Jo shumë shumë kohë më parë, kishte 2 Gjermani:ajo e lindjes së perëndimit, të ndara nga Muri gati i padepërtueshëm i Berlinit. Ai mur famëkeq, ndau fqinjët e të njëjtës rrugë, ndau mijëra familje, frymëzoi tentativa të guximshme arratisjeje, dhe shkaktoi tragjedi pas tragjedie. Shumë njerëz nuk prisnin të shihnin fundin e asaj tiranie në jetën e tyre.
Kjo bëri që rënia e Murit të Berlinit 30 vite më parë, të ishte nga ngjarjet më të mrekullueshme pozitive në historinë gjermane të kohëve të fundit. Po pse u ndërtua ai mur, si u ruajt për 28 vite, dhe si u shemb? Ja disa nga detajet që mund të mos i keni ditur, apo harruar me kalimin e kohës:
Ndërtimi i Murit të Berlinit, nisi në 13 gusht 1961, dhe përfundoi pas 1 viti, më 24 gusht 1962. Ai u ndërtua nga Gjermania Lindore komuniste, dhe e ndau në dy pjesë:në pjesën perëndimore të kontrolluar nga fuqitë perëndimore, dhe pjesën lindore nga Bashkimi Sovjetik. Muri u ndërtua, pasi banorët e lindjes po emigronin masivisht drejt Gjermanisë Perëndimore.
Më 15 qershor 1961, kreu i Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, Valter Ulbriht, deklaroi në një konferencë për mediat:”Askush nuk synon të ngrejë ndonjë mur!”. Por pak ditë më vonë ai urdhëroi një mbyllje sistematike të kufirit, deri në fillimin e ndërtimit të murit.
Muri i Berlinit, ishte një simbol i ndarjes së kombit gjerman për 28 vjet. Ai nuk ishte thjesht një mur por një vepër mizore, që përmbante edhe të ashtuquajturit “Brez të Vdekjes”, zona në të dyja anët e murit.
Gjatësia totale e murit përreth Berlinit Perëndimor ishte 156.4 kilometra. Nga këto 43.7 kilometra, ishte vija kufitare që ndante lindjen dhe perëndimit e qytetit.
Muri i Berlinit, ishte pjesë e një kufiri shumë më të madh. Kufiri i brendshëm gjerman, ishte në fakt 1400 kilometra i gjatë.
Muri i Berlinit ndërpreu në mes 12 linja metroje, hekurudhore, dhe 193 sgemente rrugore.
Secila nga pjesët prej betoni të Murit të Berlinit ishte 3.6 metra e lartë, dhe peshonte 2.75 ton.
Përgjatë murit u vendosën 186 kulla vrojtimi. Ai ruhej nga 11.500 ushtarë gjermano-lindorë, të cilët përdornin 484 qen kufiri.
5075 gjermanë nga Berlini Lindor, u arrastisën me sukses drejt pjesës perëndimore, duke e kapërcyer murin apo çarë atë.
Rreth 100.000 gjermanë të tjerë, u arratisën nga pjesa tjetër e Gjermanisë Lindore.
Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore), bleu shumë të burgosur politikë të burgosur nga burgjet e Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore).
574 ushtarë të Gjermanisë Lindore, që kishin për detyrë të ruanin murin, dezertuan vetë drejt Berlinit Perëndimor.
Rojet kufitare qëlluan me armë 1709 herë gjithësej, gjatë përpjekjeve për arratisje. Ata vranë më shumë se 100 persona dhe plagosën 200 të tjerë.
Gjatë 28 viteve të ekzistencës së murit, në seksione të veçanta pati 37 tentativa për ta rrëzuar atë me dinamit.
Viktima e parë ishte Ida Sikman. Më 22 gusht 1961, 9 ditë pas fillimit të ndërtimit të murit, ajo u përpoq të hidhej nga banesa e saj në Bernauer Strase për të kaluar në Berlinin Perëndimor, por u rrëzua keqazi, dhe vdiq për shkak të plagëve të marra.
Viktima e fundit ishte Vinfried Fraudenberg. Inxhinieri elektrik, vdiq ndërsa po përpiqej të arratisej më 8 Mars 1989, përmes një balone me ajër të nxehtë. Pak pasi kishte kapërcyer me sukses murin, balona u rrëzua dhunshëm përtokë në Berlinin Perëndimor. Fraudenberg u plagos për vdekje.
Më 3 Prill 1989, autoritetet komuniste anuluan urdhrin për pushkatimin e atyre që tentonin të arratiseshin.
Rënia e Murit të Berlinit ndodhi më 9 nëntor 1989. Më 22 dhjetor 1989, trupat kufitare hapën zyrtarisht vendkalimin kufitar në Portën e Brandenburgut.