InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

The Momentum – për Lulzim Bashën

12 Nëntor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Basha: PD të bëhet gati për dy palë zgjedhje

Erl KODRA

E kam mbështetur Partinë Demokratike si të vetmen shpresë reale politike që mundet t’i bëjë ballë Shtetit të Mafias. Aksioni i saj politik, pavarësisht pritshmërive të mëdha, ka qenë konsistent dhe i qëndrueshëm. PD është përpjekur të bëjë të pamundurën brenda limiteve të legjitimitetit, domethënë, brenda caqeve morale dhe ligjore, duke sakrifikuar edhe mandatet parlamentare, në funksion të ndërgjegjësimit të faktorit ndërkombëtar. Por ndërkombëtarët, me gjasë vazhdojnë të përdorin standarte të çuditshme në intepretimin e koncepteve demokratike, ku për ne shqiptarët e opozitës mjafton e drejta për të marrë frymë. Gjithçka tjetër është në zotërim të Edi Ramës, që sipas ndërkombëtarve, ai ka gjithmonë të drejtë.

Dje kam shkruar se “nëse Shqipëria duhet të destabilizohet për diçka, kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësisht brenda Nëntorit, duke kulmuar në Dhjetor para Samitit të Durrësit, në mënyrë që vendi të shpëtohet nga çmenduria fatale e Edi Ramës. “Destabilizimi” i Shqipërisë duhet të ndodhë edhe për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, përndryshe, Kosova do të rrezikojë seriozisht shtetësinë dhe territorin e saj, ndërsa Shqipëria do të kthehet në një shtet të falimentuar, të paaftë të përmbushë detyrimet kontraktuale, që nuk mund të paguaj paga dhe pensione, rrjedhimisht një gërmadhë financiare dhe katastrofë ekonomike”.

Edi Rama vazhdon të sfidojë opozitën, rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve, përfshirë edhe sigurinë për jetën. Cinizmi i tij i pashoq na do të gjithëve të nënshtruar, duke u zvarritur rrugëve për një copë bukë. Edi Rama po shkelë çdo princip të humanizmit dhe të demokracisë. Përfundimisht, rrëzimi i Edi Ramës duhet të bëhet mision për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Edi Rama tashmë nuk është thjeshtë një çeshtje e qeverisjes së keqe, por ai është kthyer në çeshtje për sigurinë kombëtare dhe ekzistencës.

Unë uroj që Lulzim Basha ka një plan para kësaj situate të jashtëzakonshme. Shqiptarët i kanë sytë tek Opozita Shqiptare, si i vetmi institucion i ligjshëm ku mundesh të ëndërrosh akoma se vendi yt nuk do të mbetet përfundimisht nën instinktet kanibaleske të një njeriu të dalë feje.

Në këto momente që po shkruaj këto rradhë, Lulzim Basha gjendet në një takim me ambasadorët e huaj në Selinë e Partisë Demokratike. Shumicën e herëve po këta ambasadorë e kanë sulmuar nominalisht Lulzim Bashën për aksionet e tij në mbrojtje të qytetarëve. Po ashtu, në të njëjtën kohë, po këta ambasadorë i kanë dhënë mbështetje pa kushte Edi Ramës, duke shkelur hapur çdo parim të demokracisë. Si rezultat, Edi Rama ka rritur zullumin mbi shqiptarët, ka thyer çdo besim, ka kapërcyer çdo limit të moralit politik. Kështu, Edi Rama është kthyer në armikun më të madh të shqiptarëve, duke e identifikuar veten me një qenie të pabesë dhe perverse, që çka nuk i pjellë mendja. Ligësia pushtetit të tij po telkalon mizoritë e një ushtrie pushtuese. Në këto rrethana, urrejtja për Edi Ramën është kthyer në vullkan, që rrezikon të përkthehet në kaos total.

Dje kam shkruar se “Lulzim Basha duhet të thërrasë trupën diplomatike të akredituar në Tiranë dhe t’u bëjë të qartë faktet. Anglia, Gjermania, Italia, Austria, SHBA-të duhet të lajmërohen qartazi se shqiptarët do ta rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës. Nuk mund të pranohet asnjë ditë më tej një Kryeministër që punon kundër interesave të shqiptarëve”.

Sonte ky takim u krye. Unë shpresoj se Lulzim Basha ua ka bërë të qartë ambasadorëve të perëndimit fjalinë e mësipëme. Pa ekuivok dhe padyshime. Përndryshe, le tua bëjë të ditur shqiptarëve se kaq është mundësia e tij, sepse ata, ambasadorët nuk e lejojnë, dhe se ai nuk mundet të përballojë presionin e tyre. Të paktën, njerëzia do t’ia mësyjë Europës, dhe brenda javës mund të boshatiset Shqipëria. Më shumë se gjysma i kanë gati valixhet.

Ajo çfarë po kërkojmë nga Lulzim Basha dhe Opozita Shqiptare është shpresa. Shpresa se pavarësisht dekleratave të ambasadorëve, ai nuk do të tërhiqet nga lufta për demokraci dhe shtet të së drejtës. Tek e fundit, Partia Demokratike nuk është partia e Lulzim Bashës, por është arma e vetme ligjore e shqiptarëve për të mbrojtur jetën, lirinë dhe demokracinë.

Çka mund të jetë Lulzim Basha pa Partinë Demokratike dhe pa shqiptarët?! A ka privilegj më madhështor se sa t’i shërbesh një kombi?

Në këtë kuptim, Lulzim Basha bën mirë ta kuptojë se kësaj rradhe gjendja është serioze, aq serioze, sa vetëm një çast mund ta ndajë nga ana e duhur e historisë. Ky moment është tani.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti

21 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami ngre alarmin për shpopullimin: “Shqipëria po tkurret, kjo krizë demografike nuk mund të injorohet”

20 Gusht, 2026

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com