InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga, Albin Kurti: Fjalimi në marshin protestues, “Një Popull për Drejtësi”

5 Nëntor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Kur Albin Kurti deklaronte në Tiranë se si do arrihej bashkimi me Shqipërinë dhe pse nuk e njeh flamurin e Kosovës por atë kuq e zi

Tri vjet pa Astritin janë shumë. E, tri vjet pa drejtësi për Astritin janë tepër shumë.

Janë shumë, janë tepër shumë, për Xhemilen e për Avniun, për Artën e për Arsën, për Albanën, për Lumin e për Blinin. Janë shumë, janë tepër shumë, për juve, për neve, për ty, për mua, për secilin prej nesh, për të gjithë ne.

Shumë, tepër shumë.

Jemi tronditur të gjithë atë ditë kur e arrestuan Astritin me 29 gusht të vitit 2016. Jemi tronditur të gjithë kur e akuzonin pa aktakuzë, kur e mbanin në burg pa e marrë në pyetje, dhe, jemi tronditur shumë, jemi tronditur tepër shumë, kur na thanë se nuk do ta shohim më.

Astriti është emri i tragjedisë për studentin e mjekësisë dhe aktivistin e Lëvizjes. Porse Astriti edhe është emri i padrejtësisë për qytetarin e Republikës dhe njeriun e ndërgjegjshëm.

Në qelinë A3 të Burgut të Prizrenit, ku kam qenë edhe vetë para 12 vjetëve, e kanë mbytur një njeri të pafajshëm. Ekspertiza ligjore qysh atëherë ka konstatuar që për 11 lloj të drogave janë zhvilluar teste dhe në asnjërën prej tyre, ama bash në asnjëren prej tyre, Astriti nuk ka dalë pozitiv. 11 lloje të drogave, kurrfarë medikamenti, trup i shëndoshë, plotësisht, në aspektin psikik e fizik!

I pari që foli atëbotë nuk ishte drejtori i burgut, as Ministria e Drejtësisë, as zonja ministre, por ishte kryepolici i rajonit të Prizrenit, z.Nexhmi Krasniqi. Thua se Astriti na vdiq në rrugë ose në stacion policor. Dhe jo vetëm që foli, por edhe gënjeu, sepse foli për medikamente të paqena, për teprime në medikamente të paqena.

Nëse Astriti do të lihej në liri, ose me detyrim të paraqitej në Polici, atëherë do të mund të mos ngutej prokurori që ta merrte në pyetje. Mirëpo, të mbahet në paraburgim një qytetar i Republikës për 68 ditë pa u intervistuar asnjëherë, e të mos i ngutet fare prokurorit, atëherë kjo është së paku tendencë për izolim, e kurrsesi përpjekje për të vërtetën ose drejtësinë.

Kryepolici i rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, pati thënë i pari që Astriti ka vdekur nga doza e tepërt e medikamenteve. Kryeprokurori i Gjykatës Themelore në Prizren, z.Sylë Hoxha, konstatoi se Astriti është vetëvrarë ende pa u bërë e pa u kryer hetimet. Kjo tregon se edhe në Polici edhe në Prokurori nuk kemi pasur si synim të vërtetën e drejtësinë, por një qëllim tendencioz. Pra, ka ekzistuar një qëllim para drejtësisë.

Prej Nexhmi Krasniqit te Sylë Hoxha na kanë treguar se e kanë një qëllim tjetër tendencioz, që është prioritet ndaj së vërtetës faktike dhe drejtësisë ligjore. Ata neve na kanë treguar, jo ne atyre.

Raporti i autopsisë së Mjekësisë ligjore në Prishtinë tha se shkaku i vdekjes është asfiksia mekanike, pra bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti i fortë, një shishe e plastikës. Raporti i Mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës tash së fundmi, praktikisht e përjashtoi mundësinë e vetëvrasjes dhe solli shumë të gjetura shkencore.

Një hetim i ri nevojitet, i pavarur, profesional, jo vetëm për provat materiale por edhe për rrethanat faktike, jo vetëm për mbytjen e Astritit por edhe për procesin e kësaj padrejtësie trevjeçare.

Astriti u mbyt nga regjimi sepse nuk po e merrnin dot në pyetje, dhe, prokurori nuk e merrte në pyetje, sepse Lëvizjes sonë i jepej përgjigje policore për pyetjet që ne ngrisnim.

