InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Hajdarmataj, prokurori që kthen Besimin te drejtësia

14 Tetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Hajdarmataj, prokurori që kthen Besimin te drejtësia

Pranvera VATOCI

Në kohën kur në tryezën politike shkruhej ligji i Vetting-ut, pak kush besonte se një prokuror do të firmoste një urdhër arresti për një ministër, jo ministër dosido, por ministrin më të fuqishëm të qeverisë.

Prokurorë e gjykatës me emër në këtë vend kishin bërë gjithçka që të mos e merrnin në kurriz atë barrë. Por megjithëse kundër rrymës, Besim Hajdarmataj, krejt vetëm kundër një pushteti të tërë, mori lapsin dhe firmosi atë letër që për shqiptarët nuk mendoj as në ëndrrat më optimiste që të ndodhte.

Kryeprokurori i krimeve të rënda, Besim Hajdarmataj, firmosi arrestimin e Tahirit, një ndër njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri. Megjithëse e gjithë qeveria ishte ngritur në këmbë për të mbrojtur “kampionin” e Rilindjes, prokurori Hajdarmataj bëri atë që pak kush e kishte menduar. Një zyrtar kaq i lartë i qeverisë, me pranga në duar.

Për institucionet ndërkombëtare, ky ishte një shembull i mirë se si duhet të ishte drejtësia në Shqipëri. Madje ambasadorë të rëndësishëm në Tiranë, dolën hapur në mbështetje të prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke i dhënë të drejtë firmës së Hajdarmatajt.

Por, siç ndodh rëndom në këtë vend, për Besim Hajdamatajn krejt nga sa parashikohej, kishte filluar përballja më e egër me politikën.

Politika nuk ia fali dot arrestimin e Tahirit, jo se i dhimbsej ish-ministri, por sepse ai kishte lëshuar sinjalin e parë se për politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar në këtë vend, nuk do të ishte më si më parë. Vetë prokurori i momentit e kishte kuptuar se për të nuk po hapej rruga e ngritjes, por honi i madh i humnerës ku do bënte çmos pushteti që ta hidhte.

E në fakt nuk vonoi shumë dhe shigjetat e helmatisura të politikës filluan të shënjestronin prokurorin e vetëm që guxoi të zbatonte ligjin (bashkë me dy kolegët e tij).

Si fillim largimi nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, më pas transferimi i paligjshëm në Pogradec për të hetuar peshqit e vegjël të liqenit. Atë të madhin që kërkonte me ngulm ambasada e SHBA ia kishin hequr nga grepi dhe e kishin hedhur prapë në det.

Periudha e purgatorit e mënjanoi Hajdamatajn nga rruga e garantuar e suksesit që kishte shtruar me punën e tij për drejtësinë e re. Por me bindjen e të drejtës së tij, ai e rivendosi nderin e tij të marrë peng nga politika dhe sot është padyshim një nga kandidatët më të mirë për SPAK.

Ai sot u përball sërish me pushtetin. U përball me Vettingun që sot mbetet arma e pushtetit që synon të ndërtojë drejtësinë e vet, jo drejtësinë e re siç ëndërruam dy vjet me parë.

Besim Hajdamataj doli krenar para komisionerëve të Vettingut pasi mbi supet e tij nuk rëndonte asgjë veç ligji. Asgjë tjetër. Besim Hajdarmataj rezultoi i pastër në të gjithë komponentët e verifikimit, gjë që e bën të sigurtë kualifikimin e tij si kandidat për SPAK.

Mos kalimi i vettingut prej tij do të ishte një surprizë e madhe. Një provë se ky proces nuk është ai që prodhon drejtësinë e re. Nëse Besim Hajdamataj nuk e lëshon atë sallë me vettingun në xhep ka vetëm një arsye: hakmarrje politike ose krahinore, duke qënë prokuror që në CV-në e tij shkruhet vendilindja: veri.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com