InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mosha nuk është turp!

19 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Mosha nuk është turp!

Elona CASLLI

Më ka qëlluar shpesh, të gjendem mes bisedash, ku diskutohet roli i të rinjve në shoqërinë shqiptare. Të dendura kanë qenë herët kur kam dëgjuar të përsëritet pohimi – Të rinjtë duhet ta marrin në dorë drejtimin e vendit. E kam dëgjuar këtë pohim dhe mbetem kundërshtare e flaktë e këtij të fundit.

Ndoshta e kam gabim, ndoshta kam të drejtë, por tek e fundit ky është këndvështrimi im. Në të përditshmen tonë, kur na prishet frigoriferi, lavatriçja, apo një pajisje tjetër shtëpiake, marrim dikë në telefon dhe i bëjmë këtë pyetje: “ A njeh ndonjë usta të mirë?”. Dhe me usta të mirë, nënkuptojmë disa lavatriçe të rregullura, disa frigoriferë të rregulluar dhe kur bashkëbiseduesi na pohon se frigoriferi apo lavatriçja funksionon më së miri, pas ndërhyrjes së ustait që ai na rekomandon, bindemi menjëherë dhe e përzgjedhim si shpëtimtarin e frigoriferit apo lavatriçes sonë.

Pra, në shërbimet e jetës së përditshme kërkojmë një “ Curriculum Vitae “ të individit nga i cili presim një shërbim. Në rastin e dentistit kërkojmë dhëmbët e rregulluara, në rastin e kirurgut kërkojmë ndërhyrjet e kryera me sukses, në rastin e avokatit çështjet e fituara e kështu me radhë. Po në rastin e e vendimmarrjes çfarë kërkojmë? Në rastin e individëve që hipotetikisht do të marrin në duar fatet e kombit, e përjashtojmë “ Curriculum Vitae”. Na mjafton vetëm fakti që janë të rinj.

Ç’mund t’i dëshmojë botës një i ri, përveç rinisë së tij?! A mund të marrë vendimet e duhura për një shoqëri, një individ që ende nuk e ka njohur atë?! Cili është ky argument që përligj këtë besim të verbër tek Rinia?! Në bisedat që kam bërë me individë me identitet të plotë profesional (paraprakisht biem dakord që ky identitet i plotë, formësohet të paktën pasi ke jetuar mbi tokë për gjysmë shekulli), kam dëgjuar shpesh që ata përmendin emrat e Profesorëve të tyre.

Pra, rezulton se një specialist i mirë, është rezultat edhe i përvojës së një specialisti tjetër të mirë. Dhe në këtë mes , hyn ai element që quhet “ përvojë”. Dhe përvoja mund të vijë veçse me kalimin e viteve, pasi sikundër shprehet me të drejtë Pirandello “ Jeta nuk shpjegohet, por jetohet”. Në gjithë larminë e librave të botuar, nëse do të mund ta shpjegonim jetën, ndër manualet e shumtë për lavatriçe apo frigorifer, do të kishim nxjerrë në dritë edhe “ Manualin e Jetës” dhe udhëzimet përkatëse për çdo fazë të saj.

Do të ishin mbyllur burgjet, do të ishte zhdukur droga dhe krimi dhe fjalët “avokat” dhe “ gjyqtar” do të ekzistonin vetëm në fjalor, pasi shoqëria nuk do të kishte më nevojë për këto profesione, sepse nuk do të kishte as të pandehur dhe as viktima. Avokati nuk do kishte më njerëz për të mbrojtur, sikundër edhe gjyqtari nuk do kishte më njerëz për të gjykuar.

Sipas mendimit tim, për të cilin jam krejt e ndërgjegjshme se është i kufizuar në hapësirën e formimit tim, mendoj se vendimet kombëtare duhet të lihen në duart e individëve që i kanë dëshmuar jetës diçka. Por që t’i kesh dëshmuar jetës diçka duhet fillimisht ta kesh jetuar atë. I mbetem besimit se “ Pushteti dhe Pasuria “ e parakohshme për një individ, kthehen në mallkim për vetë individin dhe për të gjithë shoqërinë që ai përfaqëson.

Post Scriptum- Çdo herë që gjendeni përballë të rinjve që duan pushtet, hidheni një mendim tek Ustai i frigoriferit.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com