InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Tymi i zi i bllokimit të negociatave

28 Tetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Red VARAKU

8 Qershori ishte dita kur në Shqipëri ndodhi dhe kthesa e madhe e qëndrimit të faktorit perëndimor në Shqipëri në lidhje me krizën shqiptare. Ndërkohë në 5 Qershor ishin publikuar për herë të parë ,gjashtë biseda të përgjuara të dosjes 339 , në gazetën gjermane ‘Bild’. Bisedat u publikuan nga ‘Bild’, në datën 5 Qershor, vetëm një ditë pasi në Gjermani kishte mbërritur Lulzim Basha, i cili gjatë gjithë asaj dite vijonte takimet e rëndësishme në Berlin.

Pas 8 Qershorit, ditës kur Presidenti Meta vendosi të anullonte datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit,jo vetëm që nuk ka asnjë qëndrim pro qeverisë nga faktori Perëndimor, por të gjitha qëndrimet kanë qenë kundër saj dhe në mbështetje të hapur të propozimeve të Opozitës.

Menjëherë pas deklaratës së Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, vjen deklarata e z. Wahdepul , e cila theksonte faktin se pas vendimit të Presidentit, vendi ndodhej në një situatë të re politike dhe vendimi për zgjedhjet duhet të orientohej sipas vendimit të Presidentit.

Por, z. Rama do të refuzonte partnerët ndërkombëtarë, dhe do të vendoste ta shtynte vendin drejt paligjshmërisë, kaosit dhe viktimave të sigurta në 30 Qershor, me qëllim spostimin e vëmendjes nga skandalet dhe përgjimet.

Spekulimet me deklaratën e z. Palmer duke e paraqitur atë si mbështetje amerikane për qeverinë , janë jo vetëm naive, por reflektojnë dashakeqësi në interpretimin e marrëdhënieve ShBA -Shqipëri si mbështetje për qeverinë, ndërkohë që dihet që SHBA-të mbështesin vetëm popullin shqiptar. Kjo e thënë qartazi edhe në deklaratën e z. Palmer.

Në rastin konkret deklarata e z. Palmer shmangu gjakderdhjen e pregatitur nga z. Rama në 30 Qershor. Pra, deklarata e z. Palmer, shmangu përplasjen civile, duke ia lënë vendimin për ligjshmërinë e 30 Qershorit Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet harruar fakti që menjëherë pas deklaratës së z. Palmer ,në 29 Qershor kemi emërimin e ambasadores amerikane , që dëshmon angazhimin urgjent amerikan për zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhej vendi. Po ashtu kemi edhe refuzimin për të marrë pjesë në votimet farzë të 30 Qershorit të vëzhgueve të KiE.

Fill pas 30 Qershorit fillon edhe ofensiva perëndimore për zhbërjen e regjimit të Ramës. Deklarata paraprake e OSBE/ ODHIR, e cila drejtohej nga Znj.Glover, e cila nuk mund të konsiderohet kurrsesi një mike e PD, i konsideronte zgjedhjet e 30 Qershorit të zhvilluara në pasiguri juridike dhe që injoronin vullnetin dhe interesin e zgjedhësve, pra sipas OSBE/ ODHIR ato ishin në thelb të paligjshme. Pastaj kemi deklaratën e z. Palmer , e cila sulmonte drejtëpërdrejtë numrin dy të Partisë Socialiste,financierin e PS , z. Dako, një deklaratë që në thelb pranonte problematikën e ngritur nga Opozita, dhe sugjeronte edhe formulën e zgjidhjes nëpërmjet ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe reformës zgjedhore.

Më pas kemi raportin zyrtar të OSBE/ODHIR që i rrëzoi përfundimisht zgjedhjet duke i bërë edhe një skaner shtetit të kriminalizuar deri në kockë. Pas raportit zyrtar kemi emërimin e z. Palmer si i dërguar special i Washington-it në Ballkan dhe z. Grennel si përfaqësues amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Pastaj kemi raportin përfundimtar të Venecias , i cili ia njohu të drejtën Presidentit për vendimin e anulimit të 30 Qershorit, që do të thotë se vendimi ishte brenda kornizës kushtetuese . Pastaj vijnë kushtet e rënda Bundestagut, për të cilat Rama hapi me dinakëri shampanjën, por që nuk ishin tjetër vetëm se një zgjidhje politike e krizës.

Ndërkohë, në Shqipëri mbërriti edhe eksperti amerikan Jorgan K. Andrews, i specializuar në demontimin e narkoshteteve dhe në shkatërrimin e karteleve të drogës, i cili ka shërbyer në Kolumbi dhe Meksikë. Prania e tij është një garanci e fortë se reforma në drejtësi do t’i hiqet nga thonjtë e pisët kryeministrit dhe i dha menjëherë efektet duke rrëzuar individë që konsideroheshin si të Ramës.

Gjithashtu paralajmërimi i ambasadës amerikane për persona të tjerë, që priten të shpallen non-grata , tregon se Washingtoni dhe Brukseli janë në koordinim të plotë në operacionin e zhbërjes së regjimit të Ramës.

Por, ajo që i vuri kapak shpresave të regjimit, ishte bllokimi i integrimit nga BE, nëpërmjet vetòs së Francës dhe disa vendeve të tjera. Një mesazh i qartë që kjo qeveri nuk ka se çfarë të japë më dhe duhet të largohet, sepse nëse politika e kushtezimit eshte instrumenti kryesor nepermjet te cilit BE tenton të thellojë reformat demokratike ne vendet e Ballkanit Perëndimor, politika e bllokimit është instrumenti kryesor që përdoret për të rrëzuar një qeveri të korruptuar. Bllokimi i integrimit është forma më e ashpër e presionit të BE-së për një qeveri. Pas kësaj forme presioni mbeten vetëm sanksionet dhe ndërhyrja ushtarake si mjet ndryshimi.

E parë në këtë kontekst, qëndrimet e Washingtonit, Berlinit, Parisit dhe Amsterdamit mund të konsiderohen pa mëdyshje si një sinjal i tymit të zi, që po del në Perëndim për Ramën dhe qeverinë e tij. Dhe duke ditur rolin e rëndësishëm që ka luajtur Perëndimi në ndërrimin e pushtetit në Shqipëri në vitet 1992, 1997, 2005 dhe 2013, pyetja që të vjen në mendje është nëse ky tym i zi a po lajmëron një ndërrim të pushtetit menjëherë pas reformës zgjedhore?

Por, përgjigjja për këtë pyetje është e qartë : Rama nuk ka asnjë zgjedhje tjetër përveç tërheqjes dhe zbatimit të nëntë kushteve. Zbatimi i nëntë kushteve do të thotë as më shumë e as më pak vetëm se zgjedhje të parakohshme. Ai e di që kjo është e vetmja rrugë, siç edhe e ka të qartë që përplasja me Perëndimin dhe Europën ka qenë gjithmonë fatale për çdo kryeministër shqiptar që e ka provuar.

Vetëm urojmë që artisti të tërhiqet në kohë, pa e çuar vendin në prag të greminës…Nëse kjo do të ndodhë kjo do të ishte gjëma më e madhe për vendin , pas gjëmës së vitit të mbrapshtë 1997.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com