Të nderuar të pranishëm,
Të dashur qytetarë,

Drejtësia i nxjerrë jashtë shoqërisë kriminelët dhe i futë brenda në burg. Mirëpo në Kosovë, drejtësia dhe sistemi, prej burgut te gjyqësia, prej qeveritarëve te prokuroria është bërë vet ajo vend i krimit në rastin më të rëndë, pikërisht me mbytjen e Astrit Deharit.

Mbi Astrit Deharin është kryer krimi prej ditës që është arrestuar e deri atëherë kur e humbi jetën. Të gjithë e mbajmë në mend mirë se si policia mbante përditë konferenca, kinse spektakulare, për medie, dhe, zyrtarët e saj të lartë merrnin pjesë në emisione televizive për të fajësuar Astritin me shokë. Kjo është e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, shoku i tij i dhomës i cili e gjeti i pari Astritin, me datën 4 prill të vitit pasues 2017, gjendet i vdekur në qelinë D7 të burgut të Lipjanit. Ai është ankuar për dhembje lukthi, ka humbur shumë në peshë, por në fund ka vdekur nga pëlcitja e aortës. Rrethanat e vdekjes së Naser Makollit, të njeriut i cili tha që ia ka dhënë i pari ndihmën e parë, por më pas dha edhe deklarata kontradiktore se është frikësuar nga marrja në pyetje e policisë, është pjesë e këtij hetimi të pavarur e profesional që e kërkojmë ne sot e do ta kërkojmë përditë derisa drejtësia të vihet në vend.

Me datë 20 dhjetor 2016 kishim vendimin e Kuvendit të Republikës për hetime ndërkombëtare, mirëpo menjëherë pas kësaj rezolute të miratuar në organin më të lartë legjislativ të shtetit tonë, pasoi letra e ish ministres së drejtësisë, dërguar kryeprokurorit të shtetit, përmes së cilës ajo kërkonte të kryhen hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, merreni me mend, ndaj avokatit Tomë Gashi, ndaj ekspertit të mjekësisë ligjore Besim Ymaj dhe ndaj patologut Besim Latifaj, të cilët kanë marrë pjesë në obduksionin e aktivistit tonë, Astrit Dehari, të mbytur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pa aktakuzë e i pafajshëm, këtu e tre vjet më parë. Në vend se të bëhen hetime të pavarura, të paanshme, profesionale e ndërkombëtare, kishim një ministre e cila inicoi përndjekjen e atyre që dëshironin të mësonin të vërtetën dhe ta zbardhnin atë.

Princi Vilhelm i Oranit në dramën “Egmonti” të Gëtes, me një rast thotë: “Vendimi u paraprin hetimeve kurse ndëshkimi i paraprin gjykimit”. Po pra, te Astriti, vendimi u parapriu hetimeve kurse ndëshkimi i parapriu gjykimit.

Tre vjet pa Astritin janë shumë. Tre vjet pa drejtësinë për Astritin janë tepër shumë.

Shumë. Tepër shumë.

Nganjëherë kemi më shumë krenari sesa mallëngjim, e nganjëherë kemi më shumë mallëngjim sesa krenari, e shpeshherë kemi më shumë zemërim edhe sesa krenari edhe sesa mallëngjim. Prandaj për nënën Xhemile nga Presheva, për babain Avni nga Kumanova, për gruan Artën e vajzën Arsën nga Prishtina, për motrën Albanën nga Zvicra, për të gjithë juve, për secilin prej nesh, për Astritin që nuk e kemi më e që na ka neve, kemi nevojë për drejtësi që të na çlirojë nga zemërimi.

Astrit Dehari sot është më shumë se njeri. Është më shumë se aktivist. Është më shumë se student. Është më shumë se qytetar. Është simbol i betejës sonë të parreshtur për drejtësi.

Sigurisht se këtë betejë do ta fitojmë, jo vetëm për Astritin, por për të gjithë qytetarët e Republikës, jo vetëm për këtë brez, por edhe për gjeneratat e ardhshme.

Unë jam Astriti. Ne jemi Astrita. Astriti është ylli ynë që nuk shuhet kurrë.

Ju falemnderit!

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026

27 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com