InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

NËN PUSHTETIN E QEVERISË SË SKANDALEVE

22 Nëntor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Marrëzia e ka emrin “Rilindje”

Ermal XHELILAJ

Periudha që po përjeton Shqipëria e shqiptarët aktualisht mund të konsiderohet më e vështira dhe njëkohësisht më e paprecedent që vendi ndodhet prej rënies së diktaturës komuniste në vitet 90. Sistemi i integruar politik, ekonomik e social shqiptar si pasojë e këtyre zhvillimeve negative ndodhet në prag të një kolapsi total, që mund të rezultojë drejt një destabilizimi të mundshëm të shtetit, duke vënë në rrezik kështu standartet e normat demokratike, shtetin e të drejtës, sigurinë kombëtare, si dhe të ardhmen europiane të Shqiperisë e shqiptarëve.

Vendi nuk po qeveriset prej kohësh duke pasqyruar problematika te thella në të gjitha drejtimet. Kjo ka sjell si pasojë cedimin e sistemit demokratik si dhe rënien apo mosfunksionimin e institucioneve kryesore e kushtetuese në vend. Duke mos mjaftuar kjo, Qeveria është përfshirë në një spirale të rrezikshme skandalesh të përmasave të frikshme që kanë kaluar kufijtë e vendit e kanë pasur impakt negativ në marrëdheniet me shtete të tjera europiane. Problematika bëhet edhe më e thellë duke marrë në konsideratë që me shumë gjasa këto skandale të Qeverisë Rama mund të kenë përfshirë edhe politikanë e diplomatë të akredituar në Shqipëri në menyrë indirekte.

Dështimi i funksionimit të shtetit gjatë kësaj periudhe ka rezultuar në rritjen e nivelit të kriminalitetit e paligjshmerisë, të korrupsionit qeveritar të të gjitha niveleve, kapjen dhe kompromentimin e sistemit të drejtësisë, keqpërdorimin e institucioneve ligjzbatuese dhe asfiksimin total të ekonomisë kombëtare. Dhunimi i kushtetutës tashmë është bërë një normë e standartizuar nga ana e Qeverisë, ku në emër të “reformës” Kryeministri e beniaminët e tij e kanë katandisur të drejtën kushtetuese në një statutë të rëndomtë të partisë shtet në fuqi.
Sikur të mos mjaftonte kapja e parlamentit e kthimi i tij në një byro politike të Rilindjes, zaptimi i bashkive me anë të votimeve moniste, antiligjore e antidemokratike të 30 qershorit, kapja e përdorimi i KQZ-së si një mekanizëm antiligjor i rëndomtë partiak për të përmbushur vullnetin autokratik të

Kryeministrit e të pushtetarëve të tij, emërimi në kundërshtim të plotë të normave kushtetuese i kreut të prokurorisë së përgjithshme, shpërberja e neutralizimi i qëllimshëm i Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë, Qeveria ka kaluar në sulm frontal për të kapur në mënyrë antikushtetuese institucionin e Presidentit të Republikës.

Shqipëria tashmë drejtohet nga një Qeveri skandalesh, e cila pavarësisht se akuzon institutione apo aktorë të ndryshëm se po aplikojnë KCK-në për interesa të tyre, është pikërisht kjo Qeveri që në vetvete pasyron një mishërim të gjallë të nocionit KCK, duke zaptuar prona nëpër qendra urbane, rajone turistike e zona bregdetare për t’i dhënë me PPP korruptive, duke abuzuar në mënyrë brutale me buxhetin e shtetit, duke celur tendera fiktiv e korruptiv për ndërtim aksesh rrugorë, apo shkatërruar blloqe banimi të qytetarëve e trashëgimi kulturore per ricklimin e parave të gjeneruara nga aktivitete të jashtëligjshme si mund të jëtë trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike.

Dështimi i hapjes së negociatave me BE-në, pavarësisht deklaratave e propagandës qeveritare se fajin e ka Europa dhe jo Qeveria Rama, ishte një tjetër goditje për Kryeminstrin dhe Qeverinë e tij, e cila për të disatën herë ka dëshmuar paaftësinë si pasojë e keqqeverisjes e skandaleve që kanë karakaterizuar atë për të celur negociatat e për të përmbushur aspiratën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e vlerave demokratike e standarteve ekonomike të Unionit Europian.

