Këto ditët e fundit po me pyesin shumë njerëz, se ku është Kryetari juaj?! Kryetari i Partisë Demokratike i Shqipërisë, Z.Lulzim Basha nuk është vetëm Kryetari i opozitës, por i të gjithë Shqipërisë, i të gjithë atyre që nuk kanë mundësine të shprehin vullnetin e tyre i të gjithëve atyre, që e duan #shqipërinëSiEuropa, i të gjithë atyre që ndihen të shtypur nga ky regjim autoritar, i të gjithe atyre që të vetmen shpresë shohin emigrimin, i të gjithë atyre që po i cënohen të drejtat dhe liritë themelore…
Ndaj, i them cdokujt mos pyesni më, pasi Lulzim Basha është këtu dhe ka marrë përsipër misionin e shpëtimit të vendit nga një bandë plackitësisht, të cilëve u intereson Shqipëria, vetëm për pasuritë e saj.
I them cdokujt, që Lulzim Basha, është vënë në krye të popullit, me të vetmin lajtmotiv, për ti dhënë shpresë dhe ardhmëri.










