InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nuk ndalen azilantët nga Shqipëria, 21% më shumë aplikime në janar-shtator

22 Nëntor, 2019
in Artikuj, InfoPress, Sociale
A A
Nuk ndalen azilantët nga Shqipëria, 21% më shumë aplikime në janar-shtator

Ndonëse kanë normën më të lartë të refuzimit të kërkesave dhe jetojnë në një vend që nuk ka luftë apo konflikte etnike, asgjë nuk i ndal shqiptarët që të përplasen dyerve të Europës si azilantë. Edhe në muajin shtator aplikimet për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë njohur rritje sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Mbrojtjes Europiane për Azilantët. Gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë. Në total për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë të tjerë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aplikimeve ishte 12,835. Vetëm muaji shtator ka pasur 1,734 aplikime të reja, duke shënuar një rritje prej 14% në raport me muajin e kaluar.

Shqipëria renditet në 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve në Europë, së bashku me vende si Pakistani, Turqia, Iraku, Kolumbia, Irani dhe Nigeria, por vendi i vetëm europian.

Edhe pse refuzohen, kërkesat rriten

Vetëm gjatë muajit shtator numri i përgjigjeve negative nga ana e autoriteteve ishte 1321, ndërsa vetëm 57 kërkesave iu dha statusi i refugjatit. Autoritetet përkatëse në BE vlerësuan në shtator se vetëm 47 prej kërkesave duhet të përfitojnë azil. Kjo tregon normën e ulët të pranimeve të kërkesave nga shqiptarët. Aplikantët gjeorgjianë dhe shqiptarë kishin nivelin më të ulët të njohjes (përkatësisht 3% dhe 6%) midis 10 vendeve kryesore të origjinës, shkruhet në raportin mujor. Megjithatë, ka ndryshime në vendet e ndryshme të  Bashkimit Europian, në lidhje me nivelin e njohjes për të njëjtin vend origjine.

Në mesin e 10 vendeve të origjinës me numrin më të lartë të aplikimeve në janar-shtator 2019,  aplikimet e paraqitura nga sirianët kishin nivelin më të lartë të pranimit dhe njohjes së kërkesës (86%), të ndjekur nga aplikantët turq (53%) dhe aplikantët afganë (48%).

12,680 raste në pritje

Zyra Europiane Për Mbështetjen e Azilkërkuesve raporton se në muajin shtator ishin 12,680 raste në pritje për të marrë një përgjigje. Prej 6430 kërkesa janë të paraqitura në më pak se gjashtë muaj, ndërsa pjesa tjetër po pret të shqyrtohet për një periudhë më të gjatë kohore se aq. Ky është niveli më i lartë i kërkesave që mbeten në pritje për një përgjigje që prej muajit shtator të vitit 2017.

Situata e azilkërkuesve në BE

Më shumë se gjysmë milioni aplikime u paraqitën në Bashkimin Europian gjatë nëntë muajve të parë të 2019, me rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë. Si më parë, Sirianët, Afganët dhe Venezuelasit kishin numrin e aplikimeve më të lartë, duke përbërë një të katërtën e të gjitha aplikimeve në Bashkimin Europian.

Shumica e vendeve kryesore të origjinës, ku bën pjesë dhe Shqipëria, kanë parashtruar më shumë aplikime në janar-shtator në 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë.

Shkalla e njohjes së kërkesës për azil nga Bashkimi Europian ishte e qëndrueshme me rreth 32% në shtator 2019.

Rastet e pezullimit në shkallën e parë mbeten të e konsiderueshme. Përveç kësaj, shumë aplikime mbeten në pritje të vendimit për ankimim apo rishikim, deri në fund të qershorit 2019. /monitor

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com