Numrit të madh të skandaleve të kësaj Qeverie, ju bashkëngjit kohët e fundit edhe kriminalizimi i kryetarëve të bashkive të zaptuara nga paligjshmëria e kriminalizimi. Njëri pas tjetrit, kryebashkiakët e Rilindjes po dorëhiqen apo arrestohen si pasojë e veprave penale të kryera prej tyre. Thua se klasës politike apo qytetarisë shqiptare i mungojnë njerëz të ndershëm e të aftë prandaj Rama përfshin njerëz me rekorde kriminale në pozicione të rëndësishme në administratë apo funsione politike. Por kjo nuk është rastësi. Kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e politikave e startegjive të qëllimshme të Rilindjes për të kapur e mbajtur me dhunë pushtetin me anë të të fortëve e njerëzve të inkriminuar, të cilët kanë dëshmuar të jenë një mekanizëm i aftë për të intimiduar, vjedhur, manipuluar e blerë vota. Dhe sigurisht Rilindja i shpërblen me mënyrën e saj.

Skandali i radhës i Ramës nuk mund të mos përfshinte gjeopolitikën dhe rajonin ballkanin në tërësi. Në mungesë të celjes së negociatave si pasojë e këtyre skandaleve të Qeverisë, Rama si zakonisht për të tërhequr vëmendjen nga dështimet e tij spektakolare e për t’i bërë “presion” BE-së, iu drejtua lindjes së afërt e të largët për të promovuar një union ballkanik me natyrë ekonomike, që më shumë pasqyron një Jugosllavi të vogël apo mini-shengen sllav sesa një marrëveshje ekonomike në favor të Shqipërisë e rajonit në përgjithësi.

Pavarësisht arsyeve që qëndrojnë pas kuintave të këtij projekti mini-shengen pa prezencën e Kosovës, Rama duke u bërë pjesë e këtij unioni dhe kritikuar klasën politike shqiptare, ka venë në pikëpyetje integritetin territorial e statusin politik të Kosovës duke i dhënë një goditje faktorizimit e konsolidimit të këtij shteti në sistemin ndërkombëtar. Për më tepër, për një Shqipëi vulnerabël ekonomikisht përballë një Serbie me një sistem ekonomik më të fuqishëm e të konsoliduar rajonal në krah të së cilës qëndron Rusia, benefitet kombëtare do të viheshin në pikëpyetje duke paraqitur rreziqe të panjohuara për ekonominë shqiptare.

Duke marrë në konsideratë edhe skandale të tjera të kësaj Qeverie, sic janë, kanabizimi total i vendit, kriminalizmi i parlamentit, përgjimet mbi vjedhjen/blerjen e votave nga gazeta Bild, shkatërrimi i sistemit ekonomik duke krijuar rendin oligarkik, rastet e Toyota Yaris, Xibrakës, ish-ministrave të brendshëm etj, është lehtësisht e konceptueshme se me kaq shumë skandale që Qeveria Rama ka prodhuar gjatë qeverisjes së saj të dështuar, edhe termi apo koncepti “skandal” në kontekstin e realitetit politik, ekonomik e social shqiptar tashmë duket se e ka humbur vlerën e tij gjuhësore dhe kuptimin e saj original.

Tashme Qeveria Rama mund të konsiderohet shumë mirë pjesë e rekordeve Guiness lidhur me gjenerimin e kaq shumë skandaleve brenda një hapësire të shkurtër kohore. Problemi qëndron se cfarë skandali tjetër mund të shkaktoj kjo Qeveri, sepse janë shteruar të gjitha, që shqiptarët t’i thonë mjaft më, duke i dhënë mundësi demokracisë së munguar deri tani të funksionojë normalisht qytetarëve të këtij vendi për t’u ofruar mundësinë për zgjedhje të lira e të ndershme që do t’u kthente shpresën e dinjitetin e munguar, si dhe vendit t’i rikthente të ardhmen e marre peng.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com