksa po hartonin kushtetutën e vendit të tyre Tomas Xhafersoni- Washingtoni, Madisoni dhe kolegët e tjerë i drejtoheshin njëri -tjetrit me fjalët lapidare:
“Jemi mbledhur një ansambël gjysëm perendish që po projektojmë të ardhmen e Amerikës”.
Keshtu e konceptonin burrështetasit e mëdhenj të Amerikës librin themeltar e të shenjtë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Koha që ka kaluar prej dy shekujsh e gjysëm ju dha plotësisht legjitimitet hartuesve gjenialë të kushtetutës më të përparuar që ka njohur Bota.
Kushtetuta e demokracia amerikane janë një makinë, ingranazhet e të cilës punojnë me përsosmëri, pa u përplasur e bllokuar njëri-tjetrin.
“Pushteti i takon popullit” thoshte Abraham Linkolni dhe Kushtetuta Amerikane e garanton përsosmërisht këtë parim themeltar të demokracisë dhe shtetit të së drejtës përmes ekuilibrave mes tre pushteteve dhe pavarësisë së institucioneve.
Është kjo arsyeja themelore që ajo i ka rezistuar për një kohë kaq të gjatë sfidave të mëdha me të cilat është përballur kjo superfuqi për gjatë dy shekujve të fundit.
Nëse bëjmë një paralelizëm me realitetin e sotëm shqiptar dhe bëjmë një analizë të funksionimit të Shtetit Shqiptar shohim pushtimin e shtetit nga pushteti, uzurpimin e institucioneve, të prokurorisë, të pushtetit gjygjsor, shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë, invadimin e pushtetit lokal.
Më në fund Kalifi i ri Edi Rama ka angazhuar falangat e tij dhe të Bandës së Rilindjes për të pushtuar Institucionin e Presidentit, të vetmin institucion legjitim të Shtetit Shqiptar, të cilin Sulltan Rama kërkon ta pushtojë me metoda mesjetare, bizantino-otomane.
Gjendja e sotme kaotike, ku politika është simbiozë e mafies, sherbëtore e verbër e ekzekutore e urdhërave të saj e ka burimin tek puçi kushtetues i vitit 2008, ku dy partitë kryesore politike për të ruajtur monopolin e parlamentit e ndryshuan brenda dy orësh ligjin themeltar të shtetit duke i hapur rrugë partisë shtet, shkatërrimit të institucionit themeltar të demokracisë, zgjedhjeve të lira, institucionalizimit të autokracisë, nënshtrimit e kontrollit të institucioneve nga kleptokracitë qeverisëse.
Një grup deputetësh me në krye Presidentin e sotëm Meta hynë atë kohë në grevë urie për të mbrojtur Kushtetutën, Biblën e demokracisë.
Deformimi i procesit zgjedhor prej më shumë se një dekade ka sjellë pasoja katastrofike për Shqipërinë, si kriminalizimin e parlamentit, të qeverisë e pushtetit vendor, refuzimin e hapjes së negociatave me BE, kriminalitet e varfëri, hemoragji të tmerrshme kombëtare.
Në 6 vitet e sundimit të Juntës Ushtarake të Despotit Edi Rama kanë braktisur vendin qindramijëra qytetarë, shumica prej të cilëve të rinj.
Opozita Shqiptare e ka patur të pamundur në këto kushte të ushtrojë normalisht funksionet e saj kushtetuese pikërisht për faktin se Rama e bandat e tij nuk e njohin aspak ligjin themeltar të shtetit.
Rasti i zgjedhjes në mënyrë antikushtetuese të Prokurores së Përkohëshme Arta Marku është rasti flagrant që tregon se si Kryeministri Shqiptar kërkon të zaptojë të gjitha institucionet kryesore të shtetit.
Ligji i dekriminalizimit i ideuar nga Korifeu i opozitës së bashkuar, Kryetari i Partisë Demokratike z Lulzim Basha, i mbështetur fort nga ndërkombëtarët e detyroj z Rama të debojë nga parlamenti një tufë banditësh.
Por pas kësaj Rama ndërtoj një aleancë të fshehtë e të hapur me kapot e mafies, së drogës e trafqeve, për të vjedhur zgjedhjet, tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, të cilët kërkojnë qeveri me duar të pastra, transparente dhe të distancuar qartazi nga krimi dhe korrupsioni.
Zgjedhjet moniste të 30 qershorit janë goditja më fatale kundër demokracisë në historinë politike të pos-komunizmit në Shqipëri.
As vetë diktatori Enver Hoxha nuk ka guxuar të bënte zgjedhje pa opozitën, megjithëse vinte me aureolën e çlirimtarit.
Përpjekja e Ramës për legjitimimin e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit mori një shuplakë të rëndë nga liderët kryesorë të BE-së Franca dhe Gjermania, e cila jo vetëm nuk i dha okej Ramës, por i hartoj një sistem 9 pikash, ku i kujton se hetimi e venja para drejtësisë i autorëve të vjedhjes së zgjedhjeve, ngritja e Gjykatës Kushtetuese, venja para drejtësisë e pushtetarëve të korruptuar janë imediate.
Shtrohet pyetja:
Cili është reagimi në realitetin e politikës së brendshme e të jashtme i Kryeministrit Shqiptar, arrogant, represiv dhe i pabesë.
Në aspektin e politikës së jashtme ai zëvendësoj “Integrimin Europian” me “Shengenin Ballkanik”, një klub liderësh antieuropian e antishqiptar, njëherësh qëllimi final i të cilëve është krijimi i një Jugosllavie të re, delegjitimimi i Pavarësisë së Kosovës, izolimi i saj dhe defaktorizimi i rolit politik dhe ekonomik i shqiptarëve në Ballkan e në fund renia e Gadishullit nën influencën rusosllave.
Në planin e brendshëm Rama e Banda e Tij vazhdon pa u ndalur luftën për uzurpimin e të gjitha institucioneve e pushteteve, grabitjen e pronave publike përmes PPP-ve
mafioze e konçesioneve antiligjore, goditjen me anë të pushtetit të kundërshtarëve politikë, dhunimin mesjetar nga shteti policor të qytetarëve që mbrojnë pronat e shtëpitë e tyre.
Dhuna barbare ndaj banorëve të Astirit, e cila na kujton atë të kolonizatorëve europianë ndaj indigjenëve të Amerikës, tregon në mënyrë të qartë se kmerët e kuq të Rilindjes nuk dinë të ndalen para asgjëje.
Keshtu del në skenë nevoja imediate dhe alternativa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve:
“Dhjetori i Dytë” për të mbrojtur Republikën, demokracinë, dhe për të shpetuar vendin nga përplasja e përgjakshme civile me pasoja katastrofike.
Në këto kushte organizimi i një referendumi kombëtar për të delegjitimuar zgjedhjet moniste e farsë të 30 qershorit është i vetmi mekanizëm për çmontimin e oktapodit kriminal të Rilindjes, për të legjetimuar zgjedhjet e lira, institucionalizuar votën e lirë dhe për ti kthyer pushtetin popullit sovran.
E drejta për të luftuar pushtetet tiranike e ilegjitime është e drejtë hyjnore e popujve.
Të votojnë në referendum nëse duan lirinë, demokracinë, e të ardhmen e Atdheut, apo skllavërinë, racizmin e përçmimin që na jep pa kursim çdo ditë Pushteti i Rilindjes

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti

21 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami ngre alarmin për shpopullimin: “Shqipëria po tkurret, kjo krizë demografike nuk mund të injorohet”

20 Gusht, 2026

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com