InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Vjen Ngjela ikën Majko/ Nikollë Lesi zbulon qeverinë e re të Edi Ramës! Emrat

15 Korrik, 2019
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
Vjen Ngjela ikën Majko/ Nikollë Lesi zbulon qeverinë e re të Edi Ramës! Emrat

Spartak Ngjela piketohet për ministër drejtësie, Pandeli Majko largohet nga qeveria në rrugë pa kthim, ndërsa disa ministra ndërrojnë karriket me njeri tjetrin. Në pikëpyetje mbetet nëse ikën Rama dhe a do të jetë Erjon Braçe kryeministri për zgjedhjet e parakohshme.

Burime të besueshme tregojnë se kryeministri po pikëton ndryshimet e reja në qeveri, të cilat do ti paraqesë në seancën e parë të sesionit të ri në shtator të këtij viti.

Me sa duket kryeministri po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, si një mënyrë për të ulur tensionin politik, ndaj disa figura ministrore do t’i kalojë në selinë rozë për ti patur në fushatën e pritshme për në tetor ose në mars-prill të vitit të ardhshëm.

Burimet thonë se ikën ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila zëvëndësohet nga Spartak Ngjela. Kalimi i avokat Ngjelës në postin e ministrit të drejtësisë vjen si pasojë e luftës politike e cila do të jetë shumë e ashpër sapo të fillojë vjeshta. Spartak Ngjela duke qenë hapur ndaj Metës, Bashës dhe Berishës do jetë krahu i djathtë i kryeministrit në su lmet ndaj tyre. Ndaj roli i tij do jetë në su lmet politike dhe në media, pasi ministrat dhe ish-ministrat e tjerë kanë dështuar në duelet politike. Për të bërë punën në ministrinë e drejtësisë, kryeministri ka menduar ta dublojë Spartak Ngjelen me dy zv/ministra, ndërkohë që Ngjela do jetë në detyrën që bën më mirë, te su lmet politike.

Po kështu ikën Pandeli Majko. Qëndrimet e tij publike dhe disa qëndrime me spirale karrieriste kur donte ti zinte vendin kryeministrit, e kanë bërë dyshues në mendjen e Edi Ramës. Ai shkon drejt vënitjes, pasi në zgjedhjet e radhës nuk do ta kandidojë, sikurse ka ndërmend për Ditmir Bushatin dhe Fatmir Xhafën, pavarësisht se të tre janë ikona të PS-së. Rama e ka të qartë në kokën e tij se kush duhet palosur nga selia e PS-së për çdo rast rr eziku që mund ti vijë karrikës së tij politike. Përherë Pandeli Majko mbetet rre zik serioz për të, sepse ka dhënë prova dy herë si ish-kryeministër sa herë kishte kr iza të forta politike. Dhe prapë Majko rri me çelësa në dorë për ta marrë për të tretën herë zyrën e qeverisë, aq me tepër që opozita e pranon si kryeministër që nuk prek zgjedhjet.

Blendi Klosi rrezikon seriozisht këtë herë, sidomos pas kritikës së Ramës se është parë me Fahri Balliun, botuesin e gazetës 55, duke pirë kafe. Nuk ka asnjë logjikë kjo, por kështu kanë shkuar punët në PS. Me sa duket i është pr erë bileta për të ikur. Dhe në grupin parlamentar po fërkojnë duart për ti zënë karriken e ministrit. Ndërsa Sandër LLeshi ndërron vendin me Olta Xhaçkën. Kjo me sa kuptohet vjen për të larguar imazhin negativ të ministrit të bre ndshëm në raport me përdorimin e gazit masiv ndaj opozitës. Olta Xhaçka mbetet një figurë më emblamatike dhe e pa akuzuar. Aq me tepër një femër në krye të ministrisë së brendshme i jep me civilizim kësaj ministrie të kthyer në një fabrikë gazi he lmues. Ogerta Manastirliu nuk lëviz, pasi ka kryer reforma shendetsore korrekte, sipas mazhorancës.

Në vend të Pandeli Majkos kryeministri ka menduar të sjellë një tjetër kosovar në krye të ministrisë së Diasporës. Flitet për një intelektual të njohur kosovar, që edhe shkruan, por burimet thanë se mbetet në dilemë Edi Rama.

Mëqënëse vjeshta do jetë realisht e nxehtë prej opozitës e cila nuk ka më se ç’të humbas e ku pro testat do jenë ra dikale, mësohet se Edi Rama ka një plan rezervë. Mendohet se mund të jap dorëheqjen. Dhe do merret me PS-në në zgjedhjet e parakohshme si dhe për ti hequr opozitës një ar më të saj publike, ku ka deklaruar se nuk do të pranojë Ramën kryeministër në zgjedhje.

Burimet thanë se mund të caktojë Erjon Braçen si kryeministër zgjedhjesh ose një femër ministre, por se cilën është e vështirë të mësohet emrin tani për tani. Burime të tjera tregojnë se nga natyra Rama nuk beson askujt.

Ai e di se po i rreshqiti këmba, të nesërmen nuk i hapin telefonat ministrat më të afërt. Dihet rasti i Fatos Nanos ku sapo iku nga kryeministër nuk i hapte telefonin as një ish-ministër.

Megjithatë qeveria po ndryshon, ndërkohë opozita synon ta fshijë krejt qeverinë me Ramën. /Koha Jone

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com