Ermal XHELILAJ
Te krijosh nje mini-Shengen ballkanik, duke izoluar ekonomikisht e politikisht shtetin e Kosoves qe ndodhet ne qender te ketij realiteti gjeostrategjik, duke sulmuar e akuzuar klasen politike kosovare dhe shqiptare ne teresi, nuk demton vetem kapacitetet ekonomike e politike te vendeve tona, por ne radhe te pare i jep nje goditje te forte interesave kombetare si dhe faktorizimit te Kosoves si shtet sovran e i pavarur.
Nje Kryeminister si Rama nuk perfaqeson shqiptaret e Shqiperine por thjesht interesat e tij dhe te aleateve te tij “dashamires” ballkanik me te cilet ka themeluar mini-Jugosllavine. Kjo vjen natyrshem per nje Kryeminister qe rrenjet e tij dhe te familjes se tij politike tradicionalisht e kane origjinen nga lindja bolshevike e rilindja komunisto-diktatoriale.
Zoti Kryeminister, Shqiperia e ka vendin ne BE. Asnje “organizate” tjeter ballkanike apo afrikane nuk e zevendeson e aq me teper e pengon rrugetimin e Shqiperise drejt vlerave demokratike, shtetit te se drejtes, progresit ekonomik dhe te ardhmes te shqiptareve drejt BE-se dhe SHBA-